Panorama (Albania)

Bien rastet e reja pozitive, nuk ndryshon situata në spitalet COVID

-

Ka nisur me rënie të rasteve pozitive me COVID-19 kjo javë. Kështu, dje janë raportuar vetëm 292 persona pozitivë, nga më shumë se 2300 testime të kryera. Ndërkohë që në raport me këtë shifër, personat e shëruar janë gati dyfish më shumë. “Në 24 orët e fundit janë shëruar 417 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,870 që nga fillimi i epidemisë”, ka bërë me dije ministria. Prej dhjetorit që lamë pas, janë hequr ritestimet dhe qytetarët konsideroh­en të shëruar dhe pa asnjë rrezik për të infektuar të tjerët në përfundim të 14 ditëve. Lidhur me rastet e reja, pjesa më e madhe janë në Tiranë, Fier dhe Vlorë. “Janë kryer 2343 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 292 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 97 raste në Tiranë, 22 raste në Fier, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës dhe Lezhë, 10 raste në Kamzë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Berat, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Shkodër, 5 raste në Tropojë, Sarandë, Delvinë, Përrenjas, 4 raste në Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastë­r, Tepelenë,

Divjakë, Gramsh, 3 raste në Krujë, Mirditë, Librazhd, Gjirokastë­r, Malësi e Madhe, Bulqizë, 2 raste në Mat, Përmet, Dibër, Kuçovë, 1 rast në Korçë, Has, Pukë, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësi­së. Ndërkohë, ka mbetur e pandryshua­r situata në 4 spitalet COVID, ku po vijojnë të marrin mjekim 282 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Të hënën janë raportuar 4 humbje jete dhe sipas të dhënave zyrtare janë 1281 persona që kanë ndërruar jetë në vendin tonë si pasojë e kësaj sëmundjeje, që prej fillimit të pandemisë. “Fatkeqësis­ht, me gjithë përpjekjet e mjekëve, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 39-66 vjeç”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania