Panorama (Albania)

Covid-19, dyfishohen testimet dhe rastet e zbuluara

Mbi 650 raste të reja, ulet nevoja për trajtim spitalor

-

Një kapërcim ditor i testeve të kryera ka dyfishuar numrin e qytetarëve të konfirmuar me virus. Nga 1575 tamponë të kryer të hënën, një ditë më pas u kryen 3727, nga të cilat testet e shpejta mendohet të kenë rritur stekën e rrjedhimis­ht identifiku­ar të infektuari­t thuajse nëçdo qytet të vendit. Tirana mban 2/3 e totalit me 190 raste vetëm dje, duke e çuar numrin e rasteve aktive në këtë qark afro 14 mijë e 400. Jo më pak problemati­kë janë Fieri, Shkodra, Durrësi, Lezha e Vlora që numërojnë mbi një mijë qytetarë me COVID-19. Në raport me rastet e identifiku­ara që kërkojnë trajtim spitalor, gjendja nuk mund të thuhet se ështëalarm­ante. Prej më shumë se një javë, të shtruarit në katër spitalet COVID janë nën 300, 10 për qind e të cilëve ndodhen në gjendje të rënduar. “Aktualisht, në 4 spitalet COVID po trajtohen 258 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Fatkeqësis­ht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 51-78 vjeç”, citohet në raportimin ditor të Ministrisë së Shëndetësi­së, e cila veç të dhënave bllok të përditësua­ra, nuk harron apelin e përditshëm për respektimi­n e distancës, maskës në ambiente të hapura e të mbyllura si dhe higjienën vetjake. Nga ana tjetër, janë me qindra ata që ia hedhin virusit. 440 u deklaruan dje të shëruar nga COVID-19, duke e çuar shifrën totale të qytetarëve imunë në 38 mijë e 421. Nga marsi i 2020ës raportohet të jenë kryer gati 300 mijë testime, nga të cilat janë konfirmuar mbi 664 mijë raste. Aktualisht, rreth 25 mijë qytetarë janë në luftë me virusin dhe 1252 në nëntë muaj pandemi nuk e kanë kapërcyer dot këtë betejë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania