Panorama (Albania)

Kryemadhi: S’ka më dallim mes LSI-së e PS-së

“Arroganca e qeverisë në ekstrem, qytetarët vuajnë, ata darka në luks”

-

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ndezur motorët e fushatës zgjedhore dhe duket se është duke vepruar me intensitet. Kryetarja e LSIsë, Monika Kryemadhi, nisi dje ditën me takimet në Lezhë ku prezantoi figurat e reja që më parë kanë mbajtur poste në Partinë Socialiste dhe tani i janë bashkuar LSIsë. “Unë sot e kam filluar ditën që në qytetin e Lezhës, ku pimë kafen e mëngjesit me shokët tanë, me Viktor Tushën, me Petrit Gjonin, me Agustin Markun ish-kryetarin e PS-së së Lezhës, me ishkryetar­in e PS-së së Zejmenit, apo edhe shumë të tjerë, që janë miqtë tanë. Kanë qenë miqtë e mi të vjetër në Partinë Socialiste dhe tani janë miqtë e rinj në LSI, por përsëri ngelen miq të vjetër. Të ripërsëris atë që tha edhe Goni, në fakt tashmë nuk ka dallim LSI dhe PS, sot jemi të gjithë bashkë”, tha Kryemadhi. Kryetarja e partisë së dytë më të madhe në opozitë akuzoi qeverinë se ka braktisur qytetarët dhe se po qeveris me arrogancë. Për analogji ajo merr zhvillimet e ditëve të fundit ku përmend darkën e pushtetarë­ve në restorante luksi në Dubai dhe nga ana tjetër shumë qytete dhe banorët e tyre në Shqipëri vuanin nga përmbytjet. “Të gjithë socialistë­t e gjejnë veten pranë LSI-së, sepse Rilindja shkatërroi emrin e Partisë Socialiste, duke degraduar në arrogancë, në atë shfaqje të shëmtuar që pamë, kur 3-4 ditë më përpara, treçereku i Shkodrës, i Laçit dhe i Lezhës ishin kthyer si Venecia, më toka, rrugë dhe shtëpi të përmbytura dhe ndërkohë, shikoni ministrat e qeverisë që darkonin në restorante luksoze. Por, nuk është vetëm ky problemi. Problemi qëndron që bashkësia e tavolinës ishte një bashkësi që nuk kishte lidhje, nënkryetar­i i Bashkisë së Tiranës, me një nga klientët VIP të Kryeminist­rit, 2 ministra të qeverisë, zëdhënësi i Kryeminist­rit, oligarku në njërën anë, drejtori në anën tjetër e të tjera me radhë. Dhe sesi arroganca, mungesa e dëshirës apo e të paktën e dhembshuri­së ndaj atyre familjeve kishte kaluar çdo limit”, tha Kryemadhi

SHPOPULLIM­I I

SHQIPËRISË Kryemadhi nga ana tjetër komentoi procesin e përzgjedhj­es së kandidatëv­e të rinj për deputetë në PS. Ajo i quajti shfaqje teatrale deklaratat e kreut të qeverisë, pasi sipas saj në 8 vite qeverisje, Rama detyroi që të braktisin vendin qindra e mijëra të rinj. “Dhe pastaj teatri më i madh është kur dëgjojmë “Deputetin që duam”, ku dëgjojmë sesi Kryeminist­ri, pasi largoi mbi 150 mijë të rinj dhe të reja nga Shqipëria, sepse nuk i ofroi punë, nuk i ofroi garancinë e diplomave, ku familjet e tyre u detyruan për të paguar për t’i shkolluar dhe ata nuk kishin asnjë mundësi punësimi, ngritën plaçkat në krah dhe kanë ikur jashtë Shqipërisë. Dëgjojmë sesi ai do të fokusohet për punësimin e të rinjve dhe të rejave, ky njeri që jo vetëm nuk punësoi, por mbylli me qindra mijëra biznese në Shqipëri, shkatërroi ekonominë shqiptare dhe e ktheu atë në duart e 2-3 oligarkëve, të cilët nuk janë as oligarkë me punë, janë oligarkë të emëruar”, vijoi Kryemadhi.

Të gjithë socialistë­t e gjejnë veten pranë LSI-së, sepse Rilindja shkatërroi emrin e Partisë Socialiste, duke degraduar në arrogancë, në atë shfaqje të shëmtuar që pamë...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania