Panorama (Albania)

“Mos gërmo te banesa ime”, si u dhunua prifti në Lezhë

Ngjarja ndodhi 4 ditë më parë, i moshuari ka shenja dhune

- Kostandin Kapedani

Një përfaqësue­s i Kishës Ortodokse Autoqefale në Lezhë është dhunuar nga një punonjës i një firme që po kryen punime infrastruk­turore në këtë qytet. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, ndërsa video e dhunës është publikuar në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme. Në video tregohet qartë konflikti mes përfaqësue­sit ortodoks, Kostandin Kapedani, dhe punëtorit të firmës, teksa ky i fundit e godet me një send të fortë të moshuarin, i cili si pasojë rrëzohet në tokë. Kapedani tregon për mediat se kishte shkuar për t’u sqaruar me punonjësin e firmës për punimet që po kryheshin para objektit të tij në lagjen “Gurra”, por në mënyrë të menjëhersh­me është përballur me dhunën barbare, shenjat e së cilës janë të dukshme. “Punëtori ishte duke gërmuar te cepi i objektit tim këtu në lagjen ‘Gurra’. Zbrita nga banesa dhe i thashë punëtorit të mos gërmonte te themelet e shtëpisë. Kisha shkopin që mbahesha me vete dhe i thashë, “hiqe këtë lopatë dhe mos punoni më këtu”. Në atë moment, ai më mori shkopin nga dora dhe me goditi në kokë. Unë rashë pa ndjenja dhe m’u errësua i gjithë vendi. Siç e shikoni, shenjat e dhunës janë të qarta te syri dhe koka”, tha Kapedani. Ndërkohë, 80-vjeçari thotë më tej se çështja është referuar në Polici, por vetë blutë e kanë shtyrë që ta falë dhunuesin. “Njoftuan Policinë njerëzit dhe blutë erdhën këtu. Në vend që Policia të merrte dhunuesin, më morën mua dhe më shoqëruan në komisariat. Unë tregova çfarë kishte ndodhur dhe i thashë e kam falur, nuk dua të merrem më të, por ta gjykojë zoti”, tha Kapedani. Ndonëse kanë kaluar 5 ditë nga ngjarja, Policia ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar për atë çfarë ka ndodhur, ndërsa shenjat e dhunës janë ende prezente te Kostandin Kapedani, i cili prej shumë vitesh është kujdestar i kishës Ortodokse në qytetin e Lezhës. Rasti është denoncuar nga kryetari i FRPD-së në Lezhë, Albert Loçi, duke e konsiderua­r veprimin të papreceden­t.

 ??  ??
 ??  ?? Momenti kur dhunohet 80-vjeçari
Momenti kur dhunohet 80-vjeçari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania