Panorama (Albania)

Basha: Qytetarët në mëshirë të fatit, ministrat në darka luksoze

Kreu i PD: Shqiptarët po përjetojnë krizën ekonomike më të rëndë të 30 viteve, është koha për ndryshim, për një qeveri që jep zgjidhje

- MARIGLEN KUME

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, akuzoi dje qeverinë se ka braktisur qytetarët e këtij vendi pikërisht në kohën kur ata kanë më shumë nevojë.

Kreu i PD-së risolli në vëmendje videon e publikuar pak ditë më parë, kur disa qytete të vendit ndodheshin nën pushtetin e ujit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ministrat e qeverisë konsumonin vakte në restorant që sipas kreut të PD-së është ndër më të shtrenjtit në botë. Kreu i PD-Së i kërkoi qytetarëve që të jenë të vëmendshëm, pasi duke u përballur çdo ditë me skandale ndodh që të mos u bëjnë përshtypje ngjarjet e rënda. “Pas 8 vite dështimesh, premtimesh boshe, skandalesh të Edi Ramës dhe qeverisë së tij, duket sikur jemi mësuar me gjithçka. Madje kjo është shumë e rrezikshme, shkatërrim­tare për shoqërinë. Dy ditë më parë u bë publike se si, kur e gjithë Shqipëria ishte përmbytur, kur mijëra familje rrezikonin shtëpitë e tyre, qindra e mijëra qytetarë kishin mbetur pa asnjë mbështetje, kur mijëra familje të tjera kalojnë dimrin në çadra, kriza ekonomike është thelluar, papunësia është rritur, ministrat e Edi Ramës po darkonin në një nga restorante­t më të shtrenjta të botës. 1000 dollarë bifteku! Ndërkohë, që njerëzit po shtyhen drejt krizës ekonomike më të thellë të këtyre 30 viteve. Ata nuk kanë turp. Edi Rama nuk ka turp”, tha Basha.

PASURIA E MINISTRAVE Në vijim, duke iu referuar raportit të publikuar ditët e fundit për pasurinë e ministrave të qeverisë që janë trefishuar në vitet e fundit, kreu i PD-së u shpreh se drejtuesit aktualë mendojnë vetëm për buxhetin e tyre ndaj edhe shpenzojnë 1 mijë euro vetëm për një biftek. Ndërkohë, nga ana tjetër, në Shqipëri qytetarët e thjeshtë, sipas Bashës, po zhyten në krizën më të thellë ekonomike të 30 viteve të fundit. “Po mesa duket, para kanë dhe kanë shumë. Dhe po dje u publikua një raport, i cili tregon se zyrtarisht qeveria e Edi Ramës ka shumëfishu­ar pasurinë gjatë këtyre 7 viteve. Anëtarët e kabinetit të Edi Ramës zyrtarisht kanë trefishuar pasurinë e tyre gjatë viteve në qeverisje.

Kjo është një qeveri që mendon vetëm për veten e saj. Mendon vetëm për paratë e saj jo për paratë e qytetarëve. Nuk u intereson qytetari, nuk e kanë në listë qytetarin dhe kjo është arsyeja se pse shqiptarët edhe pas tërmetit, edhe gjatë pandemisë, edhe gjatë përmbytjes janë lënë në mëshirë të fatit, janë braktisur, ndërsa qeveritarë­t e tyre darkojnë me fatura të kripura 1000 dollarë bifteku. Nuk i kanë dhe nuk i kanë pasur për asnjë moment interesat e qytetarëve, nuk janë kujdesur për ta, kanë harruar se çfarë është qeveria, se cili është misioni i qeverisë, të kujdeset për njerëzit, të kujdeset për vendin, të zgjidhë ku është e mundur hallet dhe jo t’i rëndojë ata”, tha Basha. Ndryshe nga qeveria aktuale, kreu i opozitës premton se, nëse do të vij në pushtet, do të ndryshojë të gjithë qasjen e qeverisë ndaj qytetarëve. Ndaj ai i bëri thirrje shqiptarëv­e që të votojnë për ndryshim në zgjedhjet e 25 prillit. “Është koha të kemi një qeveri, e cila jep zgjidhje për problemet tuaja në vend që të merret nga mëngjesi deri në darkë me vjedhjen e pasurive tuaja. Është koha për ndryshim dhe këtë ndryshim do ta sjellim ne”, tha kryedemokr­ati.

 ??  ?? Basha, dje gjatë deklaratës për shtyp
Basha, dje gjatë deklaratës për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania