Panorama (Albania)

PJESE NGA BISEDA MES SANITARES DHE VAJZES SE PACIENTES

-

Tire Alldervish­i: Dil ke polici e dashur. Vajza: Tire si je, a ke shkuar gjë te mami sot? Tire Alldervish­i: Po. Parametrat 95, i çova qumësht, donte përshesh. Vajza: Marshallah. Tire Alldervish­i: Edhe ka ngrënë, tani do prapë. Na hahet mish me lëng, merr ke lokali ku pinë kafe në darkë. Në orën 7 e duam gati mbas insulinës dhe rrobat i kemi dhënë dajë Sabriut. Vajza: Me patjetër, rrobat janë rrugës, me ça t’i dojë zemra princeshës sime kam thënë unë, veç hap gojën. Tire Alldervish­i: Që ta ndërrojmë bashkë me sanitaren pa ikur unë. Vajza: Tire 40 janë për ty, 20 për infermiere­n dhe 10 për pastruesen. Të lutem merr numrin e infermiere­s. Tire Alldervish­i: Si urdhëron e dashur. Infermier është Fatjoni, shih telefonin e ke numrin. Vajza: Ok, shumë faleminder­it. Tire Alldervish­i: Atë 70 mijë lekëshin përse ma dhe? Për ditën apo për natën?

Vajza: Për ty, qepar të dhashë 50 për Fatjonin dhe pastruesen.

Tire Alldervish­i: Po. Vajza: 70 është për ty sonte. Tire Alldervish­i: Për mua janë pak për sonte. Vajza: Më thuaj sa do se t’i jap në mëngjes. Për Titin mos e vrit mendjen. vetëm m’i rri mamit afër. Tire Alldervish­i: Po sikur më premtove që do e rregulloje dorën. Vajza: Mos e vrit mendjen, vetëm m’i rri mamit afër se me i ndodh gjë se shoh më me sy, po përvëlohet zemra. Pa merak fare, nesër në mëngjes t’i sjell unë. Tire Alldervish­i: Ok, nuk mërzitem. Mund të gjesh dhe njeri tjetër më të mirë dhe më të lirë, nuk më ngelet qejfi.

Vajza: O Tire s’është momenti të m’i thuash këto gjëra se po më plas zemra, kam frikë po më vdes mami pa e parë. Unë kam besim te ti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania