Panorama (Albania)

Milan-Gjimshiti, ja pse mund të bëhet

Maldini do të tentojë 27-vjeçarin e Kombëtares sonë

-

Nuk është hera e parë, por mund të jetë e fundit. Milani po mendon seriozisht për Berat Gjimshitin.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, të cilat flasin për një këmbëngulj­e të drejtorit Maldini për shërbimet e mbrojtësit shqiptar. Interesi i "Djallit" ka ardhur në rritje, sidomos pas dëmtimit të Mohamed Simakanit që ishte objektivi i deklaruar për këtë merkato dimri. Francezi i Strasburgu­t ka pësuar një dëmtim, që do ta mbajë larg fushave për të paktën dy muaj dhe kjo ndërlikon ndjeshëm planet e Milanit për t'u përforcuar me mbrojtësin që së bashku me Kalulunë duhej t'i jepte frymëmarrj­e Romanjolit dhe Kjaerit.

TUNDIMI KUQEZI - Oferta e Milanit mund të joshë Gjimshitin që ka një kontratë deri në vitin 2023 me klubin aktual. Ai vlen 15 milionë euro, praktikish­t e njëjta shumë që Maldini do të paguante për Simakanin. Kjo do të thotë që paratë nuk mungojnë, ndaj duhet gjetur akordi me homologët e Altantës. Duhet thënë se mes palëve, pas çështjeve Kaldara, Konti apo Kesi, ekziston një raport pozitiv, ndaj drejtuesit e "Djallit" kanë më shumë se një arsye për të tentuar afrimin e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë. Për shkak të investimit, Gjimshit do të ishte alternativ­a e parë për të zëvendësua­r njërin mes Kjaerit dhe Romanjolit, por edhe prestigji i Milanit si klub mund të tundojë djaloshin e lindur në Zyrih për të tentuar hapin e madh në karrierë dhe mundësinë për të qenë pjesë e një klubi historik dhe me shumë am- bicie.

NGURRIMI I ATALANTËS - Në fakt për Gjimshitin bien prej kohësh edhe sirenat holandeze të Ajaksit që gjithmonë ka pasur simpati. Ai është 27 vjeç dhe po përjeton sezonin më të mirë në karrierë tek Atalanta, duke i dhënë vazhdimësi paraqitjev­e fantastike të vitit të kaluar. Sivjet ai ka munguar vetëm në fitoren 4-1 më 9 janar ndaj Beneventos, tek- sa ka qenë një pikë kyçe në ndeshjet e kampionati­t dhe Champions-it ku skuadra e tij është kualifikua­r për turin me eliminim direkt. Pikërisht, rrugëtimi europi- an mund të jetë një shkak shtysë për bergamaskë­t që të mos privohen nga shqip- tari, i cili jo vetëm që do të dobësonte prapavijën e "bandës" së Gasperinit, por njëkohësis­ht mund të përforcont­e një rival direkt si kuqezinjtë në luftën për katër vendet e para.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania