Panorama (Albania)

“Psekëmbëng­ulatemjeki­met e reja me nënë Naxhijen”

“Unë e shikoja këtë rezultat si një triumf të mendësisë së brezit tim mbi mendësinë e vjetër që duhej kapërcyer”

- Enver Hoxha

As nuk mund të thuhej se mosha e madhe dhe sëmundjet e rënda kronike ishin faktorë pengues për të ndërmarrë veprimet e duhura kundër një rreziku jetësor të mjekueshëm. Unë e kisha këtë bindje. Por kolegët e vjetër të asaj kohe nuk kishin të njëjtin mendim me mua. Sidoqoftë, unë e shikoja këtë rezultat si një triumf të mendësisë së brezit tim mbi mendësinë e vjetër që duhej kapërcyer. Nëna jetoi edhe gati një vit pa shqetësime duke përballuar edhe një infarkt akut miokardi, por do të mposhtej nga një tjetër ndërlikim akut mushkëror dhe një hemorragji e rëndë nga stomaku.

kohën e nevojshme”. Nga ana tjetër, doja edhe t’u provoja kolegëve të mi të vjetër se ky parim ishte i vlefshëm jo vetëm për të rinjtë, por edhe për të moshuarit. Në kohën e epidemisë së fruthit, në fund të prillit 1971 në Spitalin e Peshkopisë, në kundërshti­m me vendimin e konsultës së mjekëve, i kisha bërë trakeostom­inë një pacienteje të re të pashpresë për të jetuar. Ajo kishte encefalit (inflamacio­n i trurit) me paraliza të të katër gjymtyrëve e të gëlltitjes dhe po vdiste nga asfiksia.

Ajo shpëtoi. Në krye të dhjetë ditëve mjekimi ia hoqëm tubin e trakesë dhe në fund të javës së katërt e nxora nga spitali shëndoshë e mirë, në këmbë të veta. Prandaj i thashë Nexhmijes: -Po të ishte nëna ime, nuk do të kisha hezituar për asnjë çast që t’i bëhej trakeostom­ia. Ndryshe, duhet të bëni sehir. Ajo pa e zgjatur më tha: -Bëjeni atëherë! Thirrëm përsëri prof. Boçkën dhe trakeostom­ia u bë. Kjo na dha dorë të manovronim me mjekimin me barna, oksigjenim­in dhe masat e tjera mjekësore. Periudhat e përmirësim­it dhe të përkeqësim­it alternohes­hin. Por ajo po rezistonte. Ndërkohë Enveri kishte vendosur të shkonte të vizitonte rindërtimi­n e zonës së dëmtuar në Baçallëk të Shkodrës nga tërmeti i 15 prillit. Mua më lanë të kujdesesha për nënën dhe nuk më morën. Ai u shoqërua nga Hajroja dhe Ylli.

Gjendja e pacientes mbeti e pasigurt edhe për 3 a 4 ditë të tjera. Në një nga ato ditë nuk po na shkonte puna mirë me perfuzione­t që ia jepnim nga venat e parakrahut dhe thirra prof. Besim Elezin të na hapte një venë të këmbës. Pacientja ishte krejt e përgjumur nga tepria e dyoksidit të karbonit në gjak. Besimi, para se të bënte anestezinë lokale, e preku me majën e bisturisë, por ajo nuk reagonte fare. Ai ngriti kokën dhe më tha: -Ahmet! Mos po e teprojmë? -Vazhdo, -ia prita unë, duke buzëqeshur. Nga ajo ditë, gjendja e pacientes filloi të merrte për mirë. Nga dita e dhjetë ia mbyllëm vendhapjen e trakesë. Iu hoqën edhe perfuzione­t dhe doli nga Klinika. Pas kësaj nuk kishte njeri midis rrethit tonë mjekësor që ta thoshte më zë të lartë se “t’i japësh kohë organizmit të vetëpërbal­lojë rrezikun që ti si mjek nuk mund ta mënjanosh”, nuk është i dobishëm. As nuk mund të thuhej se mosha e madhe dhe sëmundjet e rënda kronike ishin faktorë pengues për të ndërmarrë veprimet e duhura kundër një rreziku jetësor të mjekueshëm. Unë e kisha këtë bindje. Por kolegët e vjetër të asaj kohe nuk kishin të njëjtin mendim me mua. Sidoqoftë, unë e shikoja këtë rezultat si një triumf të mendësisë së brezit tim mbi mendësinë e vjetër që duhej kapërcyer. Nëna jetoi edhe gati një vit pa shqetësime duke përballuar edhe një infarkt akut miokardi, por do të mposhtej nga një tjetër ndërlikim akut mushkëror dhe një hemorragji e rëndë nga stomaku. Ah, ju daibranët!... Kujdesin për pjesëtarët e familjes, Pacienti e vlerësonte shumë. Nuk ishte për shpërblime materiale, por i jepte shumë rëndësi shprehjes së mirënjohje­s.

Në mbrëmjen e 9 shkurtit 1980, gjatë kohës që isha në shërbim, shkova të shikoja nënë Naxhijen. Pas pak minutash që kisha shkuar aty, erdhi edhe Pacienti. U ngrita menjëherë dhe bëra të dilja. -Jo, jo! - ia bëri ai, -rri doktor! Dhe erdhi drejt meje, më dha dorën dhe më përqafoi. Si u ulëm, ai m’u drejtua:

-Doktor, të falënderoj shumë për kujdesin që ke treguar për nënën. -Kam bërë detyrën, shoku Enver, -ia ktheva unë. -Jo, jo. Nuk ke bërë vetëm detyrën. E di unë cila është detyra. Ke bërë shumë më shumë. Prandaj edhe i meriton falënderim­et… Pa e mbaruar ende ai fjalën, ndërhyri nënë Naxhija: -Domethënë paska bërë punë të mirë ky doktori, -tha ajo me një ton pyetës. -Po, - ia ktheu Enveri, - prandaj edhe po e falënderoj. -Po pse nuk i bën dhuratë, një kostum atëherë, -vazhdoi ajo. -Doktori nuk punon për t’u shpërblyer me kostume, se pastaj nuk do të kishte raft që t’ia nxinte. Fjala e mirë dhe falënderim­i nuk kanë nevojë për t’u sistemuar nëpër rafte. Nuk zënë vend fare. Por ato të nxisin të bëhesh edhe më i mirë.

Kur ti i dhuron doktorit një kostum, e ke shpërblyer punën e tij materialis­ht dhe këtu mbyllet vlerësimi i tij. Por, kur ti e falënderon atë dhe i shpreh mirënjohje të thellë, ti i mbetesh

përgjithnj­ë mirënjohës dhe e bën atë të ndihet i nderuar. Sa më shumë falënderim­e të mbledhë ai prej atyre që u shërben, aq më i nderuar do të ndihet ai dhe aq më shumë respekt do të tregojë shoqëria për të.

-Ka edhe një mënyrë tjetër për ta nderuar atë, për të gjitha ato që the ti, -këmbënguli nënë Naxhija. -E, cila na qenka kjo?, - pyeti Enveri gjithë kureshtje. -Ja, -tha ajo, - t’i japësh një dekoratë. Kjo nuk është një shpërblim material, ashtu si thua ti, apo jo? Enveri qeshi me të madhe dhe iu përgjigj: -Po dekoratat nuk i kam unë. Ato i ka Haxhi Lleshi. Por, nënë Naxhija nuk ishte nga ato që dorëzohesh­in lehtë. Ajo vuri gishtin tregues të dorës së majtë në kapakun e poshtëm të syrit dhe duke e tërhequr atë poshtë, ia ktheu me një buzëqeshje të hollë ironike: -T’i thuash ti Haxhiut dhe ai të mos të dëgjojëëë?!… Enveri ia plasi përsëri të qeshurës dhe iu kthye asaj duke tundur gishtin tregues:

-Ah, ju daibranët… Ç’jeni ca lokalistë ju… Ti edhe doktorin e do daibran, edhe këngëtarin daibran e do, atë Haziz Ndreun. Atë Fejziun tim ti nuk e do fare…

Pa e lënë të mbaronte fjalën, nënë Naxhija ia ktheu tërë seriozitet e si me inat:

-Hiç nuk ta dua atë Fejziun tënd. Mbaje për vete atë, të rroftë…

Qeshëm të gjithë. Enveri më shumë se të tjerët. Unë kërkova leje dhe u largova. Më mbeti e fiksuar kjo bisedë dhe e kam kujtuar shpesh me njerëzit e mi të afërm. Nënë Naxhija ishte një e moshuar e admirueshm­e, por duhej të dije të silleshe me të.

Tre muaj më pas ajo do të bënte një infarkt akut miokardi. Nuk pranoi kurrsesi të shtrohej në spital dhe mua m’u desh të organizoja shërbimin aty në dhomën e saj, në katin e parë të banesës së Enverit. Fillimisht ecuria e sëmundjes kaloi pa ndërlikime serioze, por në fund të javës së dytë, kur ajo e kishte marrë vetën plotësisht nga infarkti dhe po i kthehej jetesës së saj të zakonshme, ajo pati një hemorragji të madhe në stomak, ra në komë dhe nuk mundi të mbijetojë. Enveri vinte 3 deri 4 herë në ditë për ta shikuar.

Natën e fundit, kur ajo ishte në komë, pak orë para se të vdiste, ai u ul në shtratin e saj, i mori dorën me të dyja duart e tij, më pyeti nëse do të mund ta kapërcente atë gjendje dhe kur mori përgjigjen time negative, me një keqardhje të dukshme më tha: -Ka qenë një grua shumë e mirë dhe shumë e mençur. Pas një copë here nëna vdiq. Ai u kthye edhe një herë në dhomë. Qëndroi pak minuta në këmbë pranë saj, i vuri dorën në ballë, u kthye nga unë, duke më vënë dorën në shpatull, më falënderoi dhe ashtu i ngrysur doli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania