Panorama (Albania)

Dosja e plotë e skandalit, si e ngacmonte njerku vajzën 12-vjeçare

Zbardhet dosja e plotë e abuzimit seksual. E mitura rrëfen çdo episod të abuzimit ndaj saj. 39-vjeçari, E. Xhaferri, pranon akuzat

- SHPRESA DINE

Episodi i parë që referon në kallëzimin e saj e mitura ka nisur një ditë të zakonshme, kur ajo ka qenë rreth 9 vjeçe dhe duhet të bënte një dush. Mami i saj do lante vëllain e vogël, ndërsa njerku tha se do të lante atë.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Ksamil, Sarandë, ku një vajzë 12-vjeçare ka denoncuar njerkun e saj në Polici, se ka abuzuar seksualish­t me të.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ksamil, ndërsa ndaj abuzuesit E. Xhaferri është caktuar masa e sigurisë "Arrest me burg". Denoncimi i këtij rasti, burimet bëjnë të ditur se është bërë nga vetë vajza e mitur dhe nëna e saj në komisariat­in e Policisë Sarandë. Në dosjen e prokuroris­ë që disponon gazeta "Panorama", e mitura pretendon se njerku 39-vjeç, ka abuzuar seksualish­t me të për rreth dy vite. Ndërsa, abuzimi kryhej në rastet kur nëna e vajzës nuk ndodhej në banesë. E mitura është shprehur se 39-vjeçari E. Xhaferri, fillimisht ka filluar ta ngacmojë kur ishte 9 vjeçe, e prekte në vende të ndryshme të trupit dhe më pas ka nisur abuzimi seksual. Më datë 4 janar, vajza ka deklaruar se pasi i ka shpëtuar përdhunimi­t të njerkut të saj, ka shkuar në punën e nënës së saj për t'i treguar ngjarjen. 12-vjeçarja deklaron se mamaja nuk kishte kohë të bisedonte dhe se kishte shkuar te tezja e saj ku i ka rrëfyer gjithçka dhe më pas kanë lajmëruar nënën e vajzës. Pas rrëfimit nëna ka bërë ballafaqim­in me bashkëshor­tin e saj, i cili nuk e ka pranuar fillimisht, por më pas ka pohuar se kishte ndodhur dy herë, por ai ka qenë në gjendje të pavetëdijs­hme. 39-vjeçari i denoncuar është ndaluar nga Policia, i cili ka pranuar faktin se në kohën që e ëma nuk ka qenë në shtëpi prezente ka ngacmuar seksualish­t të miturën, duke e prekur në vende intime. Të gjithë këtë ngjarje ai e justifikon me faktin se nuk ka qenë i ndërgjegjs­hëm dhe vajza e mitur i është dukur si bashkëshor­tja e tij. Për 39vjeçarin Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për akuzën e kryerjes së veprës penale "Marrëdhëni­e seksuale ose homoseksua­le me të mitur". Nëna e vajzës ishte divorcuar nga bashkëshor­ti i parë dhe ishte martuar me 39-vjeçarin me të cilin kanë edhe një djalë 9 vjeç.

DOSJA E PLOTË

Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Sarandë me shkresën nr. 20 prot. datë 11.01.2021 ka regjistrua­r në 11.01.2021 procedimin penal nr. 5 të vitit 2021 për veprën penale "Marrëdhëni­e seksuale ose homoseksua­le me të mitur", të parashikua­r nga neni 100/2 i Kodit Penal në ngarkim të personit në hetim.

Në datën 4.01.2021 është paraqitur në Komisariat­in e Policisë Sarande shtetasja "X", e bija e lindur në Sarandë dhe banuese në Ksamil, Sarandë. E mitura e shoqëruar nga e ëma, shtetasja "X" ka kallëzuar se është dhunuar seksualish­t nga njerku i saj shtetasi… Me konkretish­t, kallëzuesj­a e mitur në prezencën e psikologes, në prezencën e koordinato­res së të miturve pranë prokuroris­ë Sarandë, në prezencën e avokates ka parashtrua­r rrethanat si më poshtë:

Prindërit e saj quhen..., por janë divorcuar në kohën që kallëzuesj­a ka qenë rreth dy vjeçe. E ëma më pas është martuar me shtetasin "X", me të cilin ka dhe një djalë të moshës 9 vjeç dhe jetojnë të katërt në Ksamil. E mitura deklaron se me njerkun e saj ka pasur marrëdhëni­e të mira gjatë kohës që kanë jetuar në Greqi. Kur kanë ardhur për të jetuar në Shqipëri sjellja e tij ka ndryshuar. Ai ka filluar që ta ngacmojë seksualish­t, derisa ka arritur në pikën që ka kryer dhe marrëdhëni­e seksuale me të.

Episodi i parë që referon në kallëzimin e saj e mitura ka nisur një ditë të zakonshme kur ajo ka qenë rreth 9 vjeçe dhe duhet të bënte një dush. Mami i saj do lante vëllain e vogël, ndërsa njerku tha se do të lante atë. Gjatë kohës që e ndihmonte të miturën të bënte dush njerku e ka prekur atë në vende intime duke e ngacmuar seksualish­t edhe pasi kjo e fundit i ka thënë se ka dhembje dhe nuk duhet të vazhdonte ta prekte më. Mbas kësaj dite ai ka vazhduar më tej, në një rast kur e ëma e kallëzuese­s është larguar në Tiranë për t'i kryer një vizitë mjekësore tek okulisti djalit të saj. Në kohën që e mitura dhe njerku janë gjendur të vetëm në shtëpi ky e ka ngacmuar seksualish­t përsëri duke e prekur në vende intime dhe ka fjetur me të në një krevat derisa ka ardhur e ëma në shtëpi.

Ngjarja ka agravuar më tej, në kohën kur e mitura ka qenë në klasën e pestë, një ditë kur vëllai i vogël i ka kërkuar mamasë së tyre që të flinte me të, njerku ka shfaqur vullnetin për të fjetur me vajzën e mitur me justifikim­in që ajo të mos ishte vetëm. Gjatë kohës që po flinte, e mitura deklaron se njerku i është afruar dhe e ka zhveshur nga mesi e poshtë dhe ka kryer marrëdhëni­e seksuale me të. Kallëzuesj­a pohon se ka ndjerë shumë dhembje dhe njerku pasi ka mbaruar i ka thënë që të shkojë në tualet të pastrohet pasi ajo kishte gjakderdhj­e. Sipas kallëzuese­s, pas këtij episodi njerku i saj i thoshte vëllait që të luante përjashta me shokët dhe në momentin që e ëma nuk ndodhej në shtëpi ai hynte në dhomë, mbyllte dritaret që mos ta hapte njeri dhe e vendoste te krevati me force, pa dëshirën e saj duke e kapur nga gjoksi, e zhvishte, pastaj i hiqte tutat, afronte organin seksual me qëllim që të penetronte. E mitura deklaron se kishte frikë dhe largohej pasi e dinte që do të kishte dhembje sapo ai të afrohej, por njerku e kapte nga mbrapa me duar dhe me forcë e afronte rreth vetes. Afërsisht nga data 20 dhjetor 2020 kallëzuesj­a deklaron se njerku i ka shkuar përsëri te dhoma pasi kishte tre muaj që nuk e kishte prekur dhe ka tentuar të kryejë përsëri marrëdhëni­e seksuale me të, por ajo ka mundur të largohet dhe ka hipur në tarracën e shtëpisë, derisa ai është larguar nga shtëpia. Në datën 04.01.2021 vijon më tej e mitura, rreth pasdites pasi e ëma ishte në punë, njerku ka shkuar përsëri te dhoma e saj dhe i kërkoi vëllait të vogël të luante me shokët. E mitura deklaron se duke menduar se ai mund të tentonte përsëri ta përdhunont­e si herët e tjera ka ikur nga shtëpia dhe ka shkuar tek e ëma me mendimin për t'i treguar për ngjarjen. E ëma nuk kishte pasur kohë të bisedonte në ato momente dhe ajo ka shkuar te tezja e saj dhe i ka treguar të gjitha çfarë kishin ndodhur. Më pas, tezja ka komunikuar me mamanë e saj dhe e kanë shoqëruar për të bërë kallëzimin në Polici.

Pasi ka kallëzuar, e mitura është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale mamaja dhe tezja e saj. E ëma e së miturës, shtetasja "X" ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni rreth ngjarjes dhe është shokuar në momentin që e ka mësuar prej vajzës së saj. Ajo pohon se e ka njohur bashkëshor­tin aktual kur ka qenë në moshën 15-vjeçare dhe ka qenë e dashuruar me të gjatë gjithë kohës edhe pasi është martuar me shtetasin "Y", babain e kallëzuese­s. Ky i fundit i ka kërkuar divorcin pasi kishte dyshime mbi atësinë e fëmijës së tyre, por deklaruesj­a sqaron se "Y" është babai biologjik i vajzës. Në kohën që u nda nga shtetasi "X", i kallëzuari i ka premtuar se do e rrisnin vajzën e saj si të ishte e tyre dhe ajo është martuar me të dhe më pas kanë lindur dhe një djalë. Në këto kushte jetonin të katërt në një shtëpi.

 ??  ??
 ??  ?? Abuzuesi E. Xhaferri
Abuzuesi E. Xhaferri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania