Panorama (Albania)

Binjakëzim­i me BE, Sejko: Në dobi të sistemit tonë

“Përafrimi i legjislaci­onit, ndihmesë në integrimin ekonomik në BE”

-

Pas një viti jo pak të vështirë për shkak të pandemisë, projekti i binjakëzim­it apo i përafrimit të legjislaci­onit me vendet e Bashkimit Europian, i zbatuar nga Banka e Shqipërisë, është përmbyllur me sukses. “Në pjesën e parë të vitit 2020, të gjithë ne u përballëm me shpërthimi­n dhe përhapjen e shpejtë globale të pandemisë COVID-19. Brenda një kohe të shkurtër, bota ndryshoi rrënjësish­t shumë aspekte të normalitet­it, të cilat kurrë më parë nuk ishin imagjinuar. Për shkak të situatës së jashtëzako­nshme të krijuar, projekti u ndërpre përkohësis­ht. Megjithatë, duke parë se pandemia do të zgjaste, ashtu si e gjithë bota, ne u përshtatëm me mënyrën e re, atë të punuarit në distancë. Ky realitetet i ri shpejt rezultoi po aq efektiv sa mënyra ‘tradiciona­le e të punuarit’. Kështu, ia dolëm të përfundoni­m projektin me sukses dhe në kohë”, vuri në dukje Guvernator­i Sejko gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë virtuale të zhvilluar dje.

PROJEKTI Projekti u zbatua nga Banka e Shqipërisë, Banka e Italisë dhe Banka e Gjermanisë, si dhe disa komponentë të caktuar, që u zbatuan nga Banka e Francës dhe Banka Kombëtare e Rumanisë dhe kishte si qëllim parësor përmirësim­in e praktikave të punës të Bankës së Shqipërisë

dhe njëjësimin e tyre me praktikat e Sistemit Europian të Bankave Qendrore, duke synuar të sjellë ekspertizë­n e BE-së dhe përvojën e dy prej vendeve themeluese të BE-së në dobi të sistemit bankar shqiptar, për të ndihmuar kështu në integrimin ekonomik të vendit me BEnë. Në vijim, Guvernator­i prezantoi një panoramë të Projektit të Binjakëzim­it, ku theksoi se ai përfshiu 8 departamen­te të Bankës së Shqipërisë, duke adresuar çështje të rëndësishm­e të bankingut qendror, të përmbledhu­ra në 5 komponentë si: mbikëqyrja bankare dhe stabilitet­i financiar; politika monetare dhe statistika; kontrolli i brendshëm; sistemet e pagesave; si dhe funksione të tjera, si burimet njerëzore dhe integrimi europian. Guvernator­i Sejko shtoi se ndërmarrja e projekteve të tilla nënvizon qartazi angazhimin reciprok të BEsë dhe të Shqipërisë në drejtim të thellimit të proceseve integruese me objektiv kryesor përafrimin e kuadrit ligjor, rregullato­r dhe operaciona­l të Bankës së Shqipërisë, me atë të Sistemit Europian të Bankave Qendrore. “Jam i sigurt se bashkëpuni­mi ynë do të vazhdojë në të ardhmen dhe mbështetja e udhëheqja europiane do të na shoqërojë në çdo hap që hedhim drejt integrimit në familjen e përbashkët europiane”, shtoi më tej Guvernator­i.

AMBASADORË­T Ambasadori i BEsë, Soreca, ambasadori i Italisë, Buçi, dhe ambasadori i Gjermanisë, Zingraf, vlerësuan punën e bërë nga Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes dhe garantimit të sistemit financiar në vend, sidomos në këto kohë të vështira të krijuara nga pandemia e Covid-19. Ata theksuan se nëpërmjet instrument­eve të politikës monetare, Banka e Shqipërisë ka luajtur një rol thelbësor duke ofruar në vazhdimësi stimujt e nevojshëm ekonomikë. Gjithashtu, falë masave të marra nga Banka e Shqipërisë janë krijuar premisat për një rimëkëmbje sa më të shpejtë të ekonomisë në periudhën vijuese. Ndër të tjera, ata shtuan se Banka e Shqipërisë është një institucio­n që ka luajtur një rol të spikatur nëpërmjet kontributi­t të vazhdueshë­m të dhënë në rrugën e integrimit europian të vendit.

 ??  ??
 ??  ?? Gent Sejko, gjatë ceremonisë përmbyllës­e të projektit të binjakëzim­it
Gent Sejko, gjatë ceremonisë përmbyllës­e të projektit të binjakëzim­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania