Panorama (Albania)

Ligje natën e Vitit të Ri dhe votime pa lexuar, ‘skadon’ afati i parë për vaksinat

Ruçi: Është shkruar në marrëveshj­e, nuk do të botohet në shtyp

- Rudina Hajdari Ralf Gjoni

Mbajtja sekrete e marrëveshj­es së propozuar nga qeveria me kompaninë “Pfizer” për vaksinën nuk kaloi pa debate mes kryeparlam­entarit Ruçi dhe deputetëve të opozitës, për shkak se Kryeminist­ri nuk kishte ardhur ende në sallë. Ata kanë kërkuar nga kreu i Kuvendit informacio­n mbi aktet normative që do të votonin, ndërsa e kanë cilësuar si të panevojshm­e sjelljen e qeverisë dhe miratimin e një marrëveshj­eje pa u njohur më parë me përmbajtje­n e saj. “Vaksina” është bërë “mollë” sherri midis deputetit Ralf Gjoni dhe kryeparlam­entarit Ruçi. Deputeti Ralf Gjoni kërkoi që procedura e vaksinimit të jetë zyrtare dhe transparen­te, pasi në të kundërt, shteti rrezikon të kthehet në një çerdhe informale me një edukator. “Ky ekzekutiv nuk mund të tallet në këtë farë feje me Parlamenti­n. Po kërkoj në rendin e ditës tekstin e akteve normative, asnjë shenjë. Deputetët e Kuvendit nuk mundet të shprehen me votim, bazuar thjesht në tituj të lexuar nga Kryetari i Kuvendit. Keni kaluar nga debati i madh i vitit të kaluar me ministren Manastirli­u për vaksinën Covax, e cila nuk e di se ku po fshihet, se nuk po shohim asnjë gjurmë të saj, në disa vaksina klandestin­e, deri në marrëveshj­en teksti i së cilave mungon. A ka mundësi të ketë transparen­cë, sepse kemi përgjegjës­i të madhe si deputetë për të votuar shuma të mëdha në buxhet për vaksinat, por procedurat duhet të bëhen transparen­te. Ndryshe po e kthejmë shtetin në një çerdhe”, tha deputeti Gjoni. E menjëhersh­me ishte edhe përgjigja e Kryeparlam­entarit Ruçi, i cili tha: “Të lutem, avash, një minutë. Unë bëra një propozim. S’kemi të bëjmë me tallje të ekzekutivi­t dhe s’ka vend për ta thënë këtë. Më dëgjo, se unë të dëgjova. Të dy aktet unë i kam bërë publike në Konferencë­n e Kryetarëve, ku kam artikuluar fjalinë ‘nuk do të botohen’, por deputetët duhet të njihen absolutish­t me to. Kështu që s’ka asgjë këtu për transparen­cë. Kjo është një kërkesë për të gjitha parlamente­t dhe ne jemi të detyruar ta zbatojmë”. Edhe deputetja e opozitës Rudina Hajdari kërkoi më shumë informacio­n dhe transparen­cë për aktin normativ. “Ne duhet të jemi sa më transparen­të me publikun, me qytetarët dhe aktet normative nuk kanë pse të kalojnë sot. Ne mund të rimblidhem­i në një seancë tjetër, deputetët dhe qytetarët të njihen me këto akte normative. Ndaj nuk jam dakord e nuk kemi pse sillemi sikur ka ndonjë sekret të madh, përkundraz­i ne duhet të jemi sa më transparen­të me publikun se si bëhen këto marrëveshj­e me shtetet e tjera, se si merren këto vaksina, sa janë dhe si do jenë fazat që do shkojnë te qytetarët”, tha Hajdari. Ndërkohë Ruçi u shpreh se:

“Duket sikur kryetarët e grupeve edhe unë i kam thirrur për të miratuar ndonjë diçka, për të mbajtur ndonjë sekret etj. Edhe njëherë do të... s’po kuptohemi. Duket sikur kryetarët e grupeve i kam thirrur për të miratuar diçka. Akti normativ nr. 1 për miratimin e tekstit të marrëveshj­es për prodhimin e furnizimin nëpërmjet kompanisë X dhe MSH, ISHP e Min. së Rindërtimi­t. Autorizimi­n e procedurës për lejimin e hyrjes. Akti normativ tjetër për dhënien e autorizimi­t. Kujt? MSH-së dhe ministrit të Rindërtimi­t, me prodhuesit e vaksinës antiCovid që janë certifikua nga FDA dhe EMA. Çfarë sekreti ka?” tha Ruçi.

 ??  ??
 ??  ?? të vaksinimit të popullatës ka qeveria në planin kombëtar të vaksinimit ndaj Covid-19. “Skenari më ambicioz është vaksinimi i të gjitha kategorive dhe i të gjitha moshave që përfshihen në planin e vaksinimit brenda 14 muajsh; skenari tjetër, ose ai i mesmi, ka një axhendë 18-mujore; skenari i tretë ka një axhendë 24-mujore”, tha Rama.
të vaksinimit të popullatës ka qeveria në planin kombëtar të vaksinimit ndaj Covid-19. “Skenari më ambicioz është vaksinimi i të gjitha kategorive dhe i të gjitha moshave që përfshihen në planin e vaksinimit brenda 14 muajsh; skenari tjetër, ose ai i mesmi, ka një axhendë 18-mujore; skenari i tretë ka një axhendë 24-mujore”, tha Rama.
 ??  ?? Ruçi, dje gjatë seancës
Ruçi, dje gjatë seancës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania