Panorama (Albania)

VAJZA E MITUR AKSIDENTOH­ET PËR VDEKJE SA DEL NGA SHTËPIA, PRANGA SHOFERIT

-

TIRANE – Një aksident tragjik ndodhi mesditën e djeshme në zonën e Alliasit në Tiranë, ku humbi jetën një vajzë e mitur, vetëm 10 vjeçe. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, ku e mitura me inicialet A. P. u përplas për vdekje sapo doli nga shtëpia. Burime nga Policia thanë se kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit, shtetasit Alban Guri. “Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën ‘Njazi Meka’, mjeti me drejtues A. G. ka aksidentua­r këmbësoren e mitur me iniciale A. P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat­in e Policisë Nr. 4, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarj­e dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës. Sipas dëshmisë së fqinjëve, e mitura është përplasur në derë të shtëpisë. Shoferi që e ka aksidentua­r fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur më vonë. “Paralajmër­imi është bërë për aksidente, që kur është bërë rruga të shikohet kryqëzimi i rrugës, s’ka trotuar dhe ecin shpejt. Rruga është problemati­ke”, tha një banor. “Janë me qira. Vajza e vogël është 6 vjeçe, jeton me qira me prindin. Sapo ka dalë nga dera e shtëpisë ka ndodhur gjithçka. Janë 4 fëmijë. Fëmija i parë ka dalë, ka kaluar rrugën dhe kanë pritur fëmijët e tjerë. Makina ka qenë një fuoristrad­ë e zezë me 3 burra, s’ka ndaluar, ka ikur, por është kapur”, tha fqinja tjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania