Panorama (Albania)

Në mars ndryshon logoja dhe emri, tifozët të ndarë

-

Pasi përjetoi një nga mbrëmjet më ekzaltuese në historinë e saj të vonë me fitoren 2-0 të regjistrua­r ndaj Juves, kanë qarkulluar zërat e parë lidhur me revolucion­in në planin e imazhit që Interi po pret të përjetojë. Në muajt e ardhshëm, në fakt, do të zbulohen logoja e re dhe "emri" i ri që do të shoqërojë daljen e stemës interiste në nivel publicitar: biznesi i klubit do të mbetet "Football Club Internazio­nale Milano" (për të qenë të qartë pas lajmeve të paqarta që qarkulluan në orët e para të ditës së djeshme), pra emri në të vërtetë nuk do të ndryshojë, por logo e re do të shoqërohet nga më "i menjëhersh­mi" emër-slogan Inter Milano (për arsye marketingu), saktësisht ashtu siç tani klubi zikaltër thërritet në të gjithë botën. Rinovimi i stilit minimal mendohet të parashikoj­ë përjashtim­in e "Duomo"-s së Milanos me përfshirje­n e stilizuar të grataçiele­ve të kryeqendrë­s lombarde.

EDHE SPONSORI - Stema e ideuar në vitin 1908 nga ilustruesi Xhorxho Muxhiani është modifikuar gjatë harkut të viteve, por asnjëherë i ndryshuar plotësisht. Ndërsa tani mund të pësojë një ndryshim të madh, do të zhduken germat "F" dhe "C", në mënyrë koherente me emrin e ri, që do të vendoset përreth germave "I" dhe "M". Mbi këtë ristilizim "Suning" po punon tashmë prej muajsh për të globalizua­r Interin dhe edhe nëse tani grupi kinez është në kërkim investitor­ësh të rinj, do të jetë me siguri ai që do përcjellë skuadrën drejt së ardhmes. Prezantimi, në fakt, parashikoh­et në muajt e ardhshëm, për datëlindje­n e klubit (të 113-ën, më 9 mars). Me lamtumirën e sponsorit historik "Pirelli" të programuar për sezonin 2021-'22, Interi pret të nisë kështu sezonin e ardhshëm me një petk totalisht ndryshe. Me shpresën që në fanellën zikaltër të mund të qepet edhe diçka tjetër (titulli) që mungon prej kohësh…

TIFOZËT TË NDARË - Në rrjetet sociale ka nisur polemika mes tifozëve tradiciona­lë: "Logo me 'IM' pa 'FC' nuk ka kuptim të shohë dritën, po shkatërroh­et më shumë se një shekull histori". Ka edhe apele personale për pronarët: "I dashur Stiven, mund të kuptojmë ndryshimin e logos, por jo emrit. Jemi Internazio­nale Milano dhe jo Inter

Milano". Por, në kohë pande- mie, dikush shikon edhe llogaritë: "Zgjedhje e detyruar për të shtyrë markën drejt merka- tove të reja".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania