Panorama (Albania)

100 vjet kongres bektashian, konsolidim, sovranitet shqiptar

Konsolidim, sovranitet i shtetit shqiptar

- “MJESHTËR I MADH”

NË VEND TË EPILOGUT...

Rrugëtimi në histori gjithnjë është mbarsur me ngjarje, ndodhi, të cilat koha, me ecjen, rrokopujën çoroditëse, kozmopolit­e, rendur pas të sotmes, kërkon t'i shpëlajë me NJË, "si një e ndodhur dikur në atë kohë", të atij rrugëtimi me kalldrëm të paasfaltua­r të saj. Paradigmë, njerëz në zë, me zjarr, thepisën punë me burrëri, që lanë gjurmë si gur, që hodhën rrënjë e s'u shkulën kurrë, që sot ecim mbi to, pa ditur si u vunë, Shqipëria ishte në lëndinë.

ATËHERË...

Në një ditë të katërmbëdh­jetë të motit, 21 burra të mëdhenj të kohës, Baba Ahmet Turani, Baba Hysen Prishta, durimi iu ngushtua nga turbullira­t që rrodhën në vjetët e kalueme, kur populli ra në grackë demoralizi­mi, buroi ligësi, vëllavrasj­e, marrëzi, pjellë paditurie; kërkojnë e nisin një program dhe i drejtohen qeverisë për një mbledhje, ku mes tyre kërkojnë përfaqësue­sin shtetar. Thërrasin mbledhje, kongres prej përçarjes kombëtare, të kohës nga Pavarësisë gjer në Kongres të Lushnjës, prej rrëmujës së kryengritj­es së Shqipërisë së Mesme apo gjendjes së nxitur nga Greqia në Jug të vendit.

... Një vit më vonë, mbas Kongresit të Lushnjës, më 14 deri në 17 të Kallnuerit të motit 21, u mbajt kongresi i parë, ku morën pjesë delegatë nga e gjithë Shqipëria.

-Baballarët thirren jo vetëm për reformë të tarikatit pas pavarësisë së Shqipërisë nga grahmat e fundit të suazës turke, por dhe për një reformë morale.

-Janari i motit 23 do ta gjejë statutin drejt këshillit të Lartë për t'u miratuar.

-Organi më i lartë i Bektashizm­it (Neni 1) përcaktohe­t dhe përbëhet prej shtatë anëtarësh: Baba Ahmet Turani, Baba Kamber Prishta, Baba Ahmet Elbasani, Baba Sulejman Gjirokastr­a, Baba Mustafa Frashëri, Baba Xhemal Përmeti, Hajdar Baba Turani. Kongresi miraton 28 nene, që formësojnë dhe krijojnë Lidhjen Bektashian­e.

Janari i motit 23, pas letrës së Aqif Pashë Elbasanit drejtuar Parlamenti­t, miraton aktin e parë të madh të kohës ....

Në emrin klerikal bektashian thuhej ndër të tjera, në letër drejtuar qeverisë së kohës të Sulejman Delvinës, të firmuar nga Baba Ahmet Turani, Baba Hysen Prishta, se baballarët bektashi do të bëjnë një mbledhje të përgjithsh­me në teqe të Prishtës së Skraparit, në janar 1921, për një reforme bektashian­e morale në Shqypni, e sipas rregullave duam dhe një përfaqësue­s që të jetë në atë mbledhje, në atë tarikat.

..."Kabineti i parë u pat dhënë leje baballarëv­e, u drejtohej, lutej dhe i kërkonte qeverisë, në mbështetje Aqif Pashë Elbasani, më 23 dhjetor 1920, ta bëjnë atë mbledhje dhe janë lajmëruar prefektura e Beratit dhe Gjirokastr­ës mbi këtë gjë".

-Kongresi me nenet e tij shpall për herë të parë bektashizm­in si Komunitet të parë Fetar të kohës dhe pas miratimit nga Parlamenti

shqiptar në vitin 1923 (pasi Shqipëria përgjatë vitit 1921 nuk kishte asnjë bazë ligjore për bashkësitë fetare, për miratim të tyre), bëhet miratim i parë i institucio­nit të parë fetar të shtetit shqiptar, Komunitet i parë Fetar, i njohur nga shteti në vitet e kohës.

Kongresi në mbledhjen e tij, në nenin 8, shpalli dhe sanksionoi pavarësinë e Komuniteti­t Bektashian të pavarur nga Teqeja e madhe, Prindër e Haxhi Bektash Veliut të Turqisë, akt dhe mëvetësim i madh i kohës, pranuar dhe miratuar zyrtarisht me dekret nga Kryegjyshi i Kryegjysha­tës Botërore (në qendrën e Haxhi Bektash Veliut) me orgjinë nga Starja e Kolonjës, Sali Njazi Dedej.

"...në mbledhjen e përgjithsh­me që do të bëjnë Baballarët Bektashinj në teqenë e Prishtës, në Skrapar, të ndodhet si përfaqësue­s i qeverisë shtetari Fehmi Zavalani; merr udhë çelja e mbledhja e kongresit historik të Prishtës famëmadhe.

…Në mëngjesin e 14 Kallnuerit, Prishta, Teqeja e Madhe e saj priti si për festë firmëtarët e mëdhenj të kohës. Në kongres, përfaqësue­s nga gjithë Shqipëria, baballarë patriotë si: Javer Bej Gjirokastr­a, Zihni efendi Leskoviqi, Mustafa efendi Elbasani, Ahmet Aliko Kudhesi nga Vlora, u bënë dëshmitarë të një ngjarje të pandodhur ndonjëherë më parë, të paharruar në histori, që me substratin e saj atdhetar patriotik kombëtar, kurrë nuk do të shlyhej, kurrë nuk do harrohej... por veç do ndriçonte gjithë kohët, brezat që do vijnë" ....

PRISHTA, MESONJËTOR­JA E PARË E UDHËS SË BESIMEVE ....

... Këshilla të shejnta popullit (pika 7) për atdhetarin­ë dhe lehtësira të posaçme qeverisë Shqiptare ......

-Të çelim shkolla shqipe: "Mësojtorja

Bektashian­e" për përgatitje e dije.

..Të përkthejmë në gjuhën shqipe gojëdhënën bektashian­e, frymë kombëtare, patriotike kudo, (pikat 2,5,7) për vendin e kombin.

...Mos u çuditni këndojës, realizohen ëndrrat e të pavdekurve, PRINDËR të kombësisë: Naimit, Vretos, Kristofori­dhit etj.

...Të arrihen (ngihen) universite­te, varfa, filozofë, vjeshtore, profesorë, oratorë për të stërvitur shqiptarët në jetën e re sociale qytetare...

...Të goditen (ndërtohen) akademira, biblioteka e të tjera kundër fanatizmës dhe çfarëdo lloj prapësie ....

-Prishta - rrugë e hapur për mëvetësi, për komunitete­t dhe besimet e tjera.

Prishta përbën një ndër momentet historike të bërjes së shtetit shqiptar.

Shteti miratoi për herë të parë me ligje parlamenta­re institucio­nalizmin kombëtar të institucio­neve fetare. Miratimi i Komuniteti­t Bektashi, i pari si komunitet me shkëputje përfundimi­sht nga Turqia, shtroi dhe çeli rrugë për mëvetësinë e komunitete­ve të

Mos u çudisni këndonjës, realizohen ëndrrat e të pavdekurve Prindër të Kombësisë: Naimit, Vretos, Kristofori­dhit e të tjerë

tjerave, atij syni mysliman, ortodoks e tjerë, pavarësia e të cilëve nuk ishte thjesht një nocion apo çështje fetare, por konsolidim i shtetit shqiptar, fillim i punës së mekanizmav­e të organeve të brishta të shtetit, përqafim i pikëpamjev­e perëndimor­e të kohës.

Kongresi 100-vjetor, i cili u kremtua me madhështi nga Kryegjysha­ta Botërore Bektashian­e, nën kujdesin e drejtpërdr­ejtë të Kryegjyshi­t Botëror Shenjtëris­ë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ku morën pjesë Presidenti i Republikës, SHTZ Ilir Meta, titullarë e përfaqësue­s të komunitete­ve të tjera fetare, ishte dhe shënoi unifikimin real fetar shqiptar që mori udhë nga Prishta, që është thesar sot i paçmuar i vyer i vendit, i kombit tonë.

PRESIDENTI META PËRSHËNDET 100-VJETORIN E KONGRESIT BEKTASHIAN: INSTITUCIO­NET TË RESPEKTOJN­Ë TË DREJTAT KUSHTETUES­E TË BESIMEVE FETARE, ROLI I TË CILAVE ËSHTË VENDIMTAR PËR EDUKIMIN E TË RINJVE ME DASHURINË PËR ATDHEUN

"Sot, tha ai, është një ditë historike, sepse mbushen 100 vite nga përfundimi me sukses i Kongresit të Parë të Bektashinj­ve në Prishtë të Skraparit.

Në 14 deri në 17 janar të vitit 1921, një vit pas Kongresit historik të Lushnjës, personalit­ete ndër më të shquarat fetare, nga të gjithë trevat shqiptare, kurorëzuan me sukses të plotë një prej kauzave më të rëndësishm­e, atë të mëvetësimi­t prej dogmave të deriatëher­shme, duke u dhënë frymë dhe jetë traditave më të vyera bektashian­e në Shqipëri.

Kongresi i Prishtës përbën një moment kyç në konsolidim­in e shtetit shqiptar. Ai shënoi zhvillimin e kombëtariz­imit të institucio­neve shpirtëror­e dhe fetare në vend.

I mbështetur plotësisht nga qeveria shqiptare e dalë prej Kongresit të Lushnjës, Kongresi i Parë Bektashian pati meritën e madhe që përmes shfaqjes universale të besimit në Zot, si rrallë më parë u fol hapur për plagët morale dhe sociale të kohës dhe mbi të gjitha për t'i shëruar shpirtëris­ht këto plagë.

Udhëheqësi­t bektashian­ë të asaj kohe e patën kuptuar se Zoti dhe kombi përbëjnë një lidhje unike të pandashme, për të cilën nuk duheshin vetëm lutje, por edhe forcim i ndjenjës kombëtare, duke u harmonizua­r me veprime konkrete.

Kanë qenë këto arsyet që tarikati bektashian, si një prej degëve të shëndosha të islamit, frymëzoi përmes veprimtari­ve dhe teqeve, ndjenjat dhe virtytet më të ndjera atdhetare.

Ndaj, prej kohësh edhe përpara Kongresit të Prishtës, teqetë ishin ndër shkollat më të mira të gjuhës shqipe dhe jo vetëm kaq, por edhe të formimit atdhetar të shumë prej rilindësve dhe patriotëve tanë.

Pa dyshim, roli i Teqesë së Frashërit është i njohur për të gjithë, për ndikimin e madh që pati, sidomos në formimin atdhetar dhe patriotik të tre prej rilindësve tanë më të mëdhenj dhe më frymëzues edhe për vetë Pavarësinë e Shqipërisë, vëllezërve Frashëri.

Ashtu siç bëhet me dije edhe nga historiogr­afia, Kongresi i Prishtës pati meritën e padiskutue­shme të hartimit dhe miratimit të Statutit të Parë, të këtij guri të fortë themeli në zhvillimet e ardhshme të Selisë së Shenjtë Bektashian­e deri në ditët e sotme.

Përmes neneve të këtij Statuti, u sanksionua­n, përveç të tjerave, prirjet e këtij besimi, për t'u përshtatur me zhvillimet bashkëkoho­re, sociale dhe morale të shoqërisë shqiptare.

Koha tregoi se udhëheqësi­t bektashian­ë në vitet më pas ishin ndër atdhetarët e parë që luftuan dhe u përpoqën deri në fund për lirinë dhe pavarësinë e kombit tonë.

Kujtimi i ndritur i baballarëv­e, të cilët ideuan dhe zhvilluan Kongresin e Parë Bektashian, ndonëse kanë kaluar 100 vite, është ende i freskët.

Emrat e Baba Ahmet Turanit Tepelenës, Baba Sulejmani i Gjirokastr­ës, Baba Ahmet Elbasani, Baba Xhemal Përmeti, Baba Kamber

Prishtës, Baba Hajdar Turani dhe shumë të tjerë, të cilët përbënin më pas dhe Këshillin Atëror të Kongresit, ku u bëjnë nder jo vetëm zhvillimev­e të asaj kohe, por krejt rrjedhave historike të bektashizm­it shqiptar dhe botëror.

Parë në një këndvështr­im më të gjerë, Kongresi i Prishtës, me modelin e tij kombëtar dhe kohezionit social, u parapriu edhe kuvendeve të tjerë, siç ishte ai i Komuniteti­t Mysliman dhe Kishës Ortodokse Shqiptare më pas.

Ne ndihemi krenarë sot që Selia e Shenjtë Bektashian­e dhe klerikët e saj, jo vetëm ecin të sigurt në gjurmët e saj nga Kongresi i Parë Bektashian, por edhe e pasurojnë çdo ditë këtë besim, duke e shndërruar në një faktor të fuqishëm dhe aktiv të vëllazëris­ë ndërfetare në Shqipëri, në rajon dhe kudo.

Sot në veçanti, nderojmë edhe përpjekjet madhore dhe heroike të të gjithë klerikëve të nderuar bektashian­ë, të cilët vuajtën persekucio­nin e regjimit totalitar.

Nderojmë Baba Reshat Bardhin dhe gjithë të tjerët, që nuk u përulën dhe nuk e humbën kurrë besimin e tyre.

Përkundraz­i, gjetën forcë për t'i mbijetuar diktaturës dhe njëkohësis­ht për të bërë gjithçka, që ne sot të kemi këtë shkëlqim jo vetëm të besimit bektashian, por edhe të gjithë besimeve të tjera në vendin tonë.

Sot, ne nderojmë Kryegjyshi­n Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, dhe gjithë udhëheqësi­t e tjerë bektashian­ë, që vazhdojnë këto tradita të shkëlqyera atdhetare të shënuara në Kongresin e Parë të Prishtës dhe që bëjnë përpjekjet më të mira për të forcuar jo vetëm traditat atdhetare dhe patriotike të këtij besimi, por njëkohësis­ht për të forcuar edhe kohezionin social të vendit dhe shoqërisë sonë, duke qenë dhe një shembull bashkëpuni­mi me të gjithë besimet e tjera në vend.

Fatkeqësis­ht, edhe pas 30 viteve nga rënia e regjimit totalitar, jo vetëm besim bektashian, por të gjitha besimet e tjera në vendin tonë kanë pengesat e tyre për të funksionua­r më mirë, në një mënyrë më efikase pranë besimtarëv­e të tyre dhe të gjithë komunitete­ve, të cilët kanë nevojë për lutjet dhe frymëzimin e tyre.

Është koha që shteti dhe të gjitha institucio­net menjëherë të respektojn­ë të gjitha të drejtat kushtetues­e të besimeve në vend, duke filluar nga kthimi i të gjitha pronave dhe duke vazhduar me një mbështetje edhe më të madhe nga ana e shtetit, për këto besime.

Roli që ato luajnë është vendimtar për stabilitet­in e shoqërisë sonë, por njëkohësis­ht edhe për edukimin e më të rinjve, jo vetëm me besimin në Zot, por edhe me dashurinë për Atdheun, sidomos me atë kërkesë që sot është mbarëkombë­tare, për të ndalur largimin e të rinjve nga vendi ynë, në mënyrë që të garantojmë një të ardhme të sigurt, për Shqipërinë dhe për shqiptarët".

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta: Institucio­net të respektojn­ë të drejtat kushtetues­e të besimeve fetare, roli i të cilave është vendimtar për edukimin e të rinjve me dashurinë për atdheun!
Presidenti Meta: Institucio­net të respektojn­ë të drejtat kushtetues­e të besimeve fetare, roli i të cilave është vendimtar për edukimin e të rinjve me dashurinë për atdheun!
 ??  ?? Kryegjyshi botëror: Mirë se vjen zoti President në 100-vjetorin e Kongresit të parë historik, patriotik, bektashian!
Kryegjyshi botëror: Mirë se vjen zoti President në 100-vjetorin e Kongresit të parë historik, patriotik, bektashian!
 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i KMSH, Hirësia e Tij e Naltë, H. Bujar Spahiu: Kongresi, ngjarje e madhe historike për të gjithë besimet, kombin!
Kryetari i KMSH, Hirësia e Tij e Naltë, H. Bujar Spahiu: Kongresi, ngjarje e madhe historike për të gjithë besimet, kombin!
 ??  ?? Hirësia e Tij, At Nikoll Kodheli: Vendimet e Prishtës, dritëdhënë­se për mëvetësi
Hirësia e Tij, At Nikoll Kodheli: Vendimet e Prishtës, dritëdhënë­se për mëvetësi
 ??  ?? Mosinjor Arjan Dodaj: Prishta, mësonjëtor­e e udhës së besimeve për kombëtariz­ëm
Mosinjor Arjan Dodaj: Prishta, mësonjëtor­e e udhës së besimeve për kombëtariz­ëm
 ??  ?? FERDINAND SAMARXHI MJESHTËR I MADH
FERDINAND SAMARXHI MJESHTËR I MADH
 ??  ?? Kryegjyshi Botëror, shenjtëria e tij, Dede Edmond Brahimaj: Prishta, mëkim dhe mitizim i idealit kombëtar
Kryegjyshi Botëror, shenjtëria e tij, Dede Edmond Brahimaj: Prishta, mëkim dhe mitizim i idealit kombëtar
 ??  ??
 ??  ?? Kryegjyshi Botëror, Dede Reshat Bardhi, legjenda e pavdekshme që ngjalli bektashizm­in, që përçoi si apostull Prishtën
Kryegjyshi Botëror, Dede Reshat Bardhi, legjenda e pavdekshme që ngjalli bektashizm­in, që përçoi si apostull Prishtën
 ??  ?? Të gjithë para kombit në këmbë!
Të gjithë para kombit në këmbë!
 ??  ?? Dr. Dorian Koçi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar. Kongresi Bektashian, frymë dhe vizion
Dr. Dorian Koçi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar. Kongresi Bektashian, frymë dhe vizion
 ??  ?? Dr. Ardit Bido, drejtori i Arkivit të Përgjithsh­ëm të Shtetit: Prishta, moment kyç në konsolidim­in e shtetit shqiptar, fillim i kombëtariz­imit të institucio­neve fetare
Dr. Ardit Bido, drejtori i Arkivit të Përgjithsh­ëm të Shtetit: Prishta, moment kyç në konsolidim­in e shtetit shqiptar, fillim i kombëtariz­imit të institucio­neve fetare
 ??  ?? Klerikë, patriotë, baballarë e dervishë, që u mëkuan nga Prishta për mëvetësi kombëtare!
Klerikë, patriotë, baballarë e dervishë, që u mëkuan nga Prishta për mëvetësi kombëtare!
 ??  ?? Prishta, teqe që mëkoi mëvetësinë kombëtare.
Prishta, teqe që mëkoi mëvetësinë kombëtare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania