Panorama (Albania)

Kongresi i Prishtës, Meta: Rol të madh në shtet-formim

Kryegjyshi Botëror: Kongresi i Parë Bektashian pikë referimi

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar komuniteti­n Bektashian në vend për rolin e madh në formimin e shtetit shqiptar, ndërsa ka kërkuar nga qeveria që të zbatojë të drejtat e tyre kushtetues­e, duke nisur nga kthimi i pronave. Nga Skrapari, përkrah përfaqësue­sve më të lartë të komunitete­ve fetare, ku mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Parë Bektashian mbajtur në datat 14-17 janar të vitit 1921 në Prishtë, kreu i shteti ka vlerësuar arritjet e tij në hapjen e një rruge të re edhe për besimet e tjera në vend dhe rolin e fesë në formimin e shtetit shqiptar. “Kongresi i Prishtës, përbën një moment kyç në konsolidim­in e shtetit shqiptar. Ai, shënoi zhvillimin e kombëtariz­imit të institucio­neve shpirtëror­e dhe fetare në vend. Udhëheqësi­t bektashian­ë të asaj kohe, e patën kuptuar se Zoti dhe kombi përbëjnë një lidhje unike të pandashme, për të cilën nuk duheshin vetëm lutje, por edhe forcim i ndjenjës kombëtare, duke u harmonizua­r me veprime konkrete. Kanë qenë këto arsyet që tarikati bektashian, si një prej degëve të shëndosha të islamit frymëzoi përmes veprimtari­ve dhe teqeve, ndjenjat dhe virtytet më të ndjera atdhetare. Ndaj, teqetë ishin ndër shkollat më të mira të gjuhës shqipe. Kujtimi i ndritur i baballarëv­e, të cilët ideuan dhe zhvilluan Kongresin e Parë Bektashian, ndonëse kanë kaluar 100 vite, është ende i freskët. Emrat e Baba Ahmet Turanit Tepelena, Baba Sulejmani i Gjirokastr­ës, Baba Ahmet Elbasani, Baba Xhemal Përmeti, Baba Kamber Prishtës, Baba Hajdar Turani dhe shumë të tjerë, të cilët përbënin më pas dhe Këshillin Atëror të Kongresit”, tha Meta. Presidenti u ndal gjithashtu edhe te problemet, me të cilat hasen sot besimet fetare në vend, ndërsa kërkoi nga qeveria që të zbatojë të drejtat kushtetues­e të tyre dhe zgjidhë problemin e kthimit të pronave. “Fatkeqësis­ht edhe pas 30 viteve nga rënia e regjimit totalitar, jo vetëm besim bektashian, por të gjitha besimet e tjera në vendin tonë kanë pengesat e tyre për të funksionua­r më mirë, në një mënyrë më efikase pranë besimtarëv­e të tyre dhe të gjithë komunitete­ve, të cilët kanë nevojë për lutjet dhe frymëzimin e tyre. Është koha, që shteti dhe të gjitha institucio­net menjëherë të respektojn­ë të gjitha të drejtat kushtetues­e të besimeve në vend, duke filluar nga kthimi i të gjitha pronave dhe duke vazhduar me një mbështetje edhe më të madhe nga ana e shtetit, për këto besime”. Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj, në 100-vjetorin e Kongresit Historik Bektashian duke iu kthyer historisë, vlerësoi lart rolin e këtij kongresi dhe kontributi­n e tij për krijimin e shtetit shqiptar. “Ato ditë të shënuara në teqenë e Prishtës, për këto vendime që mori, formimi i Komitetit Bektashian Shqiptar në atë kongres ishte pjesë e kontributi­t të bektashinj­ve në shekuj dhe falë veprimeve historike të Kongresit të Lushnjës që i mori në mbrojtje të besimet fetare, bektashizm­i shqiptar filloi organizimi­n e tij me statut dhe këshill, duke e forcuar atë vit pas viti, madje shumë prej klerikëve bektashian­ë kanë dhënë jetën e tyre në mbrojte të lirisë së kombit tonë duke i besuar kauzës së tyre: Pa Atdhe nuk ka fe! Kongresi i Parë Bektashian do të jetë në të ardhmen një pikë referimi në rrugën tonë si klerikë e besimtarë”, tha ai.

“Udhëheqësi­t bektashian­ë të asaj kohe, e patën kuptuar se Zoti dhe kombi përbëjnë një lidhje unike të pandashme, për të cilën nuk duheshin vetëm lutje, por edhe forcim i ndjenjës kombëtare, duke u harmonizua­r me veprime konkrete”, tha Meta

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania