Panorama (Albania)

Vetëm heqja e prizës nuk është përgjigje

- MANUELA KASPER-CLARIDGE

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, nuk ka më megafon në mediat sociale; “Twitter”, “Facebook” e të tjerët i bënë të qartë gjigantit të “Twitter”-it, se ata janë të fuqishmit e vërtetë: ata vendosin se kujt i lejohet të shprehet dhe si në platformat e tyre, thjesht duke bllokuar përdoruesi­n e tyre ndoshta më të famshëm.

88 milionë ndjekësit e @realDonald­Trump dhe 35 milionë abonentët në “Facebook” nuk mund t’i gjejnë më në këto platforma deklaratat e tij ndonjëherë të rrezikshme dhe raciste. Presidenti­t ia mbyllën megafonin. Donald Trump i ka përdorur llogaritë e tij si armë kundër atyre që mendojnë ndryshe. Gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme ishin shenjat dalluese të tij. Pasojat e kësaj mund të shihen në sulmin ndaj Kapitolit në Uashington.

LIRIA E SHPREHJES

Më në fund, qetësia thotë shumë. Dhe unë gjithashtu mora frymë e lehtësuar. Por vetëm për një kohë të shkurtër. Sepse kush do lirinë e shprehjes, duhet ta durojë lirinë e shprehjes. Më bën nervoz që një grup i vogël biznesmenë­sh mund të vendosin që t’i mbyllin dikujt derën ndaj platformav­e më me ndikim të komunikimi­t në botë.

Nuk e kam fjalën këtu për gjuhën e urrejtjes apo lajme të rreme. Ato duhet të identifiko­hen ose fshihen. Kjo është detyra e operatorëv­e të platformav­e. Një detyrë që ata gjatë muajve të fundit e kanë kryer vetëm me ngurrim. Në maj, tweet-et e para të Presidenti­t të SHBA-së u shoqëruan me paralajmër­ime. Pas zgjedhjeve, disa madje u fshinë. Të gjithë tani mund të shihnin se sa josubstanc­iale dhe të rrezikshme ishin disa nga deklaratat e Donald Trump. Kjo ishte një gjë e mirë.

Por, thjesht bllokimi është gjë shumë e lehtë. Operatorët e platformav­e po i shmangen përgjegjës­isë së tyre. Sepse edhe pa Donald Trump, ka miliona dhe miliona raporte të rreme, gjuhë urrejtjeje dhe propagandë të neveritshm­e në platformat e tyre. “Twitter”, “Facebook” dhe Co. duhet të përmbushin në këtë mes detyrimet e tyre shoqërore. Ata duhet t’i fshijnë dhe, kur është e nevojshme, t’i klasifikoj­në dhe identifiko­jnë lajmet e rreme.

PËRGJEGJËS­IA E OPERATORËV­E TË PLATFORMAV­E

Të mos harrojmë se këto rrjete sociale janë një mjet i rëndësishë­m për të shprehur mendimin, veçanërish­t në vendet me liri shtypi të kufizuar. Nuk ka asnjë lidhje me pluralizmi­n, kur disa pak bosë kompanish që janë përgjegjës vetëm ndaj aksionerëv­e të tyre dhe dominojnë tregjet, përdorin fuqinë e tyre për të vendosur mbi ligjërimin shoqëror dhe lirinë e shprehjes. Ka ardhur koha ta marrim seriozisht këtë fuqi faktike të “Facebook”, “Twitter” dhe “Google”. Na duhet më shumë rregullim, më pak dominim i tregut dhe më shumë përgjegjës­i nga operatorët e platformav­e.

Gjermania ka ndërmarrë hapat e parë në këtë drejtim. Ligji për rrjetet sociale (NetzDG) hyri në fuqi më 1 janar 2018 dhe sipas tij rrjetet sociale duhet të ndërmarrin veprime më të forta kundër lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes. Ligji u përshëndet nga Komisioni i BE. Që atëherë, “Facebook” dhe Co kanë punësuar qindra “moderatorë për përmbajtje­n” në Gjermani që kontrolloj­në komentet dhe i fshijnë ato nëse është e nevojshme. Krahasuar me numrin e komenteve, ky sigurisht që është vetëm një fillim - por sidoqoftë. Thjesht t’i heqësh dikujt prizën, si në rastin e Donald Trumpit, është pa dyshim një metodë jopremtues­e. Në vend të kësaj goliatët e mediave sociale duhet të përballen me përgjegjës­itë e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania