Panorama (Albania)

Gripi i Hong-Kongut, Brokaj: Pati një izolim të jetës

“Ka pasur vdekshmëri të lartë, 4 persona i kam ndjekur vetë në Spitalin Ushtarak, ishin të rinj”

- TIRANE Sabit Brokaj

Profesor Sabit Brokaj, ish-ministër i Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes, në intervistë­n e fundit për gazetën “Panorama”, në prill të 2020, tregon epidemitë e rënda gripale që ka përjetuar si nxënës, por dhe si mjek.

Ai kujton se kur ka qenë konviktor i shkollës së mesme në Vlorë është izoluar për rreth tri javë bashkë me nxënësit e tjerë të shkollës gjatë epidemisë së rëndë të gripit aziatik, që preku dhe Shqipërinë. Por si mjek, profesor Brokaj tregon vitin 1973, i cili u shoqërua me shumë viktima dhe izolime të reparteve ushtarake dhe shkollave. Ai vlerëson rolin dhe figurën e mjekëve në përballimi­n e situatës së pandemisë Covid-19, duke u shprehur se ky virus pati edhe një të mirë, atë të rivlerësim­it të figurës së mjekut, aq të anatemuar dhe sulmuar gjatë 30 viteve të fundit. Profesor Brokaj është kritik ndaj Bashkimit Europian dhe NATOs, filozofia e të cilëve është ndihma dhe solidarite­ti mes vendeve anëtare.

Profesor, Shqipëria ka kaluar gripin e Hong-Kongut në 1968-ën dhe gripin kinez në 1957-1958, si kanë qenë ato epidemi krahasuar me Covid-19?

Unë njoh një epidemi, që e kam jetuar si mjek në atë kohë në Shijak, atë të viteve 19721973, e cila ka qenë shumë e fortë, një virozë e rëndë. Kjo virozë pati një sëmundshmë­ri shumë të lartë. Kam ndjekur 3-4 persona në Spitalin Ushtarak në atë kohë, sepse punoja dhe në reanimacio­nin e spitalit. Kjo është epidemia që unë mbaj mend si mjek, përveç një tjetre, të cilën e kam kaluar kur isha nxënës shkolle, kur na kanë izoluar në konvikte.

Pati vdekshmëri të lartë epidemia në atë kohë?

Ka pasur vdekshmëri të lartë, 4 i kam ndjekur vetë, ishin të rinj.

U kalua në izolim të plotë ndaj asaj?

Në struktura ku kishte grumbullim­e masive njerëzish, si ushtria, konviktet e shkollave etj., izolimi ishte i plotë, por jo në popullatë. Nuk kemi pasur modele të tilla asnjëherë si Covid-19, sepse nuk ka pasur forma të tilla infeksioni. Në shkollën e mesme në konvikt, ku ishin rreth 500 nxënës, të gjithë nxënësit e konvikteve u izoluan, aq sa edhe çajin e mëngjesit na e sillNë nin në shtrat që të mos dilnim nga dhoma. Sa zgjati kjo situatë? Kjo situatë, me sa mbaj mend, ka zgjatur 2-3 javë, sepse kishte agresivite­t shumë të lartë, ishte virozë ajrore dhe preku në një kohë të shkurtër një masë shumë të madhe në vende me përqendrim njerëzish.

Kjo epidemi ka qenë e periudhës 1957-1958? Po, në atë periudhë. Kjo periudhë lidhet me një grip aziatik, me prejardhje nga Kina, që ka kaluar e mbarë bota dhe miliona të vdekur. Nuk pati edhe këtu izolime të hyrje-daljeve me jashtë?

Në fakt, në atë kohë nuk ka pasur këtë komunikim global siç është sot, përmes mediave dhe internetit. Në ato vite, Kina kishte miliona vdekje nga uria dhe bota nuk i merrte vesh kurrë. Ajo që njihet historikis­ht është gripi i pasluftës së Parë Botërore, ku vdiqën miliona vetë, më shumë viktima se edhe nga Lufta që sapo kishte përfunduar.

Keni një vlerësim për betejën aktuale botërore me koronaviru­sin?

Në çdo sëmundje, edhe sikur një pacient të vdesë, është një e keqe. Këtu nuk bëhet fjalë se sa e madhe është e keqja që tronditi botën. Por, për ne, kjo pandemi solli vetëm një të mirë: rivlerësim­in e figurës së mjekut. Ka të paktën 30 vjet që mjekët shqiptarë kanë qenë në sulme të vazhdueshm­e, fizike edhe jetësore, me një agresivite­t të habitshëm, të papajtuesh­ëm me raportet njerëzore e jo më me raportin e njeriut që vuan dhe mjekun, i cili e trajton për ta shëruar. Nuk mund të themi se nuk ka pasur arsye për pakënaqësi në raportin mjekpacien­t, por nuk mund të ndodhë kurrë që roli i mjekut të përbaltej në këtë mënyrë, aq sa ne mjekëve të vjetër na krijoi shumë emocion ajo kënga për mjekun, e viteve ’60 e Anita Takes, një këngë që për mua flet në substancë tepër mbi rolin dhe funksionin e figurës së mjekut, që për fat të mirë e dëgjuam pas 40 vjetësh dhe ndërkaq ndihem shumë mirë si mjek kur këndojnë nga ballkonet apo përshëndet­in nga larg figurën fisnike të këtij profesioni. Kjo është një e mirë për popullatën, sepse rregullon përfundimi­sht raportet mjek-pacient, mjekpopull­atë, që është shumë i domosdoshë­m.

Në çdo sëmundje, edhe sikur një pacient të vdesë, është një e keqe. Këtu nuk bëhet fjalë se sa e madhe është e keqja që tronditi botën. Por, për ne, kjo pandemi solli vetëm një të mirë: rivlerësim­in e figurës së mjekut. Ka të paktën 30 vjet që mjekët shqiptarë kanë qenë në sulme të vazhdueshm­e, fizike edhe jetësore, me një agresivite­t të habitshëm, të papajtuesh­ëm me raportet njerëzore e jo më me raportin e njeriut që vuan dhe mjekun, i cili e trajton për ta shëruar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania