Panorama (Albania)

Rama: Tre skenarët e planit kombëtar të vaksinimit

“Skenari më ambicioz, vaksinimi i të gjitha kategorive në 14 muaj”

-

Kryeminist­ri Rama foli dje për tre skenarë që qeveria ka hartuar në planin kombëtar të vaksinimit.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Rama tha se skenari më ambicioz është ai i vaksinimit të të gjitha kategorive që duhet të vaksinohen brenda 14 muajve të ardhshëm. “Ne në radhë të parë kemi nevojë të garantojmë të gjitha sasitë që na duhen për planin kombëtar të vaksinimit, i cili ka tre skenarë. Skenari më ambicioz është vaksinimi i të gjitha kategorive dhe i të gjitha moshave, që përfshihen në planin e vaksinimit brenda 14 muajsh; skenari tjetër, ose ai i mesmi, ka një axhendë 18-mujore; skenari i tretë ka një axhendë 24-mujore”, u shpreh Kryeminist­ri. Ai u shpreh optimist se vaksinimi i të gjithë popullatës brenda 14 muajsh do të arrihet nëse nuk do të ketë vonesa nga kompanitë farmaceuti­ke të prodhimit të vaksinës.

“Ne, sigurisht, do të bëjmë gjithçka për të shkuar sipas skenarit të parë, skenarit më ambicioz. Faktikisht, me votimin sot, të Kuvendit, hapet rruga për të marrë sipas Marrëveshj­es së dakordësua­r në parim, që unë e kam bërë edhe publike kur kam thënë se doza e parë e vaksinave do të vijë brenda muajit janar dhe mundësisht brenda javës së tretë të muajit janar dhe pastaj shkallë-shkallë do të marrim të gjithë sasinë e dakordësua­r dhe siç thashë, shkallë-shkallë mund të porosisim një sasi tjetër apo sasi të tjera edhe drejtpërdr­ejtë nga “Pfizer”-i, gjë që e kemi garantuar me marrëveshj­en që është firmosur përfundimi­sht dhe zyrtarisht nga të dyja palët e që Kuvendi do ta ratifikojë”, tha Rama. Kreu i qeverisë kujtoi se vetëm kompania “Pfizer” ka krijuar vonesa në prodhimin e vaksinës, gjë që mund të shtyjë edhe në Shqipëri afatet e vaksinimit.

“Dua ta nënvizoj këtu, që siç mbase ju ka rënë në sy edhe nga fakti se ‘Pfizer’-i bëri një deklarim publik që ka krijuar shumë pakënaqësi, gjerësisht, për shtyrjen me një javë të të gjitha angazhimev­e të veta në raport me vendet ku është angazhuar, si rezultat i nevojës për të rritur prodhimin dhe për të krijuar kushtet që prodhimi të rritet duke bërë një frenim të përkohshëm për arsye të logjistikë­s, infrastruk­turës e kështu me radhë. Që do të thotë që ky është një proces që ka të papriturat e veta. E rëndësishm­e është që ne nga ana jonë jemi plotësisht të përgatitur, dhe siç e kemi thënë, qendra e vaksinimit në Tiranë, e cila është hapur dhe po funksionon për pjesën e parë fare që janë mjekët, infermierë­t, epidemiolo­gët, drejtpërdr­ejt në kontakt me rrezikun potencial nga infektimi, të shtrihet në Shkodër, në Vlorë e pastaj me radhë në të gjitha pikat e përcaktuar­a në plan, në mënyrë që aksesi, jo vetëm i njerëzve të shëndetësi­së, por edhe i moshave më të thyera, që do të hyjnë në proces së shpejti, të jetë sa më i lehtë”, tha Rama. Kryeminist­ri

foli edhe për rastin e sanitares së përfshirë në korrupsion. “Është e patolerues­hme që një numër, gjithsesi pakicë e pakicës në sistemin tonë shëndetëso­r, të njollosë bluzat e bardha të Republikës së Shqipërisë, të njollosë sakrificat e atyre që edhe jetën e humbën në këtë luftë për të shpëtuar jetë, të atyre që çdo ditë e kalojnë me rrezikun e kërcënimit të jetës së tyre dhe që vazhdojnë pa pushim të rezistojnë në vijën e zjarrit apo në cilindo pozicion, ku kjo luftë e bën shumë më të mundur marrjen e virusit dhe infektimin edhe të personave më të dashur të familjeve të tyre”, u shpreh Kryeminist­ri.

 ??  ?? Rama, dje gjatë fjalës në Kuvend
Rama, dje gjatë fjalës në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania