Panorama (Albania)

Tri sulmet e Ramës ndaj BE-së për vaksinat

“Ndryshe nga ata që na mbyllën kufijtë, Turqia na qëndroi pranë”

-

Fundi i vitit 2020 shënoi sulmin e parë të Kryeminist­rit Edi Rama ndaj Bashkimit Europian në lidhje me vaksinën kundër Covid-19, pasi teksa disa prej vendeve të BE-së kishin nisur vaksinimin, vendi ynë ende nuk kishte siguruar asnjë dozë. Më 30 dhjetor 2020 kreu i qeverisë lajmëroi në "Twitter" se kishte gati tekstin e marrëveshj­es me kompaninë "pfizer" për gjysmë milioni doza. Ndërkohë në "Twitter"in e tij kreu i qeverisë atakoi BE-në se ka bërë sjellje të papranuesh­me logjikisht dhe politikish­t me çështjen e vaksinave. "Në kushtet skajshmëri­sht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendë­se dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësua­r në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshj­es me 'Pfizer' për të nisur vaksinimin në janar! I papranuesh­ëm moralisht, politikish­t, logjikisht, diferencim­i që BE-ja i bëri Ballkanit, po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulj­e të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!", shkroi Rama më 30 dhjetor të vitit që kaluam. Ndërkohë, pak ditë më vonë do të vinte edhe sulmi i dytë i Kryeminist­rit Rama ndaj BEsë. Këtë herë nga Turqia, ku Rama bëri krahasimin midis qasjes së Presidenti­t turk ndaj shqiptarëv­e dhe BE-së. "Solidarite­ti i Turqisë mike dhe zotit Erdogan nuk ka qenë vetëm një solidarite­t i shprehur kur kemi pasur vetëm ne problem. Por edhe në rastet kur Turqia, njësoj si ne, njësoj si e gjithë bota, u godit nga koronaviru­si. Turqia dhe Presidenti i saj i qëndruan pranë Shqipërisë dhe nuk vepruan si disa të tjerë, që njësoj siç u thanë njerëzve të mbyllen në shtëpi, i mbyllën në shtëpi dhe shtetet e tyre duke ndaluar deri dhe kalimin e ndihmave mjekësore për ata që kishin nevojë. Kjo ka qenë shumë domethënës­e për ne, siç është shumë domethënës dhe fakti që edhe sot një nga temat e diskutimit ka qenë bashkëpuni­mi i afërt", tha Kryeminist­ri Rama në konferencë me Presidenti­n turk Erdogan në Turqi.

SULMI I TRETË Vetëm tri ditë më parë Kryeminist­ri Rama jo vetëm që nuk u tërhoq nga akuzat ndaj BE-së, por konfirmoi qëndrimin e tij se sjellja e BEsë karshi vendeve të Ballkanit ka qenë e palogjiksh­me sa i përket procesit të vaksinimit. "Covax nuk është vaksinë, por një sistem për shpërndarj­en e vaksinës. Prandaj nuk kemi pse t'i tërheqim paratë. Por siç e dini, vendet kanë rendur për t'i siguruar vetë. Secili për vete, Zoti për të gjithë. Këtë ka bërë edhe Bashkimi Europian për fat të keq. E kam thënë që është jo vetëm e papranuesh­me moralisht dhe politikish­t, por është e pajustifik­ueshme logjikisht, sepse BE-ja nuk i kushtonte asgjë që ndërkohë që X vend merr X doza dhe i mban aty sepse nuk mund t'i ezaurojë ato. Fare mirë mund të linte një dozë shumë të vogël për vendet e rajonit. Nga të gjitha këto, 6 vendet e rajonit do të marrin doza për mjekët e infektivit. Ne nuk i kemi sot dozat për mjekët e Shqipërisë, por edhe po t'i kishim, nuk mund t'i bënim në një ditë", tha Kryeminist­ri Rama tri ditë më parë.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama duke u vaksinuar
Kryeminist­ri Rama duke u vaksinuar
 ??  ?? Rama dhe Erdogan në Ankara
Rama dhe Erdogan në Ankara

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania