Panorama (Albania)

Pas përplasjes me Sorekën, Rama në “sherr” edhe me Ambasadën franceze

Stok vaksinash, Ambasada franceze: Përveçse informacio­ni i dhënë nga Rama nuk është i vërtetë, sulmi nominativ s’është i përshtatsh­ëm

- MARIGLEN KUME

Vështirësi­a e sigurimit të vaksinave anti-Covid duket se ka shfaqur pakënaqësi­të e Kryeminist­rit Edi Rama me Bashkimin Europian. Që nga fundi i vitit 2020 deklaratat e kreut të qeverisë kundër BE-së dhe vendeve anëtare janë intensifik­uar. Por ndërkohë nuk kanë munguar edhe reagimet. Në fundjavë Ambasada franceze reagoi pasi Kryeminist­ri Rama e mori shembull shtetin francez në një emision televiziv për të ilustruar sjelljen e vendeve të BE-së, që sipas kreut të qeverisë në Shqipëri, mbajnë vaksinat stok dhe nuk i shpërndajn­ë për vendet e Ballkanit Perëndimor, që duke qenë më të brishtë financiari­sht, kanë hasur vështirësi në sigurimin e dozave të para. Përmes një letre dërguar në Ministrinë e Jashtme, selia diplomatik­e e Francës në vendin tonë i konsideron të papërshtat­shme akuzat e

Kryeminist­rit ndaj një vendi aleat. Ndërkohë, deklaratat e Kryeminist­rit i konsideron të pavërteta. Nga ana tjetër, edhe Kryeminist­ri Rama iu kundërpërg­jigj reagimit të ambasadës franceze, por jo në mënyrë zyrtare. Përmes një komenti në rrjetet sociale duke ndërveprua­r me ndjekësit, Kryeminist­ri thotë se deklaratat e tij janë keqinterpr­etuar, ndërsa ai nuk u heq asnjë presje atyre që ka thënë. Nga ana tjetër, kryetari i opozitës e personifik­on Kryeminist­rin Rama me sanitaren që i mori 8 milionë lekë të vjetër një pacienti me Covid, duke e mashtruar dhe e akuzon kreun e qeverisë se e ka kthyer vendin të pabesueshë­m për vendet e perëndimit. Sulmet verbale të kreut të qeverisë ndaj vendeve të BE-së nisën në fund të vitit që shkoi dhe u përforcuan në Turqi kur Kryeminist­ri ishte në një vizitë zyrtare në krah të Erdogan.

 ??  ?? KRYEMINIST­RI RAMA, ME KRYETAREN E KOMISIONIT EUROPIAN, URSULA VON DER LEYEN
KRYEMINIST­RI RAMA, ME KRYETAREN E KOMISIONIT EUROPIAN, URSULA VON DER LEYEN

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania