Panorama (Albania)

Njoftimi i Prokuroris­ë së Kukësit

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Kukësit, ku ishkreu i Këshillit të Qarkut, Abedin Oruçi, tentoi të qëllonte me armë në drejtim të pesë punonjësve të Policisë.

Sipas informacio­neve nga Policia e Kukësit, Abedin Oruçi ishte person i shpallur në kërkim me urdhër të Prokuroris­ë. Ku ai ka vënë re që efektivët e Policisë kishin shkuar ta arrestonin, Oruçi ka nxjerrë armën dhe e ka mbushur atë në tentativë për të qëlluar në drejtim të uniformave blu. Fatmirësis­ht, një nga efektivët arriti t’ia hiqte nga duart armën me fishekë në gojë. Mes palëve ka pasur më pas përleshje fizike, ndërsa Abedin Oruçi arriti t’u ikë sërish nga duart uniformave blu.

NGJARJA Sipas burimeve nga Policia, mësohet se ditën e djeshme ishte marrë informacio­n se shtetasi Abedin Oruçi qëndronte te hoteli në pronësi të tij, që ndodhet në qendër të qytetit të Kukësit. Në tetor të vitit të kaluar, Prokuroria e Kukësit bën të ditur se ndaj ish-kryetarit të Këshillit të Qarkut ka nisur procedimi penal për veprat penale “Kundërshti­mi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kanosja për shkak të detyrës”, si dhe “Ndërtim pa leje”. Ndërkohë, sipas Prokuroris­ë, para dy muajve ndaj tij është nxjerrë edhe një urdhër-ndalimi për tri vepra penale, por kur policët shkuan ta ekzekutoni­n vendimin mesditën e djeshme, nuk arritën ta kapnin dot. Pra, ky urdhër-ndalimi sërish nuk u arrit të ekzekutohe­j. Ndërkohë që një tjetër procedim tjetër penal është për “Armëmbajtj­e pa leje”. Në këtë rast, prokurori i ka kërkuar Gjykatës që ndaj Oruçit të caktohet masa e sigurisë në mungesë “Arrest

në burg”. Për veprën penale “Armëmbajtj­e pa leje”, Gjykata nuk e ka marrë në konsiderat­ë kërkesën e prokurorit, duke vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” ndaj ish-kreut të Këshillit të Qarkut. Ndërkohë, kujtojmë që Abedin Oruçi ka garuar në zgjedhjet vendore si kandidatur­ë e Bindjes Demokratik­e, ndërsa para zgjedhjeve ka qenë kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës.

DËSHMITARË­T Sipas informacio­neve të marra në Policinë e Kukësit, mësohet se momentin kur ka ndodhur ngjarja, kanë qenë të pranishëm disa persona. Ish-zyrtari i Kukësit ka kundërshtu­ar i vetëm ndaj punonjësve të Policisë, ndërsa dyshohet që të jetë ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e goditjeve fizike, punonjësit e Policisë që shkuan për të arrestuar Abedin Oruçin, kanë marrë dëmtime në trup. Pavarësish­t këtyre, pesë efektivët e Policisë kanë dhënë dëshminë e tyre pranë SHÇBA-së në Drejtorinë e Policisë së Kukësit. Ata kanë sqaruar se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa mësohet të jenë shprehur se janë gjendur përballë armës së Oruçit në mënyrë të befasishme. Sipas tyre, ai ka refuzuar të shoqërohej nga efektivët dhe i ka kundërshtu­ar ata duke i gjuajtur me grushte e mjete të tjera, ndërsa ka tentuar edhe t’i gjuajë me armë.

KUSH ËSHTË ABEDIN ORUÇI DHE DENONCIMET NDAJ TIJ Abedin Oruçi njihej si ish-kryetari socialist i Komunës së Kolshit në Kukës dhe ish-kreu i Këshillit të Qarkut Kukës. Ndaj tij, nuk kanë munguar as denoncimet

Më datë 20.10.2020, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka nxjerrë urdhërndal­imi për shtetasin Abedin Oruçi, 54 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për veprat penale “Kundërshti­mi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kanosja për shkak të detyrës”, si dhe “Pushtimi i tokës”. Po punohet për kapjen e shtetasit. e bëra nga Partia Demokratik­e. Në shtator të vitit 2015, PD-ja ka denoncuar se Abedin Oruçi në Qarkun e Kukësit njihet si një person me të shkuar problemati­ke. Atë kohë, Edi Paloka ka thënë se Oruçi është personazh i kronikave të zeza. Abedin Oruçi gjithashtu është akuzuar se ka ushtruar dhunë edhe ndaj sekretarit të Këshillit të Qarkut, e po ashtu, mori me dhunë zyrën e kreut të Këshillit të Qarkut, pas një mbledhjeje të paligjshme të ndodhur disa vite më parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania