Panorama (Albania)

Dilema për “të dënuarit” në listat e deputetëve në Kosovë

-

Pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti i LDKsë, për shkak të një vote të pavlefshme të një deputeti të dënuar në miratimin e saj, më 14 shkurt të këtij viti Kosova u drejtohet zgjedhjeve të jashtëzako­nshme, sërish në kushte pandemie. Në vendimin e Gjykatës Kushtetues­e për rrëzimin e qeverisë Hoti, thuhet se personat që kanë dënime të formës së prerë nuk duhet të jenë në Kuvend. Por klauzola mbetet ende e pasqaruar nëse vendimi vlen edhe për dënimet që janë dhënë para se në Kosovë të formulohej një ligj i tillë. Në listat e kandidatëv­e për deputetë të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit janë përfshirë tre persona të dënuar me aktgjykim të formës së prerë në tri vitet e fundit. Albin Kurti dhe Albulena

Haxhiu nga lista e Lëvizjes Vetëvendos­je janë të dënuar me kusht që nga shtatori i 2018-ës për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në seancë të Kuvendit, si dhe Milan Aritonoviç nga Lista Serbe, i cili është i dënuar me 500 euro gjobë nga gjykata për raportim të rremë të pasurisë. Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga e hëna e javës së ardhme e deri më 20 janar duhet të verifikojë listat e partive politike që potenciali­sht kanë kandidatë me dënime të formës së prerë në tre vjetët e fundit. Në rast se KGJK-ja gjen persona me dënime të plotfuqish­me, sipas Gëzim Shalës nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Komisioni Qendror Zgjedhor duhet t'ua refuzojë certifikim­in për pjesëmarrj­e në zgjedhje. Duke iu referuar Aktgjykimi­t të Gjykatës Kushtetues­e dhe Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithsh­me, KGJKja, me kërkesë të KQZ-së, përveç të dënuarve në tre vjetët e fundit, do të verifikojë nëse ka edhe nga ata që kanë dënime plotësuese për moskandidi­m ose edhe nga ata që ushtrojnë profesioni­n e gjyqtarit dhe gjenden në listën e ndonjë partie. Nga Lëvizja Vetëvendos­je nuk kanë pranuar të flasin nëse do t'i ndjekin procedurat ligjore deri në mundësimin e kandidimit të Kurtit apo nëse atë do ta zëvendësoj­në me një emër tjetër në listë. Ndërkohë që Kurti është kandidati i tyre për deputet.

 ??  ?? Enver Hoxhaj, Albin Kurti dhe Avdullah Hoti, tre kandidatët për Kryeminist­ër në Kosovë
Enver Hoxhaj, Albin Kurti dhe Avdullah Hoti, tre kandidatët për Kryeminist­ër në Kosovë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania