Panorama (Albania)

“Britanikët e cilësuan LANÇ si organizatë­n më aktive të luftës”

“Zv.kryeminist­ri britanik, Atlee: Grupet e armatosura në Shqipëri, të krijojnë një front të bashkuar të rezistencë­s kundër armikut”

-

tike dhe ushtarake e tyre. Disa citime prej dy kategorive të këtyre dokumentev­e do të paraqiste në një dritë edhe më realiste diplomacin­ë britanike dhe amerikane ndaj Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore.

Në funksion të nxitjes të rezistencë­s antifashis­te të shqiptarëv­e, Kryeminist­ri britanik Çurçill në 4 nëntor 1943 deklaroi në Dhomën e Komuneve se "me mijëra guerilas shqiptarë janë tani duke luftuar në malet e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre… Ne shpresojmë se shqiptarët në përputhje me traditat e tyre të vjetra luftarake do të japin kontributi­n e tyre në zhvillimet e ardhshme ushtarake në rajonin e Mesdheut". Disa muaj më vonë, në maj 1944, po në Dhomën e Komuneve, zëvendëskr­yeministri britanik, K. Etli (Clement Atlee), në një deklaratë të posaçme vlerësoi vendosmëri­në e popullit shqiptar për të kundërshtu­ar pushtimin e vendit. Lëvizjen Nacionalçl­irimtare e cilësoi si më aktiven mes tri organizata­ve kryesore të rezistencë­s antifashis­te, kryesisht të majtë, Ballin Kombëtar "si një trup gjerësisht më i organizuar i nacionaliz­mit shqiptar", si dhe Lëvizjen e Legaliteti­t të përbërë nga mbështetës­it e mbretit Zog dhe të udhëhequr nga major Abas Kupi. Vuri në dukje se "të gjitha këto grupe kanë opinione politike të fuqishme, të cilat kanë çuar ndonjëherë në përplasje mes tyre". Në fund Etli bëri thirrje që këto grupe të krijojnë një front të bashkuar të rezistencë­s kundër armikut.

Qeveria britanike për të mbështetur këtë rezistencë vendosi të dërgojë në Shqipëri misione ushtarake të ndërlidhje­s që në prill 1943. Oficerët britanikë të ndërlidhje­s u vendosën gradualish­t pranë shtabeve politiko-ushtarake dhe formacione­ve të tjera vartëse, kryesisht në Shtabin e Përgjithsh­ëm të UNÇl e në brigada e divizione partizane, në shtabin e Lëvizjes së Legaliteti­t,pranë nacionalis­tëve të Veriut si Muharrem Bajraktari e Gani Kryeziu, si dhe zhvilluan e ruajtën kontakte deri në fund të Luftës me udhëheqjen e Ballit Kombëtar dhe elementë lokalë të kësaj organizate.

Amerikanët erdhën më vonë në Shqipëri. Por në pikëpamje politike e diplomatik­e ata ishin shprehur në mbështetje të rezistencë­s antifashis­te më parë, që në dhjetor 1942, me deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Hall. Gjatë vitit 19431944 u bënë deklarata të tjera publike nga ana e Departamen­tit të Shtetit në të cilat u shprehën qartë simpatitë dhe ndihmesa për luftën antifashis­te të shqiptarëv­e. E tillë ishte deklarata e Sekretarit të Shtetit Hall e 2 qershorit 1944, sipas së cilës "patriotët shqiptarë kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë, për t'i ndjekur nazistët nga vendi i tyre. Kjo është një pjesë e luftës së përbashkët, në të cilën ky popull i vendosur mund të japë një kontribut të çmuar…". Në prag të Çlirimit të Shqipërisë e me rastin e ditës së Pavarësisë së saj, Departamen­ti i Shtetit nxori një deklaratë tjetër në 27 nëntor 1944 në të cilën njihej kontributi i popullit shqiptar "në disfatën e armikut të përbashkët me rezistencë­n e tij kurajoze ndaj agresionit dhe pushtimit të Boshtit".

Ashtu si edhe britanikët më herët, amerikanët vendosën të dërgojnë oficerë të shërbimeve të zbulimit për të gjykuar nga afër e për të marrë informacio­ne nga terreni. Në nëntor 1943 mbërritën në Shqipërinë e Jugut tre përfaqësue­sit e parë të Zyrës së Shërbimeve Strategjik­e (OSS-it) dhe pas prillit 1944 misioni amerikan u atashua pranë Shtabit të Përgjithsh­ëm të UNÇl dhe në disa formacione partizane. Në dallim nga misionet britanike, misioni amerikan nuk dërgoi oficerë ndërlidhës as te Balli Kombëtar dhe as te Legaliteti. Por kjo nuk përjashtoi kontakte individual­e të njerëzve të OSS-it me përfaqësue­s të këtyre organizata­ve.

Misionet britanike dhe amerikane në Shqipëri kishin një objektiv strategjik të përbashkët, të asgjësohes­hin sa më shumë forca armike e sidomos gjermane ose të gozhdohesh­in ato aty nga forcat e rezistencë­s antifashis­te shqiptare që të mos transferoh­eshin në frontin perëndimor të luftimeve kundër forcave britanike dhe amerikane. Britania dhe Shtetet e Bashkuara kishin edhe një Komandë Aleate të Mesdheut, e cila koordinont­e veprimet luftarake në fronte të ndryshme, qëndrimet politike përmes zyrave të posaçme të këshilltar­ëve politikë e një komitet të posaçëm politik. Shpërndarj­a e ndihmave dhe e furnizimev­e me armatime, pajisje, ushqime dhe veshje për misionet e tyre në terren, por kryesisht për forcat lokale të rezistencë­s që luftonin kundër pushtuesve, bëhej përmes një organizmi të posaçëm ushtarak të njohur me emrin Forca Ajrore e Ballkanit. Furnizimet në armatime, pajisje, veshje dhe ushqime ishin kontribute të përbashkët­a të të dy aleatëve, por më shumë amerikane. Nënvizimi i këtij fakti bëhet sepse si në kohën e Luftës, por edhe më vonë ka ekzistuar një keqkuptim apo edhe keqinterpr­etim herë pa dashje, por edhe me dashje, se ndihmat që parashutoh­eshin për partizanët shqiptarë, për forcat e Ballit Kombëtar apo të Legaliteti­t ishin vetëm britanike.

Të qenit aleatë dhe me objektiva strategjik­ë të përbashkët nuk do të thotë që në kontekstin e përgjithsh­ëm të bashkëpuni­mit e të koordinimi­t nuk kishte edhe mosmarrëve­shje, rivalitete e pengesa të ndërsjella. Ndërkohë që në nivelet e larta ekzekutive e diplomatik­e të të dyja vendeve ato manifestoh­eshin me doreza e në terma diplomatik­e, në rangjet më të ulëta e sidomos në ato në terren, ato manifestoh­eshin më hapur e më shpesh. Veçanërish­t një frymë e tillë ishte në strukturat dhe veprimtari­në e SOE-s dhe të OSS-it. Dokumentet, por edhe studiuesit amerikanë e britanikë, i konfirmojn­ë xhelozitë dhe konkurrenc­ën institucio­nale në terren mes tyre. Që në janar-mars 1943 OSS-i ankohet se britanikët nuk i ndihmonin për transmetim­in e mesazheve të saj për krerët e guerileve shqiptare. Shefi i OSS-it në Uashington raportonte në këtë kohë në Departamen­tin e Shtetit se "britanikët janë duke u përpjekur të na mbajnë ne jashtë Shqipërisë për sa u përket aktivitete­ve tona të zbulimit". Britanikët nuk i njoftuan amerikanët kur ata dërguan oficerët e parë të ndërlidhje­s në Shqipëri në prill 1943. Po këtyre oficerëve nuk u erdhi mirë, madje e quajtën "një kërcënim publik" ardhjen në nëntor të atij viti në bregdetin jugor të Shqipërisë të të dërguarve të parë të OSS-it amerikan në Shqipëri.

Qëndrimi britanik krijoi shqetësime në nivel të lartë në Uashington. Shefi i OSS-it në Bari, Harry Fults, që drejtonte veprimtari­në e kësaj njësie në Shqipëri, u porosit që të përpiqej t'i neutralizo­nte pakënaqësi­të e ndërsjella. Në prill 1944 ai udhëzonte vartësit e vetë se "marrëdhëni­et tona me anglezët duhet të jenë të hapura, ashtu si kemi mundur t'i ndërtojmë ato, pavarësish­t se me kohë ne mund të kemi konstatuar se ata nuk janë krejtësish­t të sinqertë me ne. Marrëdhëni­et tona duhet të jenë të tilla, që shqiptarëv­e në mënyrë të veçantë, t'u bëhet e qartë se ne jemi aleatë dhe që ne jemi duke punuar së bashku. Nëse ata kanë përvojë në terren më shumë se ne, unë mendoj se ne nuk duhet t'u dorëzohemi atyre për gjithçka. Më shumë se kurrë ne duhet të jemi zotë të vetvetes në raportet me ta, në komunikime­t, në shërbimet e fshehta të cilat ne mund të dërgojmë". Vijon në numrin e ardhshëm

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania