Panorama (Albania)

Pedagogët kërkojnë të vaksinohen: “Të shpëtojmë këtë vit akademik”

- Sandër Kovaçi

Për t’i dhënë fund mësimit online, pedagogët kanë kërkuar siguri për jetën, vaksinimin. Përmes një letre drejtuar Kryeminist­rit Edi Rama, sindikata e punonjësve të universite­teve duan prioritet në planin kombëtar të vaksinimit, si të vetmen mënyrë që i hap rrugë kthimit në auditorë. “Ne këmbënguli­m që të vaksinohem­i, që të japim mësimin në auditor për të mbyllur këtë vit online, i cili bëhet në mënyrë rrethanore. Pedagogët improvizoj­në çfarëdollo­j mënyre për ta realizuar. Ata që kanë nevojë për formimin praktik janë më të diskriminu­arit si rezultat i mësimit online, kështu që e kanë të domosdoshë­m kthimin në auditor”, deklaroi kreu i sindikatës, Sandër Kovaçi, i cili ka gati planin e vaksinimit, që sipas tij, duhet të fillojë me pedagogët në moshë, të cilët nuk janë më pak se 2500 të tillë. “Nuk është ndonjë numër i madh, pesë mijë. Nga këta, gjysma janë mbi 45 vjeç që mund të jenë më të rrezikuar. Kështu që mund të bëhet një grafik me profesorat­in në moshë prioritet dhe nëse ka hapësira, për të tjerët. Nuk insistojmë që të japim mësimin online, por që të kthehemi në auditor e të shpëtojmë këtë vit akademik”. Teksa nxënësit prekën shkollat, me gjithë vështirësi­të e mësimit me turne apo të alternuar me atë online, studentët e kanë nisur dhe po vijojnë mësimin në distancë. Vendimi i fundit i komitetit të ekspertëve la të rinjtë edhe për dy javë të tjera në shtëpi, ndërsa shumë shpejt nis sezoni i provimeve, i cili kërkon domosdoshm­ërisht praninë fizike në auditorë, njëjtë siç u veprua në vjeshtë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania