Panorama (Albania)

Pas Sorekës, Rama përplaset edhe me Francën për vaksinat. Hetimet për “Tiren” shkojnë drejt mjekëve e infermierë­ve

PERBALLJA E PLOTE E RAMES ME BE DHE FRANCEN. ÇFARE PO NDODH ME HETIMET PER KORRUPSION NE SPITALE DHE SHIFRAT E HABITSHME TE PANDEMISE NE JANAR

- TIRANE

Prokuroria e Tiranës zgjeron hetimet mbi personelin shëndetëso­r në Spitalin “Shefqet Ndroqi” pas zbulimit të skandalit ku sanitarja Tire Alldervish­i i mori 8 milionë lekë vajzës së një pacienteje, e cila ndërroi jetë nga COVID-19.

“News 24”, duke iu referuar burimeve nga Prokuroria, thekson se ka dyshime se Tire Alldervish­i ka bashkëpunu­ar me mjekë dhe infermierë dhe këto dyshime ngrihen për faktin se ajo herë pas here i ka dhënë vajzës së pacientes receta me ilaçe që ajo duhet të blinte për të ëmën. Për të konfirmuar nëse këto ilaçe janë përdorur për mjekimin e pacientes, Prokuroria ka sekuestrua­r kartelën mjekësore të pacientes, librat e shërbimit që do të konfirmojë turnet e mjekëve dhe infermierë­ve në 24 orë. Gjithashtu, janë sekuestrua­r telefonat celularë të së dyshuarës dhe vajzës që e ka denoncuar si dhe pamjet filmike të COVID 2. Prokuroria ka dyshime se gjendet përpara një skeme zhvatjeje ndaj pacientëve prekur nga Covid19. SKANDALI TE

“COVID 2” Prokuroria e Tiranës prej disa ditësh ka nisur hetimet lidhur me skandalin e denoncuar në media mbi korrupsion­in në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili tashmë shërben si spital COVID. Në pranga është vënë shtetasja Tire Alldervish­i, sanitare në këtë spital, e cila është denoncuar nga vajza e një pacienteje që ka ndërruar jetë si pasojë e virusit. Tire Alldervish­i, që punonte si sanitare në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, akuzohet se u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së pacientes me koronaviru­s para për t’i shërbyer. Pacientja me COVID-19 ishte shtruar në spital më 28.11.2020 dhe ka ndërruar jetë po në këtë spital më datë 25.12.2020. Komunikime­t nëpërmjet Tire Alldervish­it dhe Eltjana Sinanajt janë bërë si verbalisht, ashtu edhe përmes rrjetit të komunikimi­t “WhatsApp” dhe provat materiale do të përdoren nga Prokuroria. Në emisionin

“Stop” të datës 12.01.2021 janë transmetua­r pamjet për ngjarjen e ndodhur. Në datën 28.11.2020 mamaja e kallëzuese­s është shtruar te Spitali Universita­r “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe ka ndërruar jetë po në këtë spital më datë 25.12.2020. Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në Spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kjo shtetase ishte Tire Alldervish­i dhe që më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital.

ARRESTIMI Menjëherë sapo është lëshuar urdhër-arresti nga ana e Prokuroris­ë së Tiranës, Tire Alldervish­i është vënë në prangat e Policisë. Ka qenë pikërisht vajza e të sëmurës me COVID-19, Eltjana Sinanaj, 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, Tire Alldervish­i e ka mashtruar duke i marrë rregullish­t shuma monetare nga 5000-6000 lekë. “Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Korrupsion­it bënë ndalimin e shtetases T. A., 58 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase i është prezantuar si infermiere shtetases E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, shtetasja T. A. e ka mashtruar duke i marrë rregullish­t shuma monetare nga 5.0006.000 lekë. Vijojnë hetimet për identifiki­min e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, njoftoi dje Policia.

 ??  ?? SANITARJA TIRE ALLDERVISH­I NE GJYKATE (MAJTAS) RAMA DHE AMBASADORJ­A FRANCEZE
SANITARJA TIRE ALLDERVISH­I NE GJYKATE (MAJTAS) RAMA DHE AMBASADORJ­A FRANCEZE
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania