Panorama (Albania)

Dyfishohen rastet me COVID-19, por më pak të shtruar

Në spital rreth 1 për qind e të infektuarv­e aktivë, arsyet

-

Do të duhej së paku që me rritjen e të infektuarv­e aktivë, të kishte një shtim të pacientëve që kanë nevojë për kujdes spitalor. Por nuk ka ndodhur kështu. Madje edhe pse shifra e personave aktivë është dyfishuar, shtrimet në spital jo vetëm nuk janë rritur, por kanë ardhur në rënie, një tendencë kjo që është vërejtur që prej fillimit të muajit dhjetor. Aktualisht janë rreth 26 mijë persona të infektuar aktivë, por vetëm 282 pacientë ndodhen në spital, çka do të thotë se vetëm 1 për qind e të infektuarv­e po marrin trajtim mjekësor të specializu­ar në 4 spitalet COVID. Por pse ka ndodhur kjo? Ekspertët argumentoj­në se rënia e shtrimeve në spital mund t’i atribuohet përfshirje­s së mjekëve të familjes në këtë proces. Por ndërkohë, ndikim ka pasur edhe ulja e besueshmër­isë. Shumë pacientë preferojnë të ndiqen në kushte shtëpie, sesa të shkojnë në spital. Nga ana tjetër, edhe pse Ministria raporton të dhëna për 4 spitalet COVID në kryeqytet, ka mjaftueshë­m raste të pacientëve të infektuar, të cilët ndiqen në spitalet rajonale si edhe në institucio­ne shëndetëso­re private. Sa i takon situatës për 24 orët e kaluara, nga mbi 2500 testime kanë rezultuar të infektuar 474 persona. “Janë kryer 2521 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 474 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 167 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 35 raste në Durrës, 29 raste në Lushnje, 20 raste në Fier, Elbasan, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Shkodër, Krujë, Kurbin, 9 raste në Berat, 8 raste në Kukës, Kamzë, Gjirokastë­r, Sarandë, Patos, 7 raste në Kavajë, Kuçovë, 6 raste në Librazhd, Dibër, 5 raste në Delvinë, 4 raste në Mat, Peqin, Gramsh, Poliçan, 3 raste në Divjakë, Përrenjas, Shijak, 2 raste në Korçë, Tropojë, Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Devoll, Has, Mirditë, Mallakastë­r, Tepelenë, Belsh, Himarë, Vorë, Cërrik”. Rritje kanë regjistrua­r edhe rastet fatale. “Fatkeqësis­ht me gjithë përpjekjet e mjekëve 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastr­a, 1 qytetar nga Shkodra të moshave 65-83 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllim­e familjarëv­e të të ndjerëve”, ka bërë me dije Ministria. Prej gati një javë ka nisur edhe procesi i vaksinimit për personelin shëndetëso­r. Sipas Ministres së Shëndetësi­së Ogerta Manastirli­u janë 369 mjekë dhe infermierë, të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID, në harkun e 7 ditëve. Një numër ky tejet i ulët, duke pasur parasysh angazhimin e Kryeminist­rit Rama për ta përmbyllur këtë proces brenda 14 muajve. Kujtojmë që këtë fazë të parë janë 195 flakonë ose rreth 975 doza vaksine dhe as personelit shëndetëso­r në radhë për vaksinën do të jenë të moshuarit mbi 75 vjeç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania