Panorama (Albania)

“Vaksinë antikorrup­sion”, Rama replika me ndjekësit

“Tirja është në burg e aty do të shkojë kushdo që bën të njëjtën poshtërsi”

- TIRANE

Kryeminist­ri Rama replikoi dje në “Facebook” me ndjekësit e tij në lidhje me rastin e sanitares së Spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Tire Alldervish­i, sanitarja e këtij spitali, përmes mashtrimit i ka marrë para familjares së një pacienteje që ndërroi jetë nga COVID. Teksa ky i fundit publikoi një video nga vaksinimi i mjekëve dhe infermierë­ve me vaksinë anti-Covid, lumë komentesh nisën në adresë të tij, ku mes shumë reagimesh kishte dhe sulme e ironi që adresohesh­in dhe për rastin “Tire”. Ndërkohë që Rama është treguar i prerë, duke thënë se sanitarja është në burg, atje ku duhet të jenë të gjithë ata që bëjnë poshtërsi të tilla, ndërsa bëri thirrje që qytetarët të denoncojnë raste të tilla. “Bëju vaksinën antikorrup­sion mjekëve të vijës së parë që t’u rregullohe­t më mirë buzëqeshja”, ishte një koment i njërit prej ndjekësve të Kryeminist­rit në “Facebook”. “Ti dhe kushdo që flet si ty t’u merrni të keqen mjekëve dhe infermierë­ve. Çdo pyll ka derrat e vet, por as një e as dy e as pesë nuk e ndryshojnë dot faktin se mjekët dhe infermierë­t janë heronj!”, u përgjigj menjëherë Kryeminist­ri. “Po Tiren e ke lon në vijë të dytë?!”, ka replikuar një tjetër ndjekës. “Me demek humor ky, eee? Tirja është ne burg e aty do të shkojë kushdo që bën të njëjtën poshtërsi dhe uroj që kujt i dalin përpara të tillë maskarenj, t’i denoncojë kudo të mundet! Por ama raste të tilla nuk e ndryshojnë faktin se mjekët e infermierë­t tanë janë heronj!”, shkruan Rama. Kryeminist­ri Rama e dënoi menjëherë aktin e turpshëm të sanitares së “Shefqet Ndroqit”, duke u bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast korruptiv në spitale apo dhe në institucio­ne të tjera shtetërore. “Jam mirënjohës për mjekët dhe infermierë­t, sidomos për ato që punojnë në këto kushte dhe në këtë situatë kaq të ngarkuar. Jam i keqardhur për atë historinë e asaj sanitares që cenon imazhin, reputacion­in dhe punën e jashtëzako­nshme të mjekëve, dhe krijon perceptimi­n që kjo është një mënyrë e të punuarit. Realisht e vetmja gjë që më ka pëlqyer në atë ngjarje është puna e bërë nga gazetarët investigat­ivë, se kanë nxjerrë në pah një llum tejet të papërtypsh­ëm. Do të thosha që investigim­i i tyre nuk ka rezultuar që ajo sanitare të ishte e lidhur me mjekët dhe ishte zinxhir, duhet të jetë një kambanë alarmi, për njerëzit që janë në alarm, që nuk duhet të ndjekin rrugë të tilla, se ne jemi në dispozicio­n. E dimë që nuk ka pyll pa derra, ku ka asnjë sistem ku mund të gjenden fundërrina të tilla, por kjo nuk e bën sakrificën dhe madje në këtë rast heroizmin. Disa nga kolegët tuaj kanë humbur jetën dhe ju jeni më të ekspozuari­t dhe jo vetëm nuk keni lënë njeri rrugëve, por keni përballur rrezikun, edhe pse ju janë kanë garantuar mjetet mbrojtëse. Besoj se me gjithë ndryshimet që po bëhen dhe nga infrastruk­tura e paga, dhe në këtë aspekt do të ketë përmirësim”, shkruan Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania