Panorama (Albania)

VENDIMI I KADASTRES Tokat me 7501, lista me emrat që marrin tapinë

Zbardhetli­staereeKad­astrësmeem­ratefamilj­eveqëmarri­ndokumenti­nepronësis­ëpërtokat me 7501. Gazeta boton tabelat me përfituesi­t dhe procedurat për të dyja kategoritë

- TIRANE

Janë 320 familje për të cilat ka përfunduar faza e parë për regjistrim­in e tokës bujqësore që kanë në përdorim.

Drejtoria Vendore e Kadastrës Tirana Rurale 1 ka publikuar emrat e përfituesv­e, të cilët do të kenë 45 ditë afat për të bërë plotësimet e nevojshme në dokumentac­ion apo për të shprehur ankesa nëse do të kenë. Pas përfundimi­t të afatit 45-ditor nisin procedurat e regjistrim­it të tokës bujqësore dhe pajisjen e këtyre familjeve me tapi. “Afishimi do të jetë për një periudhë 45-ditore dhe gjatë kësaj periudhe mund të paraqiten ankesa dhe pretendime nga të interesuar­it”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

Bashkangji­tur kësaj liste janë edhe emrat e qytetarëve në Qarkun e Vlorës, për të cilët nisin procedurat e pajisjes me tapi, por për këtë duhet fillimisht që familjet, të cilat kanë emrin në listë, të paraqiten për të aplikuar. “Me miratimin e ligjit Nr. 20/2020 për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë, u hoqën kushtet për verifikimi­n e vlefshmëri­së së Akteve të marrjes së tokës në pronësi. Njoftohen të gjithë subjektet, të cilat e gjejnë emrin te lista më poshtë, të aplikojnë për t’u pajisur me Certifikat­a Pronësie”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Kadastrës Vlorë. Sipas ligjit të ri, pasuria do të regjistroh­et nga Agjencia e Kadastrës nëse: Përfituesi i AMTP-së ka qenë i legjitimua­r për të përfituar tokë sipas akteve ligjore e nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore. Së dyti, përfituesi i AMTP-së ka marrë tokë në territorin e një kooperativ­e ose ndërmarrje­je bujqësore dhe së treti, toka për të cilën është lëshuar AMTP-ja nuk ka qenë “truall”, “vepër e infrastruk­turës publike”, “rërë bregdetare”, “plazh”, ose “sipërfaqe ujore”, në kohën e lëshimit të aktit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania