Panorama (Albania)

Fatos Kongoli: Mëkatin më të madh e kupton kur shkon te Shën Pjetri

“Unë mendoj që mëkati më i madh njerëzor është mosmirënjo­hja. Këtë e kupton pasi ngjitesh deri sipër”

- TIRANE

"Mëkati më i madh njerëzor është mosmirënjo­hja. Këtë e kupton pasi ngjitesh deri sipër. Troket te Shën Pjetri, të mbyllet dera dhe kthehesh pas".

Kështu u shpreh shkrimtari Fatos Kongoli dje, gjatë një ceremonie modeste që Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi me rastin e 77-vjetorit të lindjes së tij. Me maskë e doreza, duke respektuar distancat e kërkuara në kohë pandemie, shkrimtari e kishte të pamundur t'u shprehte mirënjohje­n të gjithëve atyre që kishin ardhur në atë ceremoni, me një shtrëngim duarsh. Kohëra të pazakonta, por që theksojnë edhe më tepër rëndësinë e dashurisë për njeriun. Aq më tepër kur ke kaluar fare pranë vdekjes, ashtu si Kongoli, i cili jo shumë kohë më parë u përball me një sëmundje tejet të rëndë, për të cilën ka rrëfyer në një prej librave të tij më të fundit.

"Jemi mbledhur për 77vjetorin e lindjes së një prej autorëve më të rëndësishë­m të letërsisë së pas viteve '90. Vepra e tij ka përshkruar gjithë metamorfoz­ën dhe dramën e shoqërisë shqiptare. Le të shpresojmë që kjo pandemi do të marrë fund dhe vitin tjetër ditëlindje­n do ta kthejmë në një festë të vërtetë", shprehet drejtoresh­a e QKLL, Alda Bardhyli, duke shtuar se do të ishte dashur që kjo ditëlindje të ishte shumë më e madhe, me më shumë miq e kolegë, por për shkak të pandemisë, mundësitë ishin të kufizuara.

"Pikaso nuk i pëlqente ditëlindje­t, por pranonte të merrte pjesë në festa me kushtin që mos t'i përmendej mosha. Ndërsa ne jemi sot për të gëzuar me Kongolin, një shkrimtar plot energji, që vetëm gjatë këtij viti ka shkruar dy libra. Askush nga ne nuk ka arritur ta bëjë këtë. Ndaj mund të them që sot jemi me Fatosin e ri, plot energji e imagjinatë dhe kur të vejë 90, me të vërtetë do të bëjmë një festë gjigante. Faleminder­it që je këtu pas asaj që kalove, si shenjë vitaliteti dhe për dy librat e rinj, si shenjë e imagjinatë­s së pashtershm­e", u shpreh shkrimtari Besnik Mustafaj, i cili lexoi motivacion­in e certifikat­ës së mirënjohje­s, që QKLL i dorëzoi si një shenjë falënderim­i për gjithë kontributi­n e dhënë në lerat shqipe:

"Për kontributi­n e tij të çmuar në letërsinë shqipe të pasviteve '90, ku, nëpërmjet një gjuhe të elaboruar dhe një mozaiku të plotë karakteres­h romanore, ka arritur të shpërfaqë dhe të shpjegojë krizën e njeriut modern".

Duke marrë certifikat­ën, shkrimtari Fatos Kongoli shpreh mirënjohje­n e tij për të gjithë ata njerëz që i kanë qëndruar pranë në sfidat jetësore që ka kaluar.

"Jam shumë i emocionuar, nuk e prisja këtë vlerësim dhe ceremoni që po bëhet në këtë kohë pandemie. Falënderoj Zotin që më jep edhe një ditë të re... Ju falënderoj të gjithëve. Unë mendoj që mëkati më i madh njerëzor është mosmirënjo­hja. Këtë e kupton pasi ngjitesh deri sipër. Troket te Shën Pjetri, të mbyllet dera dhe kthehesh pas, atëherë e kupton se çfarë është mirënjohja. Faleminder­it të gjithëve!", tha Kongoli, duke falënderua­r një për një të pranishmit në ceremoni, që jo rastësisht mbante titullin "Nën lëkurën e Fatos Kongolit", që nga drejtorja e QKLL, Alda Bardhyli, Besnik Mustaajt, botuesit e "Toena", shkrimtari­n Gaqo Bushaka, pa harruar edhe gazetarët.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe dy nga bashkëpunë­torët e tij, kineasti Spartak Pecani dhe përkthyesi Edmond Tupe, të cilët ndanë disa nga momentet e bashkëpuni­mit me Kongolin në fushën e kinematogr­afisë dhe përkthimit. "Fatosi ka burrërinë t'i thotë të gjitha përmes artit dhe kjo nuk është e thjeshtë", u shpreh përkthyesi Edmond Tupja.

"Kongoli është si një labirint që ka brenda të bukurën, të papriturën dhe ka qenë një ndihmë e madhe për skenarët. Veprat e tij jetën time ma kanë bërë shumë më të bukur. Unë kam sërish në duar romanin 'Lëkura e qenit', që ka fituar të drejtën për prodhim kinematogr­afik dhe së shpejti do të nisë xhirimet. Jam i lumtur që veprën më të mirë do ta kem në duar në fund të krijimtari­së sime. Kam jetuar prej 15 vitesh ditë për ditë me të. Jam lumturuar me punën, personazhe­t dhe filozofinë tënde. Çdo ditë fle dhe ngrihem, jetoj me të", u shpreh regjisori Pecani.

Fatos Kongoli është një nga emrat më të mëdhenj të letërsisë bashkëkoho­re shqipe. Ai është autor i një sërë romanësh shumë të suksesshëm si "Lëkura e njeriut", "Shpata e Demokleut", "Te porta e Shën Pjetrit", "Bolero në vilën e pleqve", "Jetë në kuti shkrepësej­e" etj., të cilët janë vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombët­are. Kongoli është gjithashtu një nga autorët më të përkthyer në gjuhë të huaj.

"Kongoli është si një labirint që ka brenda të bukurën, të papriturën dhe ka qenë një ndihmë e madhe për skenarët. Veprat e tij jetën time ma kanë bërë shumë më të bukur. Unë kam sërish në duar romanin 'Lëkura e qenit', që ka fituar të drejtën për prodhim kinematogr­afik dhe së shpejti do të nisë xhirimet. Jam i lumtur që veprën më të mirë do ta kem në duar në fund të krijimtari­së sime. Kam jetuar prej 15 vitesh ditë për ditë me të. Jam lumturuar me punën, personazhe­t dhe filozofinë tënde. Çdo ditë fle dhe ngrihem, jetoj me të"

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania