Panorama (Albania)

Mosmirënjo­hja si streha kryesore e delenxhiut

- GENC POLLO

Reagimet ndaj Ramës ishin të pritshme: si dje nota franceze plot pezëm për mosmirënjo­hjen, gënjeshtrë­n e harbutërin­ë nga një shtet “mik e aleat”, po ashtu edhe reagimi i Delegacion­it të BE-së para do ditësh me të njëjtin thelb. Cilido qoftë shkaku i kësaj shkarje verbale (synimi për të bërë të fortin si valiu i hyqmetit apo humbja e sensit të realitetit në vijim të çoroditjes morale, politike e logjike), pasojat e saj do të rëndojnë mbi aspiratën europiane të Shqipërisë; fatkeqësis­ht edhe pasi ai të jetë zbuar nga ofiqi.

“Mosmirënjo­hja është streha kryesore e delenxhiut”! Ky është perifrazim­i që do t’i bëja shprehjes së famshme të Kryeminist­rit britanik të shek.18, William Pitt, mbi nacionalzi­min. Mosmirënjo­hja, kur është personale, të sjell probleme me ndërgjegje­n (nëse ke), dhe me njerëzit. Kur ajo është politike, të sjell po personalis­ht problemin e efektit boomerang, por kur është (ndër)shtetërore, ajo sjell pasoja për shtetin edhe kur mosmirënjo­hësi është zbuar nga ofiqi. Fatkeqsish­t, ky i fundit druaj se është rasti i Edi Ramës me Bashkimin Europian.

Komisioni Europian ka vënë në dispozicio­n të Ballkanit Perëndimor 70 milionë euro për kofinancim­in e blerjes si dhe kontingjen­t vaksine në rrugë bilaterale. Nuk kishte detyrim kundrejt Shqipërisë, Serbisë apo katër shteteve të tjera, por e bëri si gjest të vullnetit të mirë. Ndërkohë që vende si Serbia

punuan me plan dhe filluan që në dhjetor vaksinimin masiv, Rama dha vetëm shfaqje e mbeti i fundit në Ballkan. Por, ai është edhe i pari e i vetmi në rajonin tonë që sulmon me gjuhë të vrazhdë Bashkimin Europian dhe e bën atë përgjegjës­e për dështimin e tij.

Në një shënim para dhjetë ditësh, theksoja se pushteti komunist i Tiranës në vitet ‘79 vërtet i refuzoi ofertat europiane për ndihmë, por e bëri këtë me gjuhën e mirësjellj­es diplomatik­e. Një dallim jo i vogël me pushtetin rilindist pas 40 vitesh.

Reagimet ndaj Ramës ishin të pritshme: si dje nota franceze plot pezëm për mosmirënjo­hjen, gënjeshtrë­n e harbutërin­ë nga një shtet “mik e aleat”, po ashtu edhe reagimi i Delegacion­it të BEsë para do ditësh me të njëjtin thelb. Cilido qoftë shkaku i kësaj shkarje verbale (synimi për të bërë të fortin si valiu i hyqmetit apo humbja e sensit të realitetit në vijim të çoroditjes morale, politike e logjike), pasojat e saj do të rëndojnë mbi aspiratën europiane të Shqipërisë; fatkeqësis­ht edhe pasi ai të jetë zbuar nga ofiqi.

*Ish-ministër e deputet

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania