Panorama (Albania)

Sot Trump pritet të nënshkruaj­ë më shumë se 100 falje

-

Donald Trump pritet të nënshkruaj­ë më shumë se 100 falje presidenci­ale të martën, gjatë orëve të tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë, por mund të mos falë veten apo familjen e tij të ngushtë, u raportua të hënën. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se Trump ka debatuar privatisht me ndihmësit, nëse ai duhet të ndërmarrë hapin e jashtëzako­nshëm të faljes së tij. Disa persona të brendshëm të administra­tës thuhet se e kanë paralajmër­uar kundër kësaj lëvizjeje, duke argumentua­r se kjo do ta bënte Trump të dukej fajtor.

Të dielën, Trump u takua me dhëndrin e tij Jared Kushner, vajzën Ivanka Trump dhe këshilltar­ët e lartë, për të hedhur poshtë një listë të gjatë të kërkesave për falje, sipas “Washington Post”. Takimi zuri pjesën më të madhe të ditës. Presidenti u angazhua personalis­ht me detajet e çdo çështjeje. Disa studiues besojnë se një vetëfalje do të ishte në kundërshti­m me Kushtetutë­n e SHBA-së, pasi ajo shkel parimin themelor që “askush nuk duhet të jetë në gjendje të gjykojë çështjen e tij”. Por çështja nuk është testuar kurrë. Diskutimet e Shtëpisë së Bardhë u zhvilluan në sfondin e një gjykimi të pritshëm të Senatit, pas sulmit më 6 janar nga një turmë pro-Trump, në ndërtesën e Kapitolit të SHBA-së. Nëse dënohet, Trump nuk mund të kandidojë përsëri për Presidencë­n në 2024-ën.

Sapo të lërë detyrën, Trump do të jetë i prekshëm nga ndjekja penale nga autoritete­t federale dhe shtetërore për veprimet e tij gjatë kohës që ishte në detyrë dhe në lidhje me perandorin­ë e tij të biznesit. Nuk është e qartë nëse Trump do të veprojë për të falur anëtarët e rrethit të tij të ngushtë. Një tjetër emër i mundshëm është Rudy Giuliani, avokati personal prej kohësh i Trump, i cili udhëhoqi përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit. Trump dhe Giuliani thuhet se nuk po bien më dakord, për shkak të faturave të papaguara ligjore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania