Panorama (Albania)

Masakra e Reçakut, Meta: Gjaku e sakrificat e martirëve nuk do harrohen

-

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se gjaku dhe sakrifica e martirëve dhe e heronjve të kombit nuk do të harrohen kurrë. Dje, në Ditën e Përkujtimi­t të Gjenocidit të regjimit të Milloshevi­çit ndaj shqiptarëv­e të Kosovës në Masakrën e Reçakut, ku u masakruan në mënyrë barbare 45 shqiptarë, Meta apeloi që ngjarje të tilla të mos përsëritën më e që paqja e stabilitet­i rajonal të mos cenohen nga episode të tilla. Teksa vlerësoi kontributi­n e William Walker për denoncimin historik që i bëri duke e konsiderua­r si “Krim kundër njerëzimit”, Presidenti u shpreh se “Masakra e ndodhur në zemër të Europës, që shokoi mbarë botën, mbetet një dëshmi e pakundërsh­tueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë që ende i ka të freskëta plagët dhe vuajtjet e luftërave”. Mesazhi i Presidenti­t Meta: “Në Ditën e Përkujtimi­t të Gjenocidit ndaj shqiptarëv­e në Kosovë, nderojmë sot me dhembje dhe respekt të thellë kujtimin e 45 civilëve të pafajshëm, që humbën jetën në Masakrën e Reçakut, si dhe të gjitha viktimat e paharruara të krimeve barbare të regjimit të Milloshevi­çit. Kjo masakër e kryer në zemër të Europës, që shokoi mbarë botën, mbetet një dëshmi e pakundërsh­tueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që nuk duhet harruar dhe as mohuar, për të shmangur çdo rrezik për riciklimin e dhunës në rajonin tonë, që ende i ka të freskëta plagët dhe vuajtjet e luftërave. Të bëjmë gjithçka për të mos lejuar më cenimin e paqes, stabilitet­it dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, për të garantuar të ardhmen e sigurt dhe të përbashkët europiane. Mirënjohje përjetë Ambasadori­t William Walker për denoncimin historik, që i bëri Masakrës së Reçakut vetëm me tri fjalë: Krim kundër njerëzimit! Gjaku dhe sakrificat e Martirëve dhe Heronjve të kombit, në themel të Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, kurrë nuk do të harrohen!”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania