Panorama (Albania)

Çfarë fshihet pas zhdukjes së biznesmeni­t italian në Pukë

Davide Pecorelli s’ka pasur kontakte që prej datës 6 janar, autoritete­t dyshojnë edhe për ndonjë skenar për të humbur gjurmët

-

Davide Pecorelli, ish-arbitër futbolli në Itali, njëkohësis­ht edhe biznesmen, rezulton i zhdukur në vendin tonë prej 12 ditësh.

Makina me të cilën ai udhëtonte, që e kishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit, u gjet e djegur më datë gjashtë janar nga Policia e Kukësit pranë një hoteli të zonës. Sipas dëshmive të mbledhura nga Policia, biznesmeni italian rezulton të ketë ardhur në vendin tonë më datë 3 janar të këtij viti, ku menjëherë ka shkuar të takojë bashkëjetu­esen e tij shqiptare, e cila jeton në Vlorë. Me këtë, ai mësohet se ka edhe fëmijë. Pas këtij takimi, burime nga Policia bënë të ditur se Davide Pecorelli më datë 4 janar ka udhëtuar drejt Pukës, ku edhe ka qëndruar në një hotel deri mëngjesin e datës 6 janar. Pikërisht në rrugën Gjegjan-Reps makina ka marrë flakë nga shkaqe ende të panjohura dhe brenda saj u gjetën, përveç disa sendeve personale të biznesmeni­t italian, edhe mbetje kockore. Për të zbardhur identiteti­n e tyre, Policia i ka dërguar eshtrat në Itali për një ekspertizë më të thelluar, ndërsa pritet të kryhet edhe analiza e ADN-së. VALIXHJA NË MAKINË Në makinën e djegur, burimet thanë se u gjet edhe një valixhe me produkte kozmetike, me të cilat Pecorelli kishte hapur biznese në Shqipëri dhe Itali. Ai prej vitesh kishte planifikua­r hapjen e biznesit të kozmetikës në vendin tonë dhe, sipas bashkëjetu­eses, e cila është marrë në pyetje nga Policia, këtë herë kishte ardhur për të qëndruar gjatë. Dëshmia e saj e mbush edhe më shumë me mister këtë ngjarje. Uniformat blu thonë se në makinën e djegur nuk janë gjetur shenja plumbash apo goditje të tjera. Për zbardhjen e kësaj ngjarje janë ngritur disa pista ku po heton Policia, duke nisur nga djegia e makinës për shkaqe aksidental­e. Po verifikohe­n edhe dyshimet e një ngjarjeje kriminale apo një skenari të biznesmeni­t italian për të humbur gjurmët. Ngjarja ka bërë jehonë edhe në mediat italiane. Televizion­et e gazetat raportojnë se ngjarja është mbuluar me mister dhe të gjitha dyshimet të çojnë te Davide Pecorelli. KUSH ËSHTË BIZNESMENI I ZHDUKUR Në Shqipëri, 45-vjeçari mësohet se kishte ardhur disa herë ndërsa po punonte për zgjerimin e aktiviteti­t të tij në fushën e estetikës në vendin tonë. Ndërkohë që objektet që i përkisnin atij në automjetin e djegur janë dërguar për ekspertizë, për të parë nëse ai ka pasur pasoja nga zjarri në makinë apo e ka vendosur qëllimisht për të humbur gjurmët. Mediat në Itali kanë ngritur shqetësimi­n për atë çfarë mund t’i ketë ndodhur ish-arbitrit të futbollit në Shqipëri, i cili është edhe një biznesmen në Itali, pasi zotëron një hotel në Lama, në komunën e San Giustino, sallone bukurie dhe parukerie mes Tiberit të

Epërm dhe Valtiberin­ës. Pacorelli ka partneren shqiptare dhe ajo mund të jetë një prej arsyeve që e sillte biznesmeni­n në vendin tonë, përveç biznesit. Në dëshminë e saj, gruaja shqiptare e italianit është shprehur para grupit hetimor se Davide kishte lëvizur nga Vlora në drejtim të Pukës dhe se me vete kishte 400 euro.

Ndërkohë, biseda e fundit në “Whastapp” e Davide ishte më 6 janar. Ndërkohë edhe partneri i tij në biznes, shqiptar, ka dërguar në Polici disa sende të italianit për t’i krahasuar me sendet e gjetura në makinë. “Nuk e di nëse Davide është konfliktua­r me njeri”, ka thënë ortaku i tij në biznes në Polici.

 ??  ?? Shenjat e lëna në vendin ku ndodhi ngjarja
Shenjat e lëna në vendin ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Makina e djegur
Makina e djegur
 ?? Davide Pecorelli ??
Davide Pecorelli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania