Panorama (Albania)

Idrizi: Ata që ulen me harta dhe laps, idiotë të Greqisë

“Ata që duan të na fshijnë emrin, le ta rrotullojn­ë si të duan ligjin elektoral”

- Shpëtim Idrizi

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i ka quajtur tradhtarë dhe idiotë të shtetit grek ata të cilët ulen në tryeza me harta dhe me laps për të marrë vendime për çështjen e detit. Në 30-vjetorin e formimit të shoqatës “Çamëria”, kreu i PDIU-së akuzoi maxhorancë­n se përmes ndryshimev­e në kodin zgjedhor ka synuar që të zhdukë nga atmosfera politike PDIU-në, por ai u shpreh me bindje se nuk do t’ia arrijë këtij qëllimi. Idrizi u shpreh se Çamëria është e shkruar në ADN-në e shqiptarëv­e dhe se Shqipëria pa të është e mangët. Gjithashtu, ai shtoi se Çamëria është çështje e identiteti­t kombëtar. “Çamëria është e shkruar në ADN-në tonë, ndaj ne nuk i arratisemi dot asaj. Na gjenin në politikë teksa mundohen të na zhduknin, por ne sërish çohemi. Na gjenin në librat e shkollës që dikush tenton ta heqë emrin çam dhe ne prapë do të çohemi. Ne me trup jemi këtu, por kokën e kemi nga Çamëria. Ju përmenda tekstet e shkollave që dikush i marrë kërkon ta heqë emrin ‘Çamëri’. Këto dritëshkur­tër që duan të heqin Çamërinë nga tekstet e shkollave nuk e kuptojnë se është njësoj si të heqësh fjalën ‘Shqipëri’. Kur thua Shqipëri, ke thënë Çamëri. Kur thua dardan, ke thënë Shqipëri. Shqipëria është një, nga ‘Molla e Kuqe’ deri në Prevezë e në Artë. Kur thua Kosovë, ke thënë Çamëri, sepse të gjithëve na bashkon një gjuhë dhe një komb, një flamur. Në vitin 1990 kur themelohej shoqata jonë disa thonë lart e poshtë se çështja çame është e vdekur, por sot fatkeqësis­ht kanë vdekur ata dhe jo çështje çame. Sot është dita kur Skënderbeu ka ndërruar jetë. Heroi ynë është gjallë dhe vetëm lartësohet në kohë. Ata që ulen në biseda me harta dhe laps në dorë dhe marrin përsipër fatin e vendit, duken si idiotë të Athinës dhe tradhtarë të Shqipërisë. Çamëria është çështje e identiteti­t kombëtar, edhe në tregun ekonomik Çamëria dhe Kosova e bëjnë Shqipërinë shtet dhe komb. Copëtimi e mban Shqipërinë të varfër. Që të thuash “çam jam” nuk ke nevojë të jesh çam, por të jesh shqiptar. Pa Çamërinë jemi sakatë dhe jeni të mangët si shqiptar. Është biologjike për Shqipërinë që të ketë të gjithë pjesët e trupit të saj. Këta burra që 30 vite më parë ngritën shoqatën, në 2004-ën pasi u rrahën në dyert e Parlamenti­t shqiptar, krijuar PDIU-në, sepse vetëm përmes politikës mund ta çojmë përpara çështjen e Shqipërisë. Ne nuk e donim përballjen, por përballë do të na kenë gjithmonë. Shoqata ‘Çamëria’ dhe PDIU-ja janë lëvizje kombëtare. Ata që duan të na fshijnë emrin, le ta rrotullojn­ë si të duan ligjin elektoral”, shtoi Idrizi. Ai u shpreh se fitorja më e madhe sot është faktorizim­i i çështjes çame. “Jemi të fortë e besimplotë që sërish në Kuvendin e Shqipërisë do të kemi grupin tonë parlamenta­r, zërin tonë. Këto katër vite u përballëm me pushtetin që donte të na fshinte emrin. Por PDIU-ja është lëvizje kombëtare, që do të çojë para çështjen shqiptare çame, do të jemi bashkëkrij­ues të shumicës dhe qeverisë së nesërme”, përfundoi ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania