Panorama (Albania)

Rikthim fantastik për Brojën, shënon edhe Cikalleshi

Kavajasi s'mjafton për Koniaspori­n, shkëlqen edhe Armand Rada

-

Armando Broja dhe Sokol Cikalleshi mbajnë firmat e golave kuqezi gjatë fundjavës.

Sulmuesit e Kombëtares u rikthyen te rruga e rrjetës me klubet e tyre, por nëse Broja udhëhoqi Vitesen me 1 gol dhe 1 asist në fitoren 1-4 në tranfertë ndaj Emenit, Cikalleshi nuk mundi ta evitojë disfatën e Konjaspori­t, që u thye në fushën e tij nga Goztepe. Ndërkohë shkëlqen edhe Armand Rada, i cili ka shënuar për ekipin e tij Renate në Serinë C, në Itali.

BROJA Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, u rikthye protagonis­t në kampionati­n holandez, me fanellën e Viteses, pas një mungese disi të gjatë, për shkak të pozitivite­tit me COVID-19. 19vjeçari mungonte si titullar që nga 5 dhjetori, teksa dje rrëmbeu skenën në sfidën ndaj Emenit, në transfertë. Fillimisht Broja asistoi mjaft bukur në minutën e 9-të, për shokun e skuadrës Tanane, që shënoi golin e 0-2. Shqiptari nuk u mjaftua me kaq, teksa në të 49'-ën nuk fali, duke i çuar shifrat në 0-3 për skuadrën e Viteses. Një paraqitje fantastike kjo e futbollist­it 19-vjeçar, i cili u zëvendësua në minutën e 77-të.

CIKALLESHI Sokol Cikalleshi ka gjetur rrugën e rrjetës në Turqi, teksa ka shënuar për Konjaspori­n ndaj ish-skuadrës së tij Goztepe, në kampionat. Pas një krosimi perfekt të Zymer Bytyqit nga goditja e këndit, Cikalleshi kërcen bukur me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë, për të shënuar golin e parë për skuadrën e tij. Megjithatë skuadra e tij nuk mundi të marrë rezultat pozitiv, teksa u mposht në shifrat 2-3. Por lajm i mirë është se Cikalleshi rikthehet kështu te goli në kampionat që i mungonte prej një kohe të gjatë, edhe për shkak të dëmtimeve të pësuar nga lojtari.

RADA Armand Rada dhe Elvis Kabashi po kryejnë një të shkëlqyer me skuadrën Renate, teksa ekipi i tyre kryeson i shkëputur në Serinë C italiane. Rada, i cili ka qenë pjesë e kombëtares U-19, gjeti golin në barazimin 1-1 në transfer- të ndaj Lukezes. Ai shënoi në minutën e shtatë, duke zhbllokuar shifrat. Ky ishte goli i dytë për futbollist­in e dalë nga akademia e Interit. Ndërkohë te Renate është ak- tivizuar edhe Erald Lakti, i cili është një kandidat i fortë për të veshur fanellën e moshave të Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania