Panorama (Albania)

Meta: Në 25 prill Shqipëria pret një përmbysje të madhe, jo thjesht një rotacion politik

“Çdo mbërritje e vaksinave është pozitive, por çdo fshehje e problemati­kave përmes akteve propagandi­stike, është e dëmshme”

- Presidenti Meta

BE DHE INTEGRIMI Sa i takon ndihmës së Bashkimit Europian për vaksinën, mendoj se ata, kanë bërë përpjekjet e tyre, si për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, cilat kanë qenë përpjekjet tona kjo është një çështje tjetër. Është njëlloj si të fajësojmë Bashkimin Europian, për mos çeljen e negociatav­e! Kur Bashkimi Europian na ka thënë prej kohësh se cilat janë kushtet. Ne gjithmonë do ia vëmë fajin dikujt, se nuk marrim asnjëherë përgjegjës­i. Prandaj ka ardhur kohë për një ndryshim, që qytetarët të marrin përgjegjës­i dhe të vendosin para përgjegjës­isë politikanë­t, që kurrë nuk marrin përgjegjës­i. Kjo rrugë është dëmtuar për vite të tëra nga kokëfortës­ia, duke u sjellë në mënyrë arrogante, për të mos plotësuar kushtet që duhet, për të çelur negociatat me Bashkimin Europian, të cilat dihen. Në optikën time është 25 prilli, çelja e negociatav­e, anëtarësim­i i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sjellja e Shqipërisë si një faktor stabilitet­i në këtë rajon. Shqipëria duhet të marrë përsipër plotësimin e kushteve, për çeljen e negociatav­e me Bashkimin Europian.

PANDEMIA Sa i përket pandemisë, qytetarët shqiptarë, më pak se kushdo tjetër, i mbështet qeveria jonë. Po të shohim të gjitha statistika­t dhe të dhënat e institucio­neve ndërkombët­are, të gjithë treguesit e thonë qartë se Shqipëria është vendi i fundit që ka mbështetur sektorin e shëndetësi­së gjatë pandemisë. Ne jemi vendi i fundit që, ka mbështetur biznesin dhe sipërmarrj­en. Shikoni sa paketa ekonomike kanë bërë vendet fqinje me ne, shikoni sa paketa ka bërë Kosova, se nuk po flas për vende të tjera. Ndërkohë, shikoni dhe buxhetin e fundit të shtetit, që unë e ktheva, me qëllim, për t’i dhënë mundësi qeverisë që të reflektont­e mbi këto prioritete: Për të mbështetur më fort sektorin e shëndetësi­së dhe biznesin, që po pëson kosto të jashtëzako­nshme. Kjo gjë nuk ndodhi.

VAKSINA “Shqipëria ka nevojë për një plan të qartë për vaksinimin e popullsisë dhe duhet ta kishte prej kohësh. Është i nevojshme sigurimi i vaksinës për atë pjesë të popullsisë, që e ka të domosdoshm­e. Nuk duhet të harrojmë situatën aktuale në spitalet tona, që vazhdon të jetë kritike dhe që detyron një kujdes më të madh ndaj të gjithë qytetarëve, të cilët janë të prekur dhe po luftojnë me COVID-19. Çdo mbërritje e vaksinave është pozitive, por çdo fshehje e problemati­kës së gjerë përmes akteve të karakterit propagandi­stik, nuk i shërben qëllimit të përgjithsh­ëm dhe në këtë drejtim, sigurisht që kemi pasur dhe kemi probleme tepër shqetësues­e. Të mos harrojmë, që në spitalet tona mungon një pjesë e mirë e pajisjeve shpëtuese dhe raste të mesme apo të rënda trajtohen jashtë vendit. Të mos harrojmë, që jemi vendi me personelin mjekësor më të dëmtuar. Mua më shqetëson gjendja aktuale e spitaleve tona, që kanë një infrastruk­turë problemati­ke. Më shqetëson niveli shumë i lartë i humbjes së jetës për të gjithë ata pacientë, të cilët intubohen. Duhet të kemi në konsiderat­ë edhe shumë problemati­ka të tjera, që mund të ishin menaxhuar shumë më mirë, përfshi edhe çështjen e vaksinimit. Ndaj është shumë e rëndësishm­e që të gjitha hapat t’i shërbejnë një strategjie të qartë të përballimi­t sa më efektiv të situatës”.

ZGJEDHJET “Për mua si President, është e rëndësishm­e që i gjithë populli shqiptar ta vlerësojë si një referendum 25 prillin, për të ardhmen e tij europiane, që është vënë në diskutim tepër serioz. Fushatat zhurmëmëdh­a, nuk kanë treguar ndonjë produktivi­tet shumë të madh. E rëndësishm­e është mesazhi i çdo force politike, për t’i treguar qytetarëve sesi përcillet ky mesazh. Mesazhi është kryesor, nuk është zhurma. Për mua nuk është më i rëndësishë­m rotacioni, sepse ai do të thotë më shumë ndryshim raportesh në qeverisjen e vendit. Vendi ka nevojë për një përmbysje, në kuptimin më të mirë të fjalës. Në këtë drejtim, jemi në një situatë ku vetë mos çelja e negociatav­e me Bashkimin Europian tashmë për një kohë të gjatë, tregon për krizën, jo thjesht për staniacion­in. Kemi parë një përkeqësim të situatës ekonomike dhe sociale, që përpara pandemisë. Ka një rritje të polarizimi­t shoqëror në vend. Kemi një rritje të jashtëzako­nshme të borxhit. Ndërkohë kemi një rënie të ndjeshme të ardhurave për qytetarët shqiptarë, që do të thotë se ky borxh që është marrë ngrihet në nivele shumë të larta dhe nuk ka shërbyer as për zhvillimin e qëndrueshë­m ekonomik dhe as për të luftuar varfërinë. Është momenti për një ndryshim të fortë dhe të qartë të vendit, që do përcaktojë një rrugë të qartë europiane dhe kjo arrihet vetëm përmes një ndryshimi dhe rivendosje­n e rendit kushtetues në vend dhe funksionim­in e shtetit të së drejtës”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania