Panorama (Albania)

Rama: Ankesa e Ambasadës, pa lidhje me qëndrimin tim

Basha: S’është faji i BE që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë

- AMBASADA FRANCEZE

“Mbrëmë në një transmetim televiziv, Edi Rama, Kryeminist­ër i Shqipërisë, akuzoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Europian për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se çdo vit BE-ja është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro në sektorë të ndryshëm. Lidhur me pandeminë, Komisioni Europian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BEsë prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE-në por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milionë euro nga programi IPA. Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për një milion njerëz të vaksinuar në fund të janarit, Kryeminist­ri ngriti pyetjen se pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund t’i përdorë, në vend që t‘i ndajë me të tjerët. Përveç natyrës së pavërtetë të këtij informacio­ni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo Ambasadë konsideron se nuk është e përshtatsh­me të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat”.

RAMA I KUNDËRPËRG­JIGJET AMBASADËS (duke komentuar me ndjekësit e tij në rrjete sociale)

“Viggo Tirona, unë nuk kam sulmuar asnjë aleat dhe aq më pak Francën në rastin konkret! As nuk e kam harruar dhe nuk e harroj që Bashkimi Europian e ka ndihmuar Shqipërinë, qysh se vendi ynë doli nga burgu i diktaturës e deri më sot. Përkundraz­i, e kam çmuar dhe e çmoj pa lëkundje Bashkimin Europian, për njëmijë e një arsye, përfshirë pa dyshim edhe ndihmën e paçmuar që i jep Shqipërisë tash 30 vjet. Unë kam folur për një çështje konkrete në një situate konkrete, lidhur me vaksinën dhe nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë! Lënia jashtë e vendeve të rajonit tonë në shpërndarj­en e vaksinës kundër Covid-it nga ana e BEsë nuk ka asnjë justifikim në asnjë plan dhe këtë e kupton çdokush që bën sikur s’kupton! Ndërsa ankesa e Ambasadës franceze meqë unë e ilustrova opinionin tim duke sjellë shembullin e Francës (siç mund të sillja edhe shembuj të tjerë) është pa lidhje me qëndrimin tim dhe konkretish­t edhe me sjelljen e shembullit të Francës, për të ilustruar idenë se nuk kishte pse të mos u jepeshin edhe vendeve tona disa doza për mjekët të paktën, kur ato s’mund të përdoren të tëra menjëherë në asnjë vend të BE-së! Franca është jo vetëm një nga vendet më të mrekullues­hme të botës e më të përparuara të Europës në çdo drejtim, as thjesht një vend mik e aleat i Shqipërisë, po edhe një vend i veçantë në zemrën e në mendjen time, ashtu sikundër është edhe BE-ja një amanet e një destinacio­n i patjetërsu­eshëm i Shqipërisë e shqiptarëv­e. Ankesa e Ambasadës franceze nuk ndryshon asgjë në asnjë drejtim, ashtu siç e drejta për të menduar ndryshe vlen si gjithnjë njësoj si për Francën, edhe për Shqipërinë në këtë rast; si për hartuesit e ankesës në emër të Francës, si për mua që flas në emër të Shqipërisë. Por ty të them miqësisht se duke e nxjerrë nga konteksti ankesën e Ambasadës franceze, gabon njësoj siç gaboi Ambasada franceze duke nxjerrë nga konteksti ato që thashë! Madje në fakt gabon edhe më keq, sepse flet jo vetëm pa lidhje me ankesën konkretish­t, po edhe thua gjëra pa lidhje! Një fjalë e bukur popullore thotë se miqësia e vërtetë nuk i ka të gjitha fjalët prej mjalti, kështu që as ti mos u mërzit, as Ambasada s’ka pse mërzitet, se unë jo e jo, çfarë nuk dëgjoj po nuk mërzitem”.

LULZIM BASHA

“E turpshme që ‘Tirja’ i qeverisë sulmon BE-në dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE-së që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk është faji i BE-së që ‘Tirja’ i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër. Nuk është faji i BE-së që ‘Tirja’ i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE-së që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE-së dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij. Ne i jemi përjetë mirënjohës BE-së për mbështetje­n që i ka dhënë Shqipërisë në momente të

EDI RAMA SULMON BE “Solidarite­ti i Turqisë mike dhe zotit Erdogan nuk ka qenë vetëm një solidarite­t i shprehur kur kemi pasur vetëm ne problem. Por edhe në rastet kur Turqia, njësoj si ne, njësoj si e gjithë bota, u godit nga koronaviru­si. Turqia dhe Presidenti i saj i qëndruan pranë Shqipërisë dhe nuk vepruan si disa të tjerë, që njësoj siç u thanë njerëzve të mbyllen në shtëpi, i mbyllën në shtëpi dhe shtetet e tyre duke ndaluar deri dhe kalimin e ndihmave mjekësore për ata që kishin nevojë. Kjo ka qenë shumë domethënës­e për ne, siç është shumë domethënës dhe fakti që edhe sot një nga temat e diskutimit ka qenë bashkëpuni­mi i afërt”.

AMBASADORI I BE, LUIGI SORECA Më duhet ta pranoj se u habitëm nga deklarata e dhënë nga Kryeminist­ri në fillim të vitit, veçanërish­t pasi solidarite­ti i Bashkimit Europian nuk ka qenë kurrë aq i dukshëm sa në vitin 2020. Pas disa ditësh kemi përvjetori­n e parë të Konferencë­s së Donatorëve në Bruksel, pas tërmetit tragjik të nëntorit 2019, kur Bashkimi Europian mblodhi aq shumë aktorë për të vënë në dispozicio­n të Shqipërisë më shumë se 1 miliard euro dhe menjëherë 115 milionë euro nga Komisioni Europian, që tani, pas një viti, po japin rezultate konkrete në terren, në fushat e kulturës dhe arsimit. Më pas vjen ndihma e Bashkimit Europian gjatë pandemisë së Covid-19. Të gjithë e kanë parë sasinë e pajisjeve mjekësore. Unë vetë kam bërë shtatë dhurime pajisjesh, që u kanë mundësuar shqiptarëv­e ta përballojn­ë këtë periudhë. Pastaj, Plani Ekonomik dhe i Investimev­e, me 9 miliardë euro për tri vitet e ardhshme. Në çastin kur nisi vaksinimi, ndryshe nga partnerët e tjerë, Bashkimi Europian nuk e mbylli derën për ndihmën me vaksinimin, përkundraz­i, vuri menjëherë në dispozicio­n 70 milionë euro që janë të disponuesh­me për vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë, që do të marrë një sasi të rëndësishm­e të kësaj kuote, për t’u siguruar që shtetet tona anëtare që dëshirojnë ta bëjnë këtë mund t’i përdornin këto para për t’ia dhuruar apo rishitur vaksinën Shqipërisë.

 ??  ?? Elisabeth Barsacq
Elisabeth Barsacq
 ??  ?? Luigi Soreca
Luigi Soreca
 ??  ?? Lulzim Basha
Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania