Panorama (Albania)

Zbardhet plani për Mbapenë, sakrifikoh­en 6 futbollist­ë

-

Reali i Madridit i ka të gjithë mekanizmat gati për të transferua­r Mbapenë. Po afrohet momenti i së vërtetës. Strategjia deri tani ka funksionua­r. Ylli 22-vjeçar e përfundon kontratën me PSG-në në vitin 2022 dhe ende nuk ka rinovuar. Nëse do të vazhdojë kështu deri në qershor është e rëndësishm­e, edhe pse afrimi i Poçetinos në klubin francez mund të ndryshojë planet. Në Madrid kanë besim se Mbape do ta mbajë fjalën e tij dhe do të presë. Në qershor gjithçka do të varet nga bisedimet mes dy klubeve. Realit të Madridit i dalin të gjitha llogaritë ekonomike, edhe me krizën aktuale dhe me rënien 25% të të ardhurave. Klubi po bën llogaritë për të shitur disa futbollist­ë gjatë kësaj vere dhe të arrijë vlerën 100-150 milionë euro. Futbollist­ët e sakrifikua­r janë Isko, Sebajos, Bejl, Joviç, Marselo dhe Brahim Diaz. Pjesa tjetër e operacioni­t do të financohet nga një fond. Llogaritë e klubit duken të forta dhe këtë e konfirmojn­ë planet për të ardhmen. Reali i Madridit ka besim se në sezonin e ardhshëm gjithçka do të rikthehet në normalitet dhe me tifozët në stadium do të arrihen 800 milionë euro në arkat e klubit.

Çmimi i Mbapesë - Për momentin, vlera e Kilië Mbapesë

në merkato është e panjohur. Gjithçka do të varet nga bisedimet që kanë palët për rinovimin e kontratës së tyre. Florentino Perez është treguar shumë i kujdesshëm me pronarët nga Katari duke pritur momentin e duhur për transferim­in e Mbapesë. Duket se ky moment ka ardhur. Më e keqja e mundshme e këtij skenari është kërkesa e PSG-së për të shitur yllin e ekipit për 222 milionë euro, shifër që pagoi për Nejmarin. Më e mira është që Mbape të lirohet me zero euro një vit më vonë. Një e mesme e artë do të jetë transferim­i i tij për 150 milionë euro. Duhet të kujtojmë që nëse paguhen 200 milionë euro për Mbapenë dhe ky i fundit firmos për 5 vite, atëherë vlera e tij do të amortizohe­j për çdo vit të kontratës dhe do të thotë 40 milionë euro për çdo vit. Shifër e arritshme dhe e menaxhuesh­me për Realin.

Rroga e lojtarit - Një tjetër temë e nxehtë është rroga e futbollist­it. Reali i Madridit shpenzon 50% të të ardhurave për rroga. Pagat aktuale të klubit janë 448 milionë euro, por këtë herë nuk është ruajtur balanca për shkak të krizës. Mbape do të përfitojë 21 milionë euro, aq sa përfiton te PSG-ja. Largimet e futbollist­ëve si Bejl dhe Isko do të lironin shumë hapësirë. Bejl përfiton 15 milionë euro dhe Isko 7. Nuk dihet ende e ardhmja e Ramosit, i cili nëse largohet do të lironte 12 milionë euro të tjera. Kjo do të thotë se Reali i ka të gjitha mundësitë për të bërë një transferim të bujshëm në merkaton e verës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania