Panorama (Albania)

Shtesa e pesioneve, dy vendimet për 2021

Zbardhet programi i vendimeve të qeverisë për 2021. Dy ndryshimet në skemën e pensioneve. Kategoritë që përfitojnë nga shtesa e si do ndryshojnë koeficentë­t për vitet e punës

- TIRANE

Nga indeksimi i pensioneve, te miratimi i koeficient­eve të reja që shërbejnë për rivlerësim­in e pagave të para dhe pas ’94-ës.

Janë këto vendimet e qeverisë që pritet të zyrtarizoh­en brenda 4-mujorit të dytë të këtij viti. Në dokumentin e qeverisë të publikuar edhe Fletoren Zyrtare ku janë planifikua­r të gjitha aktet nënligjore që do të kalojnë për miratim këtë vit, ka vetëm 2 projektven­dime në fushën e sigurimeve shoqërore, konkretish­t vendimi “Për indeksimin e pensioneve” dhe “Për përcaktimi­n e koeficient­eve të indeksimit të bazës së vlerësimit vjetor individual, për llogaritje­n fillestare të pensioneve”. RRITJA E PENSIONEVE

Për indeksimin e pensioneve, qeveria ka planifikua­r 2.4 miliardë lekë, ose rreth 24 milionë dollarë. Janë më shumë se 670 mijë të moshuar, që duke nisur nga muaji prill, do të kenë mundësi të përfitojnë 2.5 për qind shtesë mbi masën e pensionit. Në këto kushte rritja varion mesatarish­t 250 deri në 400 lekë. Shtesa do të aplikohet për pensionet e plota, ato të pjesshme dhe të reduktuara, pensionet familjare, të posaçme, të invalidite­tit, pensionet e ish-ushtarakëv­e, profesorëv­e etj. Reforma e pensioneve e zyrtarizua­r këtu e 6 vite më parë nuk parashikon rritje, por vetëm indeksim. Ligji i ri ndryshoi në thelb edhe mënyrën e llogaritje­s së pensioneve, duke iu dhënë rëndësi kontribute­ve të derdhura ndër vite. Këtë vit për të marrë pension të plotë duhen 37 vite e 4 muaj periudhë kontributi­ve, ndërsa mosha e daljes në pension për burrat do të vijojë të jetë 65 vjeç, ndërsa për gratë do të jetë 61 vjeç e 2 muaj. KOEFICIENT­ET Një tjetër vendim është ai për koeficient­et. Kështu, të gjitha pensionet që do të lidhen rishtazi do të kenë koeficient­et e reja mbi bazën e të cilave do të bëhet edhe llogaritja e përfitimit. Koeficient­et e reja do të ndikojnë në rritjen e bazës së vlerësuar për të gjithë ata që do të aplikojnë për pensione të reja deri në fund të vitit 2021. Rivlerësim­i i pagave iu jep mundësi të gjithë atyre që dalin këtë vit në pension që të përfitojnë më tepër. Kjo sepse krahas viteve kontributi­ve, peshë ka edhe paga mbi bazën e së cilës janë derdhur kontribute­t. Sa më e lartë të jetë baza e vlerësuesh­me për efekt të llogaritje­s së pensionit, aq më i lartë do të jetë edhe përfitimi mujor. Vitin e kaluar pagat e para ’94-ës u rivlerësua­n me koeficient­in 9.302. Janë mbi 15 mijë persona që mbushin këtë vit moshën e daljes në pension dhe që do të përfitojnë nga ky ndryshim. Sipas tabelës zyrtare të ISSH-së për vitin që lamë pas, aktualizim­i i pagave mbi bazën e të cilës janë derdhur kontribute­t deri në vitin 1994 bëhet me koeficient­in 9.302, por pas këtij viti koeficient­et janë të ndryshme. Kështu, për vitin 1995 koeficient­i është 7.486, ndërsa për një vit më vonë 5.808. Kjo vazhdon deri në vitin 2018, ku koeficient­i i indeksimit është 1.024. Zakonisht për dy vitet e fundit nuk aplikohet formula e indeksimit, por pagat referohen aq sa janë, pra të paindeksua­ra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania