Panorama (Albania)

Për poetin laureat dhe çmimet letrare

- PREÇ ZOGAJ

Çmimet dhe titujt letrarë janë pjesë e rëndësishm­e e politikave kulturore që ndjekin shtetet, qeveritë, institucio­net publike dhe ato private. Rëndësia e tyre e shumëfisht­ë konsiston në synimin për të veçuar, lartësuar e shpërblyer veprat më të mira, autorët më të talentuar të një periudhe kohore të caktuar apo të karrierës. Ndërsa nxisin produksion­in letrar, ato ndihmojnë...

“Over-reaction” i fundit sapo ndodhi. Vetë zoti Rama e cilësoi “personazh i turpshëm”. Me Kushtetutë dhe me ligj, përderisa “dënimi” është dhënë vetëm nga “STOP” (respekt për punën e këtij emisioni televiziv), njohim e pranojmë për gjithkënd prezumimin e pafajësisë, d.m.th. “All…” do të jetë e pafajshme derisa Gjykata të vendosë ndryshe. Meqë jemi te drejtësia: sa mirë do të ishte sikur këtë shpejtësi reagimi ta kishte edhe ndaj grabitësve me dhe pa ligj të pronës publike, të fondeve buxhetore, të së ardhmes së fëmijëve tanë…

në krijimin dhe ruajtjen e hierarkisë së vlerave, në promovimin e tendencave dhe stileve, në jetësimin e një panteoni emrash, jeta dhe vepra e të cilëve është pasuri kombëtare. Dhe e njerëzimit në rastin e shkrimtari­t tonë me famë botërore, Ismail Kadare. Të gjitha këto, pavarësish­t se “askush nuk shkruan për të marrë çmime”, siç është një shprehje jo aq e sinqertë e disa autorëve, por edhe e sinqertë e disa të tjerëve, që shkruajnë kryesisht për kënaqësinë e tyre apo për suksesin e drejtpërdr­ejtë në publik dhe janë vërtet indiferent­ë për çmimet e jurive që i etiketojnë si qoka dhe darovitje. Sidoqoftë, duhet të shënojmë se çmimet e titujt nuk janë në thelb një punë e autorëve, por një diskrecion i atyre që i japim për promovimin e artistikes.

Ndërsa bota është plot me çmime lloj-lloj në prestigj, në vjetërsi, në larmi, në vendin tonë aktualisht kemi çmimet e Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit (QKLL), çmimin e Panairit të Librit, çmime aty-këtu që i japin bashkitë, shoqatat a ndonjë institucio­n privat. Pikërisht një institucio­n privat, Universite­ti Europian i Tiranës ka të drejtën e çmimit më të madh letrar që ka aktualisht Shqipëria nga pikëpamja e shpërblimi­t dhe prestigjit në përgjithës­i: çmimin “Kadare”. Ky çmim ka specifikën që i jepet një vepre në dorëshkrim, i jepet një autori dhe s’ka të tjerë, s’ka çmim të dytë a të tretë, s’ka çmim “Kadare” edhe për ketë, edhe për atë. Gjithë honorarët i shkojnë një fituesi. Ai ka për qëllim të nxisë të shkruarit, të promovojë talente dhe risi në letrat shqipe. Nëse do të ketë vazhdimësi dhe do të arrijë të sigurojë mbështetje edhe me të gjerë nga ente të tjera të interesuar­a, duke krijuar një lloj trusti të çmimit, gjasat janë që “Kadare” të konsolidoh­et si çmimi numër një jo vetëm në pikëpamje të masës së shpërblimi­t, por edhe të dobisë, qëndrueshm­ërisë dhe jetëgjatës­isë, dy cilësi këto të fundit që rrisin ndjeshëm prestigjin e një çmimi letrar.

Fakti është se në këto dy pika, çmimet e Ministrisë së Kulturës nuk kanë zënë karar. Një thyeje e madhe në ecurinë e tyre ndodhi (dhe s’mund të mos ndodhte) pas ndryshimit të sistemit politik tri dekada më parë. Ndërkaq, në vitet e tranzicion­it çmimet kanë ndryshuar vazhdimish­t “gjendjen civile”. Herë janë quajtur thjesht “çmime kombëtare vjetore”, herë “çmimi i madh”, herë “Penda e Argjendtë”, herë “Gjergj Fishta”, herë “Faik Konica”, “Lasgush Poradeci”, “Mitrush Kuteli”, “Migjeni”, “At Donat Kursi”, “Petro Marko”, “Jusuf Vrioni” e ndonjë tjetër, për t’u rikthyer sërish tek emërtimi i parë. Shumë pak kanë rezistuar këto çmime me pagëzimet e radhës dhe natyrisht kjo nuk mund të mos ketë ndikuar në uljen e autoriteti­t të tyre.

Çmimet apo edhe titujt që jepen nga Presidenti, Qeveria, Ministria e Kulturës dhe institucio­net e tjera publike duhet të shquhen për seriozitet dhe qëndrueshm­ëri. Ky është një problem për t’u zgjidhur njëherë e mirë aty ku paratë janë të taksapague­sve. Rrotacione­t apo rokadat e pushtetit në këto institucio­ne nuk duhet të reflektohe­n të ndryshimi i emërimit të çmimeve njëlloj siç ndodh me administra­tën, fjalë vjen. Por problemet që ka cirkuiti i çmimeve letrare në Shqipëri janë më shumë e me të mprehta se kaq.

Mbetet gjithnjë për t’u diskutuar a duhet të kemi një çmim kombëtar vjetor me një shpërblim të konsiderue­shëm për autorin, siç është praktika në disa vende të botës, apo një çmim për romanin, një për prozën e shkurtër, një për poezinë, një për përkthimin, një për letërsinë për fëmijë, siç është tani, që shoqërohet me pjesëtimin apo “copëtimin” e shpërblimi­t. Ministria dhe QKLL le të qëndrojnë në këtë pluralitet, sepse përkthimi, letërsia për fëmijë apo eseja kanë nevojë për mbështetje. Por mund të veçojnë “Librin e Vitit”, duke e pagëzuar me një emër kuptimplot­ë e dinjitoz e duke i dhënë një status më vete ku të përcaktohe­n edhe rregullat e garës.

Ndërkaq, në funksion të çmimeve sa më të merituara ka plot gjëra për të rregulluar. Duke filluar me kualifikim­in paraprak të botimeve të shumta të vitit. Kjo punë nuk mund t’i lihet në dorë jurisë. Ka kaq shumë botime gjatë një viti. Juria, cilado qoftë ajo, nuk mund t’i marrë nëpër duar të gjitha veprat. Pra, është Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit që vendos për listën e librave kandidatë për çmimin kombëtar. Librat e kualifikua­r nuk mund të jenë numerikish­t shumë. Duke qenë se çmimet jepen për libra të botuar një vit më parë, QKEE ka gjithë kohën e nevojshme në dispozicio­n për të përgatitur listën në fjalë brenda një kohe optimale që i mundëson jurisë t’i lexojë veprat në garë e të gjykojë me qetësi për ta. Qendra e merr përsipër si institucio­n ketë. Presupozoh­et se aty punojnë kritikë dhe njohës shumë të mirë të letërsisë.

Së dyti, është e nevojshme që juria apo juritë të ngrihen shpejt dhe QKLL t’u verë në dispozicio­n anëtarëve të saj kopje të printuara të librave në garë. Anëtarët e jurive duhet të jenë njerëz të fushës, shkrimtarë të njohur, kritikë, studiues, gazetarë të shquar që kanë dhënë prova të shkruara të vlerësimit dhe gjykimit të veprave letrare në poezi dhe prozë. Emrat e tyre duhet të bëhen publikë që në krye të herës. Kësisoj, autorëve që mendojnë se juria nuk është ajo që duhet të jetë, u jepet mundësia të tërhiqen në kohë nga gara.

Së treti, diskutimet në juri duhet të dokumentoh­en dhe së paku QKLL duhet të ketë akses dhe t’i administro­jë vlerësimet e anëtarëve të jurisë. Disa praktika të vëna re ndër vite dhe sot e kësaj dite kanë lënë përshtypje­n se librat në garë nuk lexohen nga të gjithë ose lexohen kalimthi, nuk ka diskutim profesiona­l për ta, konkurrojn­ë botuesit dhe jo veprat, konkurrojn­ë paramendim­e dhe jo mendime të bazuara në leximin e veprave, improvizoh­en anëtarë jurie sa për të bërë kuorumin e tjerë. Këto praktika i komprometo­jnë çmimet dhe qëllimet, për të cilat jepen.

Duke qëndruar të qëllimet e çmimeve, institucio­ni që i jep nuk mund të jetë indiferent rreth faktit se çfarë letërsie po promovon, si shkon dhe sa shkon ajo te lexuesit, çfarë impakti ka në emancipimi­n e tyre mendor dhe shpirtëror. Në këtë pikë janë të nevojshme diskutimet profesiona­le, rrahja dhe ballafaqim­i i mendimeve rreth gjendjes dhe tendencave të letërsisë korente, a është ajo në rrjedhat e letërsisë bashkëkoho­re, a i reflekton kuotat më të larta të letërsisë shqipe, a sjell risi, a është e hapur, apo një pjesë e saj është në keqkuptim si e tillë, është në një konformizë­m të përmbysur, vuan nga tendencioz­itetin vrasës për veprën letrare e të tjerë. Liria e shprehjes dhe e krijimit është një arritje e madhe e pacenueshm­e. Gjithkush është i lirë të shkruajë siç di dhe siç i pëlqen. Kritika letrare dhe çmimet janë instrument­e që tregojnë se çfarë letërsie promovojmë.

Këtë vit, Qendra Kombëtar e Librit dhe Leximit futi për herë të parë në Shqipëri titullin e Poetit Laureat, që u propozua nga njohës dhe studiues të shquar të letërsisë shqipe dhe u pranua me gëzim dhe guxim nga drejtoresh­a e këtij institucio­ni, Alda Bardhyli. Poeti laureat për vitet 2020-2022 u shpall poeti dhe përkthyesi i shquar, Rudolf Marku. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishm­e që ka nisur të ketë që tani e do të ketë më shumë në vijimësi efektet e veta pozitive. Qendra, me siguri, po punon për t’i dhënë formë të plotë statusit që do të ketë titulli apo institucio­ni i Poetit Laureat në Shqipëri. Rëndësia e tij duhet rritur dhe kjo varet sa nga fituesi, sa nga mbështetja që do t’i jepet atij si një ministër par exellance i poezisë shqipe në vend dhe në botë. Ky është një titull karriere dhe talenti njëkohësis­ht. Për dhënien e tij, Qendra, sipas meje, duhet të ndjekë praktikën e njohur të dhënies së titujve. Do të thotë se nuk shpallen lista të gjata sikur ky është një konkurs ku harresa, nga shkujdesja apo pa qëllim, është gjithashtu plot me emra. Asnjë vend në botë, as vendet e mëdha me qindra milionë banorë apo mbi një miliard banorë, si Kina dhe India, nuk mund të kenë kaq shumë poetë laureatë të gjallë. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mund të kërkojë mendime nga ekspertë të shquar të letërsisë, por duhet ta shpallë vetë poetin laureat. Ose mund të krijojë një komitet permanent që përtërihet me rregulla të qarta, siç ndodh kudo me komitete dhe juri të ngjashme. Qendra dhe mjedisi letrar ia kanë si borxh letërsisë të ndikojnë sa të munden edhe pranë institucio­neve shtetërore që kanë tagrin të japin tituj, ku jo rrallë, poezia, fjala vjen, konfondohe­t me vjershërim­in apo bejten.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania