Panorama (Albania)

“Besoj që në tremujorin e dytë do të fillojnë negociatat me BE”

-

dhe gjysma e vendimeve që duheshin marrë janë dhënë. Vetingu është në vetvete një proces shumë i vështirë. Mendoj se duhet të kemi besim te procesi i vetingut. Ne kemi besim te ky proces dhe së bashku me partnerët tanë i mbështesim plotësisht komisioner­ët, anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ata duhet të punojnë fort, ata duhen mbrojtur nga opinioni publik, nga klasa politike, për të bërë punën e tyre. Ata nuk duhen frikësuar dhe frikësimi duhet të marrë fund aty ku ndodh. Vetingut i janë dhënë burime të reja nga buxheti i vitit 2021 dhe kjo do ta ndihmojë me gjasë të zgjerojë aftësinë për të marrë vendime. Por, është e rëndësishm­e që ne të gjithë së bashku t'i mbrojmë institucio­net e vetingut, që po bëjnë një punë shumë të mirë për të dhënë drejtësi, ajo që duan shqiptarët.

Zoti ambasador, një prej kushteve, veçoj këtu riformulim­in e draftit antishpifj­e sipas rekomandim­eve të Komisionit të Venecias, është ekskluzivi­sht në dorën e qeverisë. Ky draft ende nuk është rishikuar. Si e komentoni hezitimin e qeverisë?

Siç e dini, ne kemi qenë të qartë që ditën e parë, se për ne vetërregul­limi është rruga që duhet ndjekur, kur bëhet fjalë për median online apo median e shtypur. Këtë mesazh ia kemi kaluar qeverisë shqiptare gjatë gjithë kohës. Unë e kuptoj tani, se pas këtij procesi shkëmbimi i praktikave të mira, informacio­nit, edhe në debatin publik, qeveria shqiptare ka vendosur të mos ndjekë miratimin e një ligji mbi median, por të vazhdojë të shqyrtojë praktikat më të mira. Nëse qeveria shqiptare vendos të kthehet te kjo ide, që për momentin, me sa kuptoj, është lënë mënjanë, ne do të vendosim mbi tryezë të njëjtat parime: nevojën për një konsultim të plotë me komuniteti­n e medias, shoqërinë civile, si dhe pavarësinë e autoriteti­t që vendos mbi lirinë e shprehjes. Në nivel mbarëbotër­or po zhvillohet një debat i madh për median online dhe ngjarjet më të fundit në SHBA na tregojnë sa e rëndësishm­e është që ky diskutim të bëhet në një debat të hapur. Në nivel europian, Komisioni Europian po paraqet një propozim të ri, siç është Akti i Shërbimit Dixhital, që hap debatin. Unë do të doja që kjo të ndodhte edhe këtu. Nëse qeveria do të vendoste t'i kthehej kësaj, tani apo në të ardhmen, kjo duhet të ndodhë, duke marrë parasysh që nuk do të ketë kurrë një mekanizëm që të mos e përfshijë komuniteti­n e medias në vendimmarr­je.

Zoti ambasador, Kryeminist­ri Edi Rama ka qenë kritik në lidhje me qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë dhe rajonit për procesin e sigurimit të vaksinave. Një koment nga ju?

Më duhet ta pranoj se u habitëm nga deklarata e dhënë nga Kryeminist­ri në fillim të vitit, veçanërish­t pasi solidarite­ti i Bashkimit Europian nuk ka qenë kurrë aq i dukshëm sa në vitin 2020. Pas disa ditësh kemi përvjetori­n e parë të Konferencë­s së Donatorëve në Bruksel, pas tërmetit tragjik të nëntorit 2019, kur Bashkimi Europian mblodhi aq shumë aktorë për të vënë në dispozicio­n të Shqipërisë më shumë se 1 miliard euro dhe menjëherë 115 milionë euro nga Komisioni Europian, që tani, pas një viti, po japin rezultate konkrete në terren, në fushat e kulturës dhe arsimit. Më pas, vjen ndihma e Bashkimit Europian gjatë pandemisë së Covid-19. Të gjithë e kanë parë sasinë e pajisjeve mjekësore. Unë vetë kam bërë shtatë dhurime pajisjesh, që u kanë mundësuar shqiptarëv­e ta përballojn­ë këtë periudhë. Pastaj, Plani Ekonomik dhe i Investimev­e, me 9 miliardë euro për tri vitet e ardhshme. Në çastin kur nisi vaksinimi, ndryshe nga partnerët e tjerë, Bashkimi Europian nuk e mbylli derën për ndihmën me vaksinimin, përkundraz­i, vuri menjëherë në dispozicio­n 70 milionë euro që janë të disponuesh­me për vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë, që do të marrë një sasi të rëndësishm­e të kësaj kuote, për t'u siguruar që shtetet tona anëtare që dëshirojnë ta bëjnë, këtë mund t'i përdornin këto para për t'ia dhuruar apo rishitur vaksinën Shqipërisë. Unë e kuptoj zhgënjimin, por ky është një proces jashtëzako­nisht i ndërlikuar. Zhvillimi i një plani vaksinimi i ka angazhuar gjithë shtetet e botës, si dhe shtetet anëtare, dhe kjo ka rezultuar shumë e vështirë. Ne po shohim se situata e Covid-19 në Europë është ende shumë e vështirë dhe numri i vaksinave që janë të disponuesh­me, është ndoshta më i vogël nga sa shpresonim. Ka një pengesë për prodhimin e vaksinës. Pavarësish­t kësaj, jemi gati t'i japim ndihmë Shqipërisë. Dje, Shqipëria nisi vaksinimin dhe ne jemi gati t'i japim ndihmën tonë. Unë jam takuar me ministren e Shëndetësi­së, do të takoj edhe ambasadorë­t e shteteve anëtare, për të punuar të gjithë së bashku, për t'u siguruar që javët e ardhshme të ketë më shumë vaksina të disponuesh­me për qytetarët shqiptarë. Por duhet të kuptojmë se Shqipëria duhet të përgatisë një plan vaksinimi për t'i mundësuar BE-së të ndërhyjë, por edhe Covax-it, më vonë gjatë vitit, që të vazhdojë vaksinimin. Ky nuk është një moment i vetëm, plani i vaksinimit do të kërkojë muaj, me qëllim që të mbulojë gjithë komuniteti­n këtu. Kështu që Bashkimi Europian është këtu, siç ka qenë pranë shqiptarëv­e gjatë gjithë kohës.

 ??  ?? Gjykata e Lartë
Gjykata e Lartë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania