Panorama (Albania)

Tjetër rrugë me probleme e “Salillarit”, Meta: Ai që duhet ta kontrolloj­ë, i puth kokën

Rrëshqet rruga Vlorë-Orikum, banorët: Jemi ankuar, por kompania nis punimet dhe i lë në gjysmë, është kthyer në burim aksidentes­h

- Rama e Salillari

Një tjetër aks rrugor në Jug të vendit që mirëmbahet nga kompania “Salillari” rrezikon të ketë të njëjtin fat me atë të rrugës në Borsh dhe të disa rrugëve të tjera.

Aksi nacional Vlorë-Orikum ka pësuar dëmtime të shumta në kilometrin e 7-të të tij. Në vendin e quajtur “Zhironi”, rruga ka pësuar një shkëputje të lehtë duke krijuar një disnivel. Ndërkohë, banorët e zonës shprehen se firma e cila e mirëmban rrugën, “Salillari”, nuk ka ndërmarrë asnjë masë për parandalim­in e shkëputjes së mëtejshme të rrugës, por ka hedhur vetëm pak beton në pjesën e çarë të rrugës. “Këtu vetëm një korsi e rrugës ka mbetur, sepse gjysma tjetër ka rrëshqitur. Unë kam njoftuar disa herë firmën ‘Salillari’. Kanë ardhur këtu e kanë parë dhe kanë thënë se do të rregullohe­t. Ndërkohë, erdhën dhe sollën një makinë me zhavorr. Ai nuk bën asgjë. Sa bien shirat, zhavorri ikën poshtë dhe rruga ndërkohë ka rënë rreth 1 metër nga niveli fillestar. Kanë vendosur dy tabela këtu dhe tjetër njeri nuk duket nga firma fare. Këtu sa vjen dhe më shumë dhe rruga po bie. Me këtë ritëm i bie që nesër vlonjatët për të ardhur në Orikum t’i bien nga deti me skaf, sepse këtu nuk kalohet. Kjo duhet të rregullohe­t një orë e më parë”, tha një prej banorëve të zonës. Ndërsa një tjetër banor u shpreh se disniveli i shkaktuar në rrugë për shkak të rrëshqitje­s së aksit dhe mosndërhyr­jes është bërë edhe rrezik për aksidente automobili­stike. “Kjo rrugë është çarë komplet. Para disa ditësh këtu desh u bë edhe një aksident. Kemi edhe dëmtime poshtë te hoteli për shkak të masivit të dheut që lëviz këtu. I kemi marrë në telefon, u kemi thënë për të ardhur. Vijnë e shohin, hedhin pak llaç aty dhe dy lopata zhavorr dhe e lejnë për gjysmë. Duhet ndërhyrë, nuk pret. Ato dy tabelat që kanë vendosur aty ata nuk hynë në punë fare. Është një rrugë shumë me rrezik, ndaj i kërkojmë kompanisë ‘Salillari’ që të vijë e të ndërhyjë, sepse nuk pret”, u shpreh një tjetër banor i shqetësuar pasi disa metra më tej i rrezikohej biznesi. Ndërsa një tjetër banor i zonës shprehet se ky aks paraqet të njëjtin problem prej vitesh. Kompania, sipas tyre, nuk ndërmerr masa serioze, por vetëm provizore.

KONTRATA Më 1 janar të vitit 2017 kompania “Salillari” firmosi kontratë 5-vjeçare me ARRSH-në për mirëmbajtj­en dhe rehabiliti­min e 1300 km akse rrugore. Vetëm për rrugën Vlorë-Gjirokastë­r, me gjatësi 350 km, kompania “Salillari” ka marrë 13.7 milionë euro, por situata faktike që paraqitet në disa segmente të rrugës tregon qartë se kompania kontraktor­e (“Salillari”) nuk i ka përmbushur detyrimet për të cilat merr miliona euro nga taksapague­sit shqiptarë.

“Kështu është kur ai që në vend që t’i kërkojë llogari, i puth në ballë ata që në vend t’i bëjnë rrugët siç duhet, i bëjnë ashtu siç i nxjerr shiu. Uroj të mos keni më përmbytje këtu në Vlorë”, tha Meta

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania