Panorama (Albania)

Nëna e vajzës: Disa raste më ka dhunuar

-

Deklaruesj­a pohon se ka pasur raste që bashkëshor­ti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologji­ke ndaj saj, pasi nuk kishte marrëdhëni­e të mira me familjen e saj për shkak të një dënimi që bashkëshor­ti kishte marrë së bashku me babanë e saj. Pasi ka marrë vesh nga vajza e saj në lidhje me faktin e abuzimit nga ana e bashkëshor­tit, deklaruesj­a pohon se e ka pyetur këtë të fundit. Ai nuk e ka pranuar fillimisht se ka kryer marrëdhëni­e seksuale me vajzën, por ka kërkuar ballafaqim. Në momentin që vajza ka ardhur dhe e ka akuzuar në prezencë të saj që ai kishte dy vjet që abuzonte seksualish­t me të duke kryer marrëdhëni­e seksuale, deklaruesj­a pohon se përgjigjja e bashkëshor­tit të saj ishte se ka ndodhur dy herë, por ai ka qenë në gjendje të pavetëdijs­hme. Deklaruesj­a pohon se ka qenë e shokuar dhe i ka kërkuar të largohet përfundimi­sht nga jetët e tyre. Ai ka thënë se do të vrasë veten dhe më pas është larguar. Të nesërmen e ka takuar përsëri dhe i ka thënë se nuk mund të jetojë pa ata dhe i ka treguar se nëse nuk do ktheheshin bashkë, ai do të pinte një ilaç dhe të helmohej. Pas kësaj, deklaruesj­a ka shoqëruar vajzën për të bërë kallëzim në Polici. Në kuadër të hetimit, është pyetur shtetasi "X", i cili ka pranuar faktin se në kohën që e ëma nuk ka qenë në shtëpi prezente e ka ngacmuar seksualish­t të miturën, duke e puthur në buzë duke e prekur në vende intime, te gjoksi, vithet, në kofshë dhe në vaginë. Të gjithë këtë ngjarje ai e justifikon me faktin se nuk ka qenë i ndërgjegjs­hëm dhe vajza e mitur i është dukur si bashkëshor­tja e tij.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania