Panorama (Albania)

E këta bij artistësh u rritën duke ndjerë përpëlitje­t dhe thirrmat e shpirtit të etërve të tyre, u rritën mes aromës së letrës, bojës së shkrimit, penelave e ngjyrave të vajit, pentagrame­ve e tingujve të pianove apo instrument­eve të tjerë. U rritën thjesh

-

SHËNJIME DITARI ... Po shkruaj në bllokun e anekdotave që babi ka nisur t'i shkruajë ndoshta për t'u eglendisur.

Babin nuk e kam, e shoh veçse me mendjen time, por edhe me zemrën e shpirtin tim.

Sot nisa të zbraz studionbib­liotekë të tij, pasi shtëpia do të bëhet muze. Me shumë dhimbje do t'u them lamtumirë edhe këtyre mureve, asaj arome, këtyre objekteve, mes së cilave jam rritur.

E kështu, me largimin e babit nga jeta fizike, e më pas edhe mami, e ndjeva afër humnerën; tashmë nuk e kapërceja dot humnerën e për rrjedhojë fëmijëria dhe rinia m'u bë e paarritshm­e, pasi ata me të cilët e lidhja atë, m'u larguan në amshim. Tani jetoj të sotme, jam një Elonë që jetoj të sotmen me ankthin e së nesërmes.

U largua nga kjo jetë, një "figlio d'arte", Kujtim Prodani, djali i Agim Prodanit dhe Anita Takes. Në moshën 57-vjeçare, në vetmi, në spital, mes atyre që mezi frymë marrin në këtë kohë kolere, kohë pandemie, kohë kovidi.

Vite më parë, një "figlio d'arte" tjetër, Jamarbër Marko, djali i Petro Markos. Edhe ai i vetmuar, paçka se në atë kohë nuk kishte pandemi. Kjo racë bijsh të prindërve shkrimtarë, kompozitor­ë, piktorë, shumica e të cilëve të famshëm me artin e tyre në kohëra vështirë të jetueshme, kohëra kur dyzimi ishte i mirëkuptue­shëm dhe nënkuptues­hëm; e megjithatë ata ishin të mëdhenj. Arti i madh nuk i njihte vargonjtë, arrinte të këpuste prangat e të jetonte ashtu në liri, në kushtet e asfiksisë së shprehjes për të shumtët. E këta bij artistësh u rritën duke ndjerë përpëlitje­t dhe thirrmat e shpirtit të etërve të tyre, u rritën mes aromës së letrës, bojës së shkrimit, penelave e ngjyrave të vajit, pentagrame­ve e tingujve të pianove apo instrument­eve të tjerë. U rritën thjesht, shpesh të ndjerë nën presionin e autoriteti­t dhe personalit­etit të etërve të tyre, të thërritur shpesh me emrin e prindërve dhe jo me emrin e tyre. Disa e pranuan heshturazi madhështin­ë shtypëse të prindërve, disa u rebeluan, duke dashur të dilnin nga kurora e lavdisë së prindërve, që shpesh i bënte hije të madhe e nuk i lejonte depërtimin e rrezeve të diellit. E, megjithatë, u rritën të ndershëm, të ndrojtur, në modesti. Ndoshta edhe të varfër në kohën e demokracis­ë. Pasi prindërit, pasurinë e vetme që i lanë, ishte arti i madh, ishin veprat e papërsërit­shme, por asgjë më tepër. Dhe këta bij arti do duhej të mësoheshin me egërsinë që i rrethonte, me banaliteti­n, mediokrite­tin. Askush, për asnjë çast, nuk i ktheu sytë dhe nuk i kthen nga kjo kategori bijsh arti. Ata mbajnë gjenet e prindërve të tyre, ata kanë shumë nga ata; për ata ka nevojë për përkujdesj­e; ata do të ikin të gjithë pa zhurmë, edhe ndoshta në varfëri, por shoqëria do t'u mbetet borxh.

Do vijnë kohëra më të drejta dhe atëherë do të flasin më shumë, jo vetëm për etërit, por edhe për këta "figli d'arte".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania