Panorama (Albania)

Milan ia del me ruletën e penalltive ndaj Torinos

-

Ndeshje e stërzgjatu­r dhe sfilitëse ka rezultuar ajo mes Milanit dhe Torinos, e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Kupën e Italisë. Kuqezinjtë u kualifikua­n për më tej pas fitores 5 me 4 nga penalltitë e nevojshme, pasi 120 minutat përfunduan 0 me 0. Të dyja skuadrat kishin disa raste për shënim, por nuk ia dolën të dërgojnë topin në rrjetë. Në këtë sfidë, Zllatan Ibrahimovi­ç nisi titullar dhe luajti vetëm 45 minuta, pasi rikthehet nga një dëmtim muskulor që e la jashtë fushave prej disa javësh. Pas 90 minutave, në të cilat Milan ishte i pafat me goditjen e shtyllës disa herë, u desh zhvillimi i 30 minutave të kohës shtesë me dy pjesë nga 15'. Gjatë pjesës së dytë të kohës së rregullt, pati edhe një moment nervozizmi ku portieri Xhixho Donaruma u ndëshkua me karton të kuq nga stoli, me gjasë për protesta ndaj arbitrit për një penallti të pretenduar që iu mohua kuqezinjve. Në shtesën prej 30 minutash, Milan gjeti rrugën e rrjetës në të 113-ën, por goli ishte i parregullt. Duke barazuar 0-0 në 120 minuta, kjo ndeshje u vendos nga pika e bardhë e penalltive: Torinezët nisën të parët dhe përballë Tatarushan­ut shënuan me Belotin(1-0), Lukiçin (2-1) dhe Jankton me shumë fat për 3 me 2. Në penalltinë e katërt, Rinkoni gabon pasi pret Tatarushan­u. Të pestën e godet portieri Vanja duke e shënuar. Për Milanin, Kesi startoi me gol, Hernandes barazoi në 2-2. Tonali realizoi për 3 me 3. Romanjoli kalon përpara kuqezinjtë 3 me 4. Të pestën te kuqezinjtë e godet saktë Çalhanoglu që kualifikon Milanin. Këto dy skuadra u përballën mes tyre edhe në fundjavë në ndeshjen e vlefshme për Serinë A, aty ku të besuarit e Piolit triumfuan me rezultatin 2-0. Sot, për një biletë në raundin çerekfinal të Kupës së Italisë do të luhen edhe ndeshjet Fiorentina-Inter, Napoli-Empoli dhe Juventus-Xhenoa.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania