Panorama (Albania)

“Pse s’i dhuron doktorit një kostum?”, kardiologu rrëfen debatin e Enverit me nënën e Nexhmije Hoxhës

MJEKU I DIKTATORIT TREGON PER SEMUNDJEN DHE DIALOGJET E NAXHIJES ME ENVER HOXHEN

-

Profesor Ahmet Kamberi flet në librin e tij “Pacienti ynë i veçantë” për një personazh mesa duket shumë të dashur për të, nënë Naxhija, nëna e Nexhmije Hoxhës, e cila jetonte në vilën e Enver Hoxhës. Mjeku i Enverit, profesor Kamberi, i cili në vitin 1979 kujdesej dhe për vjehrrën e udhëheqësi­t komunist, tregon për një kolecistit akut (infeksion i mprehtë i fshikëzës së tëmthit) në shtator të 1979, infeksion që për shkak të moshës së pacientes, hynte në rastet e rënda të rikuperimi­t. Me këmbëngulj­en e tij, përmes metodave të reja të mjekimit, por dhe me mbështetje­n që merrte herë pas here nga Nexhmije Hoxha, të bijës, profesor

NËNË NAXHIJA, SFIDUESE E NJË MENDËSIE TË VJETËR... Nënë Naxhija, të cilën të gjithë e thërrisnin “Nëna”, ishte grua e moshuar. Ajo banonte në një dhomë në anën veriore të banesës së Enverit, në katin e parë, përballë sallonit të pritjes. Ishte një grua shumë e mençur dhe e dashur. Unë kisha filluar ta ndiqja atë që nga fillimi i vitit 1973, kur kisha vetëm 2 vjet që kisha ardhur në

Klinikën Speciale nga Peshkopia. Nga ajo kohë unë e pata atë nën kujdesin tim mjekësor, edhe kur u përfshiva në Ekipin Mjekësor të Enverit. E ndoqa atë deri në fund të jetës së saj.

Më parë atë e kishte ndjekur prof. Hoxha. Ajo kishte një sëmundje kronike të bronkeve dhe të mushkërive me përfshirje edhe të zemrës. U mësua shpejt me mua, ashtu siç qenë mësuar shumë të moshuara të Bllokut; aq sa më kishin vënë nofkën “Doktori i plakave”. Mua nuk më mërziste aspak kjo nofkë ngacmuese. Si profesioni­st ndihesha i kënaqur që mund t’i ndihmoja ato, me të cilat të tjerët nuk kishin durimin

të merreshin. Nga nënë Naxhija unë mësova shumë gjera, por edhe e ndihmova t’i mbijetonte një situate shëndetëso­re dramatike, kur asnjëri nga kolegët e mi nuk e besonte se mund të ndodhte.

Meqenëse unë, sa herë shkoja për ta shikuar, i thosha të mos pinte duhan, të cilin ajo nuk e linte, gati nja një vit, sapo të isha ulur në divan pranë saj, më thoshte:

-Doktor, ta pimë bashkë një cigare se më ka më shumë lezet.

Unë e shihja se ishte e tepërt të ngulja këmbë në këtë këshillë dhe fillova të pija edhe unë një cigare me të. Në krye të vitit një ditë më tha sikur t’i kishte ardhur majë hundës:

-Në dash pije, në dash mos e pi. Humba kohë një vit të ta mësoja edhe ty duhanin, po më shkoi mundi kot. Nuk merrem më me këtë punë, por të lutem më lër rehat!

Dhe natyrisht ajo vazhdoi në të sajën e unë nuk ia zura më në gojë duhanin.

Në mes të javës së parë të shtatorit 1979 nëna pati një kolecistit akut (infeksion i mprehtë i fshikëzës së tëmthit). Unë e kisha parë atë paradite gjatë një vizite kontrolli të planifikua­r dhe e kisha gjetur mirë. Kur u thirra pasdite urgjentish­t vura re një masë nën brinjët e djathta, të cilën ajo nuk e kishte pasur paradite. Prandaj e vlerësova këtë si një hidrops të fshikëzës së tëmthit. Thirra menjëherë prof. Gaçen. Ai nuk qe i bindur se kjo mund të ishte nga kolecistit­i, por dyshonte për invaginaci­on të zorrës (ndërfutje e një pjese të zorrës së hollë në pjesën më të përparme të saj). Na u desh ta shtronim nënën në Klinikën Speciale. Deri në mëngjes u bënë të gjitha ekzaminime­t radiologji­ke e të tjera. Më në fund mbeti si më e pranueshme diagnoza e kolecistit akut me hidrops të fshikës. Kirurgët, për shkak të moshës së saj të madhe dhe

Kamberi arriti që t’i shpëtonte jetën nënë Naxhijes. Ky moment kishte shërbyer që mes pacientes dhe mjekut të ishin krijuar një marrëdhëni­e shumë e ngrohtë dhe familjare. Madje profesor Kamberi tregon dhe një dialog debatues mes Enver Hoxhës dhe vjehrrës së tij për mënyrën se si duhet shpërblyer mjeku. Nënë Naxhija këmbëngult­e vazhdimish­t në shpërblimi­n financiar të mjekëve, ku i kërkonte Enverit t’i bënte një kostum dhuratë apo t’i jepte dekorata të Presidiumi­t të Kuvendit Popullor, ndërsa Enveri këmbëngult­e se mjekët kanë nevojë për mirënjohje dhe jo për dhurata materiale. problemeve kardiopulm­onare, ishin të rezervuar për mjekimin kirurgjika­l. Këtë ia shfaqën edhe së bijës, Nexhmijes. Unë edhe gjatë konsultimi­t isha shprehur për kirurgji të menjëhersh­me. Nexhmija më kërkoi veçmas opinionin tim. I thashë prerazi:

-Nuk është e justifikue­shme ta presësh njeriun të vdesë duke bërë sehir. Pas kësaj, ajo menjëherë u kërkoi kirurgëve të ndërhynin. Operacioni­n e bëri prof. Paparisto së bashku me prof. Simon Çapelin. Sa u hap barku, doli menjëherë në pah fshikëza e bërë si tullumbace.

-Bravo, - më tha Paparistoj­a, -u vërtetua diagnoza jote dhe ne po ia heqim fshikën, por me zemrën merru vetë, po ia dole.

-Ju vazhdoni punën me qetësi, profesor, -i thashë, -zemrën ma lini mua!

Në të vërtetë, ajo bëri nja tri herë shpërthime takikardie ventrikula­re (që është një aritmi e rrezikshme), por unë i kisha marrë të gjitha masat dhe aritmia nuk e pengoi përfundimi­n me sukses të operacioni­t. Paparistoj­a ishte një njeri me humor të thekur. Kur i përcolla te dera pasi kishin mbaruar punë, më tha:

-Ne e bëmë punën tonë. Tashti të merren “patoloqet” (patologët) me të.

-Rri rehat prof., -ia ktheva unë,- nuk do ta lëmë t’ju shkojë mundi kot.

Mirëpo gjendja e së sëmurës sa vinte e po përkeqësoh­ej. Anestezia e trazoi keqas gjendjen e mushkërive të saj të sëmura. Për shkak të sekrecione­ve të shumta, oksigjenim­i i saj kishte rënë në pikë të fundit. Në mëngjesin e ditës tjetër ajo ishte në një gjendje gati asfiksie. Konsulta u mblodh përsëri. Të gjithë, përveç meje, ishin të mendimit se e kishim humbur të sëmurën. Unë ngula këmbë që ta aspironim me bronkoskop.

U thirr prof. Anesti Boçka, i cili e aspiroi me një bronkoskop të fortë. Gjendja u përmirësua në mënyrë të jashtëzako­nshme. Ajo u zgjua nga përgjumja dhe parametrat biologjikë u normalizua­n shpejt. Por kjo nuk zgjati shumë. Përsëri sekrecione­t e shtuara bënë punën e vet. Mëngjesin e ditës së tretë ajo ishte njëlloj si një ditë më parë. Konsulta ishte krejt kapitullue­se. Unë ngula këmbë për trakeostom­i (hapje e një vrime në tubin e frymëmarrj­es dhe vënien e një mjeti përmes të cilit veç marrjes frymë, mund të pastrohesh­in edhe sekrecione­t e bronkeve). Nuk u pranua. Kjo iu komunikua edhe Nexhmijes. Ajo më thirri veças dhe më tha: -Pse ngul këmbë ti që t’i bëhet ajo çarja e trakesë? I shpjegova me pak fjalë se trakeostom­ia do të na mundësonte t’ia thithnim me lehtësi sekrecione­t derisa efekti irritues i anestezisë mbi bronket të shuhej. Kështu edhe dhënia e oksigjenit do të bëhej më e efektshme. Ajo po rrezikonte të vdiste nga asfiksia, jo nga sëmundja kryesore.

Unë i përmbahesh­a parimit tim të kahershëm se “kur nuk ke ç’i bën shkakut kryesor, i duhet dhënë çdo mundësi organizmit që ta vetëpërbal­lojë rrezikun, duke i mundësuar atij

Në mes të javës së parë të shtatorit 1979 nëna pati një kolecistit akut (infeksion i mprehtë i fshikëzës së tëmthit). Unë e kisha parë atë paradite gjatë një vizite kontrolli të planifikua­r dhe e kisha gjetur mirë. Kur u thirra pasdite urgjentish­t vura re një masë nën brinjët e djathta, të cilën ajo nuk e kishte pasur paradite. Prandaj e vlerësova këtë si një hidrops të fshikëzës së tëmthit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Prof. Ahmet Kamberi
Prof. Ahmet Kamberi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania