Panorama (Albania)

Tentuan të vidhnin, autorët përleshen me policin

Efektivi i Policisë i pikasi autorët teksa po futeshin në dyqan

-

Një tentativë grabitjeje ka ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Fierit, në një dyqan celularësh. Tre persona tentuan të futeshin në dyqanin që ndodhet në rrugën “Kongresi i Përmetit”, ndërsa grabitësit atë moment u pikasën nga një punonjës i Policisë, i cili po shkonte për të marrë shërbimin në atë çast. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:10 të mëngjesit. Policia deklaroi se efektivi ka ndërhyrë, duke u paplasur fizikisht me autorët, ndërkohë që gjatë kohës së largimit, autorët kanë goditur me automjetin e tyre, mjetin privat të punonjësit të Policisë. “Sot (dje) rreth orës 06:10, në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’, Fier, tre persona të paidentifi­kuar kanë tentuar për të vjedhur dyqanin e celularëve te shtetasit R. C. Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen autorët janë pikasur nga një punonjës i Policisë, i cili po shkonte për të marrë shërbimin në zonën policore.

Punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për të parandalua­r vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre mjetin privat të punonjësit të Policisë. Në vendngjarj­e janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifiki­min e kapjen e tyre. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuroris­ë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia menjëherë pas ngjarjes. Pritet që provat materiale të lëna nga autorët në vendin e ngjarjes të shërbejnë në zbardhjen dhe identifiki­min e autorëve. Sipas Policisë, biznesi i dëmtuar është në pronësi të shtetasit me iniciale R. C. dhe ky i fundit ka deklaruar se nuk ka arritur t’i njohë autorët nëpërmjet kamerave të sigurisë. Pas përleshjes me policin, dy personat që tentuan grabitjen janë larguar me një automjet, targat e të cilit janë fiksuar nga dëshmitarë okularë të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes në atë çast. Ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje. M. R.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi tentativa e grabitjes
Vendi ku ndodhi tentativa e grabitjes
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania