Panorama (Albania)

Në Reps, aty ku makina u gjet e shkrumbuar

Vendi ku ndodhi ngjarja e pabanuar, pranë ndodhet një HEC

-

Automjeti, i cili përdorej nga biznesmeni italian Davide Pecorelli, u gjet i djegur në segmentin rrugor Reps-Fushë-Arrëz, 3 kilometra pa shkuar në fshatin Gjegjan të Pukës. Makina ka qenë e ndaluar në një xhep në anë të rrugës kur është përfshirë nga flakët e zjarrit, çka dëshmohet dhe nga gjurmët dhe mbetjet e mjetit, të cilat janë ende të freskëta në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Vendi ku u gjet makina në flakë është një kthesë e fortë, ndërsa zona aty pranë është e pabanuar. Rreth 2 km larg vendit të ngjarjes, poshtë rrugës kryesore ndodhet një hidrocentr­al i vogël që është i ngritur në

Lumin Fan dhe përdoret për prodhim të energjisë elektrike. Por, nga vendi ku ndodhet HECI, nuk shikohet vendi ku u gjet makina e djegur, çka do të thotë se punonjësit e tij nuk i kanë konstatuar flakët e zjarrit. Sipas të dhënave, makina e djegur është gjetur me drejtim lëvizje drejt zonës së Mirditës, ku dyshohet se biznesmeni mund të ketë qenë duke lëvizur drejt Rrugës së Kombit, ndërsa rrethanat e ngjarjes vijojnë të mbeten të paqarta. Në segmentin rrugor ku ka ndodhur ngjarja lëvizjet janë të pakta referuar dhe faktit se është zonë e thellë malore dhe ka numër të ulët popullsie. Fillimisht, zjarrvënia është trajtuar si një ngjarje e rëndomtë nga Policia, por kur është konfirmuar se drejtuesi i mjetit rezulton i zhdukur, blutë janë vënë në lëvizje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonën e Gjegjanit janë sekuestrua­r nga Policia për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes. Po ashtu janë marrë në pyetje dhe disa banorë të zonës përreth për të mësuar më tepër detaje rreth ngjarjes.

 ??  ?? Vendi ku u gjet makina e djegur e 45-vjeçarit italian
Vendi ku u gjet makina e djegur e 45-vjeçarit italian

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania