Panorama (Albania)

Meta zbret në terren, takon banorët në Vlorë: 25 prilli, dita e ndryshimit

- ARISTIR LUMEZI

Nga Selenica ku zhvilloi një takim të hapur me banorët, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, replikoi me Ministrinë e Financave dhe sqaroi arsyet pse nuk po investohet në Vlorë.

Në takimin me banorët e Selenicës, kreu i shtetit i kërkoi qeverisë që të nisë menjëherë ndërtimin e rrugës Peshkëpi-Selenicë ndërsa akuzoi Ministrinë e Financave për ndryshimin e destinacio­nit të investimev­e të parashikua­ra. Meta u shpreh se i mirëkupton dhe mbështet banorët e Selenicës për interesin e madh që kanë treguar në lidhje me ndërtimin e rrugës, ndërsa kërkoi që atë të mos penalizohe­n nga mungesa e zhvillimit. Në një konferencë për gazetarët nga Vlora, Presidenti foli edhe për marrëveshj­en sekrete të qeverisë me kompaninë “Pfizer” për vaksinën anti-Covid, ku tha se ai është për një transparen­cë totale për të rritur besimin e qytetarëve te vaksina dhe procesi i vaksinimit. Kreu i shteti iu përgjigj Kryeminist­rit Rama pas deklaratës së tij se Meta i pa përmbytjet si një kamerdare për të sulmuar qeverinë, për të cilën tha se ishte me fat që nuk ishte në Vlorë në ditën që ra shi. Sipas tij, gjendja e krijuar në Vlorë nga përmbytjet nuk do të mund ta shpëtonte kamerdarja, por nuk harroi të akuzonte kryeminist­rin se do ta vizitonte Vlorën vetëm pasi të dilte dielli. Teksa u pyet për qëndrimin e tij mbi largimet e fundit nga LSIja, Meta shmangu reagimin e drejtpërdr­ejtë, por kërkoi nga partitë politike që të mos promovojnë figura të konsumuara, por të rinj dhe njerëz me vlera. Presidenti u shpreh i sigurt se zgjidhja më e mirë për të gjitha çështjet do të jetë 25 prilli.

VAKSINA “Unë jam për transparen­cë totale. Madje dhe kur pi një pije (Coca-Cola), aty e ke të shkruar kohën kur është prodhuar dhe kur skadon. Transparen­ca ndihmon për forcimin e besimit të publikut. Sepse kjo lufte dhe kjo sfidë edhe me pandeminë në radhë të parë është çështje besimi. Të gjitha institucio­net duhet të bëjnë gjithçka për të rritur këtë besim, përmes transparen­cës dhe sigurisë maksimale, që i duhet ofruar publikut”.

RRUGA “Revolta dhe pakënaqësi­a e banorëve të Selenicës është më se legjitime, po të kemi parasysh se jo vetëm që ka qenë një angazhim, një projekt i gatshëm, ka qenë një financim i sigurt, një premtim i bërë disa herë nga të gjitha qeveritë, por po të kemi parasysh se me bitumin e Selenicës janë bërë rrugët jo vetëm të Shqipërisë, por të gjithë Europës. Unë të shpreh mbështetje­n time për realizimin e këtij projekti të anuluar, sa më shpejt që të jetë e mundur, qoftë përmes buxhetit të shtetit, qoftë përmes garantimit të një financimi të huaj. Është tepër e qartë dhe flagrante që qeveria dhe institucio­ne të tjera kanë shkelur Kushtetutë­n, kanë shkelur ligjin dhe kanë kërkuar që Presidenti të noterizojë këto shkelje përmes dhënies së drejtës së tyre për të nënshkruar një marrëveshj­e, që ishte negociuar pa marrë autorizimi­n nga Presidenti për negociatat. Nuk dua të thellohem edhe më tej këtu, sepse i keni parë edhe qëndrimet: tjetër gjë ka thënë Ministria e Financave, që s’ka pasur negociata; tjetër gjë ka thënë Kryeminist­ri, që negociatat kanë përfunduar dhe kjo çështje ka mbetur te Presidenti”. Nuk është e drejtë e Presidenti­t për të caktuar prioritete­t se ku do të bëhet më parë një rrugë apo një investim publik. Për këto probleme Ministria e Financave, por edhe ministri i Jashtëm,

kuptohet që edhe Kryeminist­ri, sepse zoti Rama ka qenë ministër i Jashtëm që nga shtatori 2019 e deri para pak javësh, është vënë në dijeni nga ana e Institucio­nit të Presidenti­t në mënyrë të vazhdueshm­e, ku i është kërkuar që të respektojë Kushtetutë­n dhe ligjin. Ndaj nuk ka asnjë arsye që qytetarët shqiptarë, se ata i paguajnë në fund fare, të paguajnë pasoja të tilla që vijnë nga mosrespekt­imi i ligjit dhe nga dëshira për të drejtuar në mënyrë arbitrare dhe të dhunshme. REPLIKA ME RAMËN

“Jam me fat që s’isha në Vlorë në kohën kur ndodhi përmbytja e madhe, se as kamerdarja s’më bën derman mua dhe faleminder­it Zotit që keni shpëtuar të gjithë ju! Për sa i takon Kryeminist­rit, ai sigurisht që do të vinte në Vlorë pasi të dilte dielli”. LARGIMET NGA LSI

“Më duket se LSI-ja i paska punët mirë derisa paska kaq shumë shqetësime rreth LSI-së, por kjo nuk është çështja ime. Unë jam këtu për të qenë transparen­t përpara banorëve të Selenicës, për të qenë transparen­t përpara banorëve të Orikumit apo dhe të Vlorës dhe të gjithë shqiptarëv­e, që kanë interes për projekte të tilla, sepse këto nuk janë projekte vetëm me impakt lokal. Jam i sigurt se zgjidhja më e mirë për të gjitha çështjet do të jetë vetë 25 prilli. Ja ku janë bashkëpunë­torët e mi, zoti Milo dhe zoti Dervishaj. Kam një sugjerim për të gjitha partitë: Të promovojnë figura të reja të pakonsumua­ra, me integritet, që luftojnë për interesin publik, figura të cilat do t’u japin shpresë të rinjve në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë, për të qëndruar dhe jetuar këtu si qytetarë europiane. Figura të pastra, pa probleme me ligjin, se ka pasur kjo forcë politike, LSI-ja, dhe këtu në Vlorë një me probleme me dekriminal­izimin dhe ka bërë shumë mirë që nuk e ka mbrojtur dhe shumë mirë që është pastruar”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania