Panorama (Albania)

Gjilpërat italiane, dyshimet mbi importin e vaksinave si erdhën me valixhe në Tiranë

Zbulohen dokumentet, qeveria mbledhje të dielën për të lejuar importin. Vendi dhurues? Të gjitha të prodhuara nga italianët

- TIRANE

Ndoshta do të fshihet edhe për pak kohë vendi i origjinës, por e sigurt është që vaksina e ardhur në Tiranë është prodhuar nga “Pfizer” dhe gjilpëra që shpoi krahun e Ramës ishte italiane.

Edhe pse fjalitë e Kryeminist­rit, nga e diela pasdite vetëm mjegullojn­ë, dokumentet e zbuluara nga “Panorama”, qartësojnë të gjithë lëvizjet për të siguruar vaksinën. ÇFARË ZBULOJNË DOKUMENTET Dokumentet e importit të vaksinës hedhin dritë mbi disa detaje. Rama e mban të fshehtë vendin dhurues të flakonëve, por në shkresa thuhet qartësisht se vaksinat janë të “Pfizer”, të prodhuara në Gjermani dhe të eksportuar­a nga fabrika e saj. Ky fakt nuk e bën vaksinën të dhuruar nga Gjermania, pasi “Pfizer” prodhon vaksina për të gjithë botën. Në fakt, dje Gjermania e qartësoi se nuk ishte ajo dhuruesja. Një tjetër detaj në dokumente përfshin edhe Italinë fuqishëm. Nga shiringat deri te lëndët e tjera përzierëse të vaksinës, por edhe aget, janë prodhim italian. Instrument­et kaq të thjeshta, si shiringat dhe aget prodhohen lehtësisht nga të gjitha vendet e BE-së dhe ky detaj e bën më shumë italiane dhuratën sekrete për Shqipërinë. Edhe pse mjekët shqiptarë në pranverën e tmerrit italian, nuk shkuan fshehurazi. PO VJEN VALIXHJA Me siguri, komunikimi me vendin mik, që na premtoi vaksinën ka përfunduar premtimin, do e nis valixhen. Ndryshe nga sjellja e vendeve të tjera që e respektuan dhe ruajtën maksimalis­ht vaksinën, importi në Tiranë ishte në limitet e trafikut. Në dokumente shkruhet se vaksina në aeroport ka “ardhur dorazi”. Në pakon për Tiranën, “Vaksinat për ilaç njerëzor”, përfshihes­hin:

“Vaksina anti-COVID”, 1 kuti x 195 doza Age 83 kuti (x 100pc) Shiringa 70kuti x 100pc. Bashkë me to edhe solucioni i përzierjes. Një flakon i “Pfizer”, prodhon 5 vaksina pas përzierjes. Përveç vaksinës, të gjitha medikament­et dhe instrument­et e tjera ishin prodhime italiane. Dikush s’po thotë të vërtetën Të dhënat e përditshme të shpërndara nga Ministria e Shëndetësi­së mbi ecurinë e të infektuarv­e me COVID-19 dhe atyre të shëruar, nuk japin një sinjal alarmi. Ato janë dukshëm më të ulëta se sa një muaj apo dy muaj më parë. Por një tjetër pandemi, jo mjekësore, duhet ta ketë nxitur qeverinë që të mblidhet të dielën në darkë dhe të diskutojë e miratojë një akt normativ për importin e vaksinave. Në dokumentet që ka siguruar “Panorama”, autorizimi i ISHP-së për importin e vaksinave bëhet, “në zbatim të Aktit Normativ me Nr.01, datë 10.01.2021”. Habia në këtë rast është e kohës dhe e zvarritjet së pakuptimtë së qeverisë për aktet ligjore të importit të vaksinave. “Kemi dakordësua­r blerjen e 500 mijë vaksinave nga ‘Pfizer’. 10.750 doza të vaksinës do vijnë në javën e tretë të janarit. 9 mijë doza do të na i sjellin 2 vende partnere në mes të janarit”, tha Rama më 1 janar. Nëse dozat e para do vitin brenda mesit të janarit, pra brenda datës 15 janar, pse nuk kishte akoma një akt normativ, por duhej që qeveria të mblidhej ditën e diel në datë 10 janar?

Akoma më e dyshimtë bëhet mbledhja e qeverisë ditën e diel, po të përballet me deklaratat e Ramës. “Sa i përket zhdoganimi­t, procesi ka filluar ditën e premte dhe sot në orën 9 është kryer si proces për shkak të gjithë hapave që duheshin ndjekur, sepse vendi që na i ka dhënë vaksinat ka kërkuar konfidenci­alitet. Si t’ua shpjegoj këtë, në çfarë mënyre?”, i tha Rama gazetarëve ditën e vaksinimit. Ka shumë pak mënyra për të shpjeguar si ka filluar procedura e zhdoganimi­t ditën e premte, kur autorizimi i importit, sipas aktit normativ të së dielës, është lëshuar të hënën. Dhe, nëse procedura e zhdoganimi­t ka nisur të premten, pse qeveria nuk është mbledhur të premten apo të shtunën, për të firmosur aktin normativ mbi të cilin do bazohej leja e importit? Në fakt të premten në Tiranë, kishte të tjera situata të dala jashtë kontrollit që po shpërndahe­shin me shpejtësin­ë e virusit.

Deklarata e Ramës rri keq edhe më një tjetër detaj. Rama thotë në përgjigjet e ditës së hënë se zhdoganimi “sot në orën 9 është kryer si proces”. Por, dokumenti tregon se deklarata doganore është mbyllur në orën 13 e 45 dhe është vulosur nga dogana Shqiptare, në orën 14 e 42. Pra, shumë orë më vonë se ora 9 e mëngjesit. Kjo ngre dyshim se valixhja me gjilpërat ka ardhur nga Rinasi në Stadium.

 ??  ?? Dokumenti i autorizimi­t për importin e vaksinës pas aktit normativ të miratuar nga qeveria të dielën, një ditë para vaksinimit
Dokumenti i autorizimi­t për importin e vaksinës pas aktit normativ të miratuar nga qeveria të dielën, një ditë para vaksinimit
 ??  ?? Akti i zhdoganimi­t me vulën e Doganës në orën 14:42 së ditës së hënë
Akti i zhdoganimi­t me vulën e Doganës në orën 14:42 së ditës së hënë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania